AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Emërimi sui generis’: KLP dhe KPK luajnë pingpong me vetingun e Bledar Valikajt

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, KPK
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, gjatë takimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, në mjediset e Kuvendit të Shqiperisë. | Foto : LSA

Emërimi i diskutueshëm i bashkëshortit të deputetes së PS, Ermonela Felaj nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndiqet nga vakuumi ligjor për rastet e ngjashme; duke e bërë atë ndoshta të vetmin prokuror në Shqipëri që nuk ka kush t’ia bëjë vetingun.  

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, gjatë takimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, në mjediset e Kuvendit të Shqiperisë. | Foto : LSA

Emërimi i Bledar Valikajt si prokuror në Prokurorinë e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka krijuar një ngërç “sui generis” lidhur me kryerjen e procesit të rivlerësimit për të, i njohur ndryshe si procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas vendimit të diskutueshëm të 25 marsit, që i dha Valikajt statusin e magjistratit dhe vendimit të 15 prillit që e ndau përgjysmë KLP-në, institucionet nuk janë ende të qarta se kush duhet të kryejë procesin e vetingut për prokurorin e ri.

Bledar Valikaj është emëruar oficer i policisë gjyqësore në vitin 2002 në Berat dhe prej vitit 2013 e ka kryer detyrën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.  Valikaj, i cili është bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj u propozua për prokuror në vitin 2015, por pasi u refuzua me heshtje nga Presidenti i Republikës, nisi një betejë gjyqësore kundër tij, të cilën e fitoi.

Në vendimin nr.52, datë 25 mars 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që paralelisht me emërimin e Bledar Valikajt si prokuror, administrata e Këshillit duhet të njoftonte sa më parë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për këtë vendim.

Por njoftimi i KLP-së nuk konsiderohet i mjaftueshëm nga Komisioni i vetingut.

I pyetur nga BIRN nëse kanë filluar procedurat e vetingut për Z.Valikaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u përgjigj përmes një zëdhënëseje se Komisioni ishte njoftuar për emërimin e tij, por nuk kishte marrë asnjë kërkesë tjetër në lidhje me të.

“Nëse nga ky institucion [KLP] do të depozitohet kërkesë për rivlerësim, ju garantojmë se Komisioni do e shqyrtojë atë në përputhje të plotë me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 84/2016,” shtoi zëdhënësja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Por ndryshe nga KPK, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi argumentoi në një bisedë telefonike me BIRN se përderisa dokumentacioni i ishte përcjellë Komisionit, vetingu në këtë rast duhet të kryhet prej tyre.

“Ne zyrtarisht interpretojmë se fakti që kemi informuar Komisionin i Pavarur të Kualifikimit, duhet që të jenë ata që ta kryejnë vettingun e këtij prokurori”, tha Ibrahimi.

Ping-pongu mes dy institucioneve reflekton vakuumin ligjor mbi të cilin u ngrit procedura e promovimit të Valikajt nga oficer i policisë ligjore në prokuror të emëruar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Tiranës.

Në kushtet kur Valikaj nuk vjen nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk është subjekt ex- officio i ligjit të rivlerësimit kalimtar, është e paqartë se kush nga institucionet duhet të kryejë vetingun për të.

Z.Valikaj u shpreh i rezervuar për të komentuar gjatë një bisede telefonike me BIRN.

“Jam i hapur për vetingun,” tha shkurtimisht ai.

Prokuror me vendim gjykate

Prej korrikut të vitit 2016, Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht Kushtetutën dhe legjislacionin e saj për sistemin e drejtësisë, në kuadër të reformës që synon të pastrojë sistemin nga korrupsioni, të forcojë pavarësinë nga politika dhe të vendosë rregulla të reja loje për emërimin, promovimin dhe mbajtjen përgjegjës të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit.

Ndryshe nga legjislacioni i mëparshëm, ku emërimi i prokurorëve propozohej nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dekretohej nga Presidenti i Republikës, tani Kushtetuta ia ngarkon këtë kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Përgjatë reformës në drejtësi, oficeri i policisë gjyqësore, Bledar Valikaj ndërmorri një betejë gjyqësore me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, pasi ky i fundit refuzoi në heshtje një propozim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për emërimin e tij si prokuror në Prokurorinë e Kukësit.

Më 23 maj 2017, ai e fitoi gjyqin kundër Presidencës në Gjykatën Administrative të Tiranës, ndërsa në shkurt të vitit 2019, vendimi mori formë të prerë në Gjykatën Administrative të Apelit, me një saktësim në pikën 3 të vendimit: detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të bërë emërimin si prokuror të Valikajt.

Pas vendimit të Apelit, bashkëshorti i deputetes Felaj iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë me kërkesën për ta emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Kërkesa e ndau Këshillin e Lartë të Prokurorisë në dy grupe në seancën plenare të 25 marsit 2019; ku gjashtë anëtarë argumentuan se ishin të detyruar të zbatonin një vendim gjyqësor, ndërsa katër të tjerë mbrojtën idenë se Kushtetuta nuk ua lejonte këtë shteg.

Neni 148/ ç i Kushtetutës përcakton se “prokurorë mund të jenë shtetasit shqiptarë, që emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së verifikimit paraprak të pasurisë dhe figurës së tyre sipas ligjit”.

Anëtarët Kostaq Beluri, Arben Dollapaj, Bujar Sheshi dhe Nurihan Seitaj argumentuan në KLP se në kushtet kur Valikaj nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk i ishte nënshtruar verifikimit paraprak, Këshilli duhej që të bënte rekurs në Gjykatë të Lartë kundër vendimin të Gjykatës Administrative të Apelit.

Por shumica në KLP votoi pro emërimit prokuror sipas vendimit të Gjykatës së Z.Valikaj, duke i dhënë atij statusin e magjistratit.

Debatet e shoqëruan mbledhjen e 25 marsit edhe për institucionin që duhej të kryente vetingun apo për emërimin e tij në Prokurorinë e Tiranës. Një propozim për t’ia kaluar këtë të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mori shumicën e votave, ndërsa propozimi për emërimin e Valikajt në Tiranë nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme.

Çështja Valikaj u rikthye në tryezën e KLP-së më 15 mars, e shtyrë edhe nga një letër e kryeprokurores Arta Marku që kërkonte caktimin e vendit të ushtrimit të detyrës për shkaqe të organikës-siç u përmend në mbledhje.

“Jemi përpara një rasti sui generis, që kalon etapat dhe fazat e parashikuara nga ligji për emërimin e prokurorëve,” komentoi kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, duke kujtuar që po ekzekutohej një vendim gjykate.

Propozimi për emërimin e Valikajt si prokuror në Prokurorinë e Tiranës u hodh pa shumë diskutime në votë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë u nda 5 me 5. Në prani të votës së kryetarit, emërimi në Tiranë i bashkëshortit të deputetes socialiste u bë fakt i kryer.

Ngërçi me vetingun

Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji 84/2016 konsideron subjekte të rivlerësimit të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe këshilltarët ligjorë të cilët kanë qenë në detyrë brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të vetingut.

Ligji i vetingut hyri në fuqi në janar 2017, kohë kur Bledar Valikaj vazhdonte betejën gjyqësore për t’u emëruar prokuror me Presidentin e Republikës.

Kushtetuta lë një shteg hapur për kryerjen e procesit të vetingut me kërkesë. Megjithatë, parashikimet ligjore duket se edhe në këtë rast nuk përputhen me rastin e Z. Valikaj.

“Procesit të rivlerësimit mund t’i nënshtrohen me kërkesë dhe nëse plotësojnë kriteret sipas ligjit edhe ish-gjyqtarët, ish-prokurorët, ish-këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet,” thuhet në nenin 179/b të Kushtetutës.

Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duket se nuk ka hapësirë ligjore për kryerjen e vlerësimit paraprak të pasurisë dhe pastërtisë së figurës për prokurorin Bledar Valikaj. Një interpretim i hedhur për diskutim nga anëtari Gent Osmani argumentonte se KLP mund të kryente verifikimin paraprak bazuar në nenin 32 të ligjit për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” para caktimit në pozicion të prokurorit, etapë kjo tashmë e djegur.

Në këto kushte, emërimi “sui generis” i Bledar Valikajt nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrezikon të pasohet nga një tjetër situatë “sui generis”: duke e bërë atë prokurorin e vetëm në sistem që nuk mund t’i nënshtrohet procesit të vetingut.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik LlallaArben DollapajArta MarkuBeratBIRNBledar ValikajBujar NishaniBujar SheshiErmonela FelajGent IbrahimiGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarIsh-gjyqtarKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsioniKostaq BeluriKPKkushtetueseMbledhjepaktParaPartisë SocialisteProcesi i vetingutprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmPSshkollashqipShqipëriShqipëriaTiranëVendimVendimiVetingu
Tjetri
Vetingu, gjyqtari i Tiranës akuza ndaj Komisionerit Publik

Kolegji shkarkon gjyqtarin Astrit Faqolli, “nuk justifikon pasurinë”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.