AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Kolegji shkarkon gjyqtarin Astrit Faqolli, “nuk justifikon pasurinë”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Gjykates se Tiranes, Astrit Faqolli, | Foto nga : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi gjyqtarin e Tiranës Astrit Faqolli për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. KPA ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili kishte konfirmuar Faqollin.

Gjyqtari i Gjykates se Tiranes, Astrit Faqolli, | Foto nga : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi gjyqtarin e Tiranës Astrit Faqolli për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Vendimi për Faqollin u mor të enjten nga një trupë gjykuese që përbëhej nga gjyqtarët Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Ina Rama, Sokol Çomo dhe Luan Daci. Gjyqtari i shkarkuar nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë leximit të vendimit.

KPA vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) i cili më 25 korrik vendosi konfirmimin në detyrë të Faqollit, pas procesit të rivlerësimit në të tri kriteret. KPA bëri me dije se vendimi ishte bazuar vetëm në kriterin e pasurisë, i cili kishte qenë edhe objekt ankimi.

Astrit Faqolli e ka filluar karrierën në Gjykatën e Librazhdit ku ka punuar deri në vitin 2003. Me tej ai është transferuar  si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 ushtronte detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Ky vendim i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik (KP) Florian Ballhysa, i cili kërkoi shkarkimin e gjyqtarit duke pretenduar se ai nuk arrinte nivel të besueshëm në kriterin e vlerësimit të pasurisë.

“Komisioneri Publik, çmon se mbështetur në provat e administruara gjatë hetimit administrativ, vendimi nr.47, datë 25.07.2018 duhet të ndryshohet, duke u vendosur shkarkimi nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Astrit Faqolli, për shkak të deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë”, thuhet në kërkesën për apelim.

Gjatë shqyrtimit të çështjes në KPA Faqolli solli dokumente të reja për të justifikuar pasurinë e tij, ndërsa përmes avokatit akuzoi Komisionerin për qëndrime që kanë cënuar procesin e rregullt ligjor. “Komisioneri ka pasur qëndrim mohues për të mos marrë asnjë provë duke cënuar procesin e rregullt ligjor,” tha avokati i Faqollit Julian Mërtiri në prapësimet e mbrojtjes.

Kolegji pasi dëgjoi palët vendosi të enjten për shkarkimin e Faqollit duke gjetur si të provuara thuajse të gjitha pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket pasurive të gjyqtarit.

Gjatë leximit të vendimit kryesuesja Natasha Mulaj, tha se Kolegji kishte gjetur se Faqolli nuk kishte pasur burime të ligjshme për kursimet e deklaruara, nuk kishte pasur burime për të blerë një apartament në Tiranë dhe një ndërtesë në Librazhd, kishte bërë deklarim të pasaktë dhe se personat që i kishin dhënë hua nuk arrinin të provonin se kishin burime të ligjshme për huadhëniet.

Kolegji arriti në përfundimin se Faqolli duhej të shkarkohej për “deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit pasurisë”. Vendimi i KPA është përfundimtar.

Etiketa: AnkimiApelimAstrit FaqolliFlorianFlorian BallhysaGjykatëgjyqtarhuaIna RamaInspektorJulian MërtiriKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPKPAKPKLibrazhdLuan DaciNatasha MulajRamashkarkimiSokol ÇomoTiranëVendimVendimi
Tjetri

Jeta e mirë pas pune

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.