AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Çështja ndaj Balilit, prokuroria kërkon konfiskimin e hotelit “Santa Quaranta”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Klemend Balili në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Foto: LSA.

Pak muaj pas vetëdorëzimit të Klemend Balilit dhe fillimit të gjyqit ndaj tij për trafik narkotikësh, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon në gjykatë të konfiskojë hotelin luksoz “Santa Quaranta” të inaguruar në prani të zyrtarëve të lartë dhe mijëra metra truall e apartamente në Sarandë. Balili pretendon pafajësi.

Klement Balili, gjatë një seance në gjykatën e Krimeve të Rënda. Foto:LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se do i kërkojë gjykatës konfiskimin e hotelit “Santa Quaranta” në Sarandë dhe një mori pasurish të tjera të lidhura me Klemend Balili, i cili akuzohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në trafikujn e narkotikëve.

Kërkesa për konfiskim të pasurive të cilat ishin nën sekuestro konservative prej nëntorit 2017 do i kalojë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa paralelisht po zhvillohet me gjykim të shkurtuar edhe çështja ndaj vetë Balilit, i cili u dorëzua në janar pas tre viteve në arrati.

Balili akuzohet nga prokuroria për kryerjen veprave penale “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar criminal”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Mbrojtësi i tij, avokati Theodhori Sollaku, pretendon se nuk ka asnjë provë që e lidh Balilin me trafikun e narkotikëve. Po ashtu familja prtendon se pasuria e saj është e ligjshme dhe se një pjesë e saj përfshi hotelin luksoz nuk i përket Klemend Balilit.

Prokuroria njoftoi të premten se vendimi për të kërkuar konfiskimin e pasurive të Balilit, i pagëzuar si “Eskobar i Ballkanit” u mor pas një hetimi pasuror që filloi në nëntor të vitit 2017.  “Prokuroria për Krime të Rënda në perfundim te hetimit te procedimi pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Hoteli Santa Quaranta, për të cilin kërkohet konfiskimi.

Pasuritë e listuara për konfiskim janë një truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës, hoteli “Santa Quaranta” apo ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 në qytetin e Sarandës, një truall 1716.91 m2 po në Sarandë, një njësi shërbimi 120 metra dhe 23 apartamente.

Operacioni ndaj grupit që dyshohet se drejtonte Balili u zhvillua në maj 2016 fillimisht në Greqi dhe më pas në Belgjikë. Atëherë u njofuar arrestimi i 6 shqiptarëve, përfshi Dhimitër Potin dhe të vëllain, dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj nga Saranda dhe disa persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në rrjetin e narkotikëve.

Balili vetë, i cili në atë kohë ishte me detyrë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë, arriti t’i shpëtonte në mënyrë misterioze arrestimit. Dosja ndaj tij dhe mosarrestimi shkaktuan një furtunë politike në kryeqytet, ndërsa dy partitë në qeverisje PS dhe LSI u përplasën për gati dy vjet mbi përkatësinë partiake të Balilit dhe cila prej tyre po e mbronte atë.

Opozita akuzoi qeverinë si të lidhur me të akuzuarin për narkotrafik që u pagëzua edhe si “Eskobari i Ballkanit”.  Ndërkohë përfshirja e DEA në operacionin e antidrogës bëri që edhe Ambasada e SHBA në Tiranë të ishte mjaft aktive në këtë rast. Më shumë se njëherë ish-ambasadori Donald Lu i akuzoi autoritetet shqiptare për neglizhencë në këtë rast.  Në tetor 2017 ai akuzoi, prokurorinë, policinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, për mos arrestimin e Balilit.

Hoteli “Santa Quaranta” për të cilin kërkohet konfiskimi nga prokuroria u inagurua në vitin 2015, në prani të politikanëve të lartë të vendit përfshi Presidentin Ilir Meta, ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe funskionarë të tjerë.

Një investigim i BIRN gjeti se resorti turistik, i ngritur mbi godinën e rrënuar të ish-kampit të punëtorëve në Sarandë, ishte përfituar përmes një procesi jo shumë të qartë dhe pas një konflikt gjyqësor 17-vjeçar për pronësinë mes Bashkim Balilit dhe një sindikate të vogël, të quajtur Sindikata e Pavarur e Ushqimit.

Dorëzimi i Balilit pas tre viteve arrati u cilësua sukses i policisë nga qeveria. Kryeministri madje u përpoq të sqaronte kontradiktën mes vetëdorëzimit dhe asaj që ai e cilësoi një operacion të sofistikuar policorë.  Ndalimi u përshëndet edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili shfaqet në një video të vitit 2015 në ceremoninë e inaugurimit të hotelit Santa Quaranta.

Pas dorëzimit Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar që i kursen atij 1/3 e dënimit  që për akuzat ndaj tij varion nga 7 në 15 vjet burg, nëse shpallet fajtorë. Avokati i tij pretendon se akuzat nuk qëndrojnë dhe se ai është i pafajshëm. Pas seancës për caktimin e masës së sigurisë avokati Theodhori Sollaku deklaroi për mediat se klienti i tij është i pafajshëm dhe se organi i akuzës nuk ka asnjë provë ndaj tij.

“Nuk ka asnjë provë, direkte, indirekte apo indicie që Klemend Balili të jetë i përfshirë në trafikimin e 670 kg lëndë narkotike e kapur në ishullin Zakinthos,” tha Sollaku.

Megjithatë seanca ku pritet të lexohet pretenca e prokurorisë ndaj të akuzuarit është shtyrë disa herë për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Theodhori Sollaku, i cili u gjobit për këtë nga gjykata.

 

Lexo më shumë:

I dyshuari si ‘baron’ droge Klemend Balili shpallet në kërkim në Greqi

“Celula” shqiptare në Bruksel, si trafikohej kokaina dhe hashashi në vendet e BE

Nga Shqipëria në Belgjikë, tonelatat e drogës shqiptare që “mbytën” Europën

Lu i rikujton Balilin, Rama ankohet për gjykatat

Gjyqtari i Apelit, 47 mijë USD pagesë për konsulencë ligjore nga vëllezërit Balili

Konflikti 17-vjeçar; si u tjetërsua ish-kampi i Sarandës në hotelin luksoz të Balilit

Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”

Etiketa: Ambasada e SHBAArben AhmetajarrestimiBEBIRNBrukselBurgDrogeGjykataGjykatësgjykimGjyqGreqiIlir MetaInvestigimKelmend BaliliKlement BaliliKonfiskimkonfliktKrimeLSIMASMosdeklarimoperacionOpozitapasuriapretencaProcedimiProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria për Krime të RëndaPSPunëtorëQeveriaSeancaSHBAShqipëriashqiptareTrafikVendimi
Tjetri
Europës i duhet një strategji globale

Europës i duhet një strategji globale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.