AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Jeta e mirë pas pune

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grup shitësesh ambulante tregtojnë pranë Sheshit Avni Rustemi në zonën e Pazarit të Ri. nëntor 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Për të menaxhuar valën e fundit të automatizimit, duhet të kemi synime që janë më thelbësore sesa thjesht dëshira për më shumë produkte dhe shërbime. Pa një përkufizim inteligjent të mirëqenies, ne do të krijojmë thjesht më shumë përbindësha që ushqejnë njerëzimin.

Një i moshuar transporton një djalë, ndërsa në bicikletë mban dhe disa trasta me ushqime. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Pothuajse të gjitha historitë me “robotët po vijnë” ndjekin një rrugë që tashmë konsumuar. “Shop Direct vë në rrezik 2000 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar,” thërret një titull i zakonshëm. Pastaj, duke cituar nga raporte me autoritet të institucioneve dhe organizatave prestigjioze, artikulli në fjalë zakonisht alarmon publikun me vlerësime ekstravagante të “rrezikimit të vendeve të punës” – që është përqindja e punëtorëve, mjetet e jetesës së të cilëve rrezikohen nga automatizimi i teknologjisë. Për të cituar një shembull tjetër përfaqësues: “Një raport i ri sugjeron se martesa e inteligjencës artificiale dhe robotikës mund të zëvendësojë aq shumë vende pune saqë periudha e punësimit masiv do të përfundojë”.

Ndonjëherë kjo pikëpamje e zymtë zbutet nga dallimi i “punëve” dhe “detyrave”. Vetëm pjesët rutinë të punës, thuhet, do të zëvendësohen. Në këto vlerësime të tjera të së ardhmes së punës, njerëzit do të plotësojnë makineritë, nuk do të konkurrojnë me to.

Ky skenar bazohet pjesërisht në atë që ka ndodhur në të shkuarën: me kalimin e kohës, mekanizimi ka krijuar më shumë vende pune me paga të larta sesa ka shkatërruar. Bazohet gjithashtu te një vlerësim i thjeshtë i asaj që robotët mund të bëjnë (megjithëse ka mosmarrëveshje bazuar te çfarë do të bëjnë ata në të ardhmen). Për më tepër, automatizimi, besojnë disa optimistë, do të rrisë nivelin e inteligjencës njerëzore. Dhe një popullatë më e pasur por edhe më në plakje do të kërkojë ushtri më të mëdha të përkujdesjes, si infermierë, pastrues, trajnerë dhe terapistë.

Por ka gjithashtu një paralajmërim më të rëndësishëm në të gjithë këtë: fitimet e tregut nga automatizimi do të merren kryesisht nga pronarët e kompanive teknologjike dhe punëtorët shumë të specializuar, duke e lënë pjesën tjetër të popullatës të papunë se në pamundësi fizike dhe intelektuale. (Nevoja për avokatë, këshilltarë, llogaritarë, psikiatër dhe ekspertë të marrëdhënieve njerëzore do të jetë më e lartë se kurrë).

Ndaj, narrativa prevaluese paralajmëron, procesi i automatizimit duhet të menaxhohet me kujdes për të shmangur barazitë në thellim të të ardhurave. Analizat zakonisht përmbyllen me një konfirmim se vende pune më “kreative” dhe produkte të reja si makinat pa shoferë po presin në radhë. Me kushtin që të mësojmë edhe më shumë teksa fitojmë, një utopi e vendeve të kënaqshme të punës dhe begatisë duket se i përmbyll të gjitha.

Nëse nuk është kështu, profecia kthehet në errësirë: profesionet ose vendet që dështojnë të përqafojnë automatizimin me entuziazmin e mjaftueshëm përballen me zhdukje kultutore dhe ekonomike. Shkurt, ndërsa automatizimi është një kërcënim ndaj punës, është një kërcënim që mund dhe duhet të tejkalohet përmes kornizës aktuale pagë-punë.

Ka pak jehonë në këtë narrativë të një pikëpamje më të vjetër se makineritë ofrojnë emancipim të punës, duke hapur një panoramë të kënaqësisë aktive – një temë që daton prej grekëve të lashtë. Aristoteli parashikoi një të ardhme në të cilin skllevërit mekanikë bënin punën e skllevërve, duke u lënë qytetarëve kohë të lirë për gjëra më të rëndësishme.  John Stuart Mill, Karl Marks dhe John Maynard Kejnez i ngushëllonin lexuesit e tyre me mendimin se kapitalizmi, duke gjeneruar të ardhurat dhe pasurinë e nevojshme për të luftuar varfërinë, do të shkatërrohej në vetvete, duke liruar njerëzimin, siç e tha Kejnez për të jetuar “me zgjuarsi, në dakordësi dhe mirë”.

Po kështu, në esenë e tij “Shpirti i Njeriut nën Socializëm“, Oskar Uajld pretendonte se me makineritë që do t’i bënin të gjitha “e gjithë puna e shëmtuar, jointeresante” njerëzit do të kishin kohë të mjaftueshme për kënaqësi ku do të bënin gjëra të mrekullueshme për të shijuar veten dhe për t’u gëzuar me të gjithë.” Dhe Bertrand Russell ngrinte lartë të gjitha kënaqësitë që do të vinin nga një aristokraci e gjithë botës.

Asnjë prek këtyre parashikimeve nirvanike nuk e përbuzte punën. Përkundrazi, të gjitha ishin të fiksuara pas saj. Ata kishin si objekt “punën për t’u paguar”. Por sot, “puna për të jetuar” shihet si fati moral i njerëzimit, ndërsa kënaqësia shihet si e lidhur me të mos bërit asgjë. Etika protestante e punës na ka mbërthyer ende (jo vetëm në Perëndim).

Ekonomistët kanë qenë përherë të mëdyshur. Nga njëra anë, ata e shohin punën e paguar si kosto të konsumit. Makineria ul koston e punës. Teksa njerëzit bëhen më produktivë dhe më të begatë, ata do të punojnë më pak. Më saktë, ata do të kenë zgjedhjen të punojnë më pak për të njëjtat të ardhura ose po aq sa më parë për më shumë të ardhura. Historia ka treguar se tregtia e kohës dhe parave, ka bërë që orët e punës të bien ndërsa të ardhurat janë rritur.

Por koncepti i bollëkut në rritje, artikuluar nga Kejnez dhe të tjerë, është lënë pas prej besimit të ekonomistëve te mangësia e trashëguar. Dëshirat e njerëzve, thonë ata, janë të pangopshme, ndaj kurrë nuk do të kenë mjaftueshëm. Oferta do të jetë përherë më pak se kërkesa, duke sjellë ndryshime të vazhdueshme në teknologji dhe eficensë. Kjo do të jetë e vërtetë edhe nëse ka mjaftueshëm për të ushqyer, veshur dhe strehuar të gjithë botën. Të ndodhur mes dëshirës për të pasur sa më shumë dhe mjeteve të tyre aktuale, njerëzit nuk do të kenë mundësi tjetër veçse të punojnë “për pagesë” në çfarëdo pune që ofron tregu. Pra dita e bollëkut, kur njerëzit do të mund të zgjedhin mes punës dhe çlodhjes nuk do të arrijë kurrë. Njerëzit do të duhet të “garojnë me makineritë” përherë.

Ka një mënyrë për të shpëtuar nga ky kurth, por vetëm nëse ne bëjmë dy dallime kyçe: mes nevojave dhe dëshirave dhe mes mjeteve dhe qëllimit.

Dallimi mes nevojave dhe dëshirave ishte thelbësor për mendimtarët e vjetër. Por në ekonominë bashkëkohore, preferencat merren për të mirëqena dhe nuk mendohen më tej për vlerat dhe burimet. Mendimtarët e vjetër bënin dallime mes “nevojave të trupit” dhe “nevojave të imagjinatës”, duke theksuar karakterin e pambarimtë të kësaj të fundit dhe farkëtimin e të parës. Nëse priremi të dëshirojmë gjithçka që reklamuesit na vënë përpara (tashmë online), atëherë nuk do të kemi kurrë mjaftueshëm.

Mendimtarët e vjetër gjithashtu bëjnë dallim midis mjeteve dhe qëllimit. Mirëqenia njerëzore është qëllimi. Ne shpikim makineri për ta arritur atë. Por për të kontrolluar këto shpikje, duhet të kemi qëllime më të larta sesa thjesht të duam më shumë shërbime dhe produkte. Pa një përkufizim të mirëqenies inteligjente, do të krijojmë gjithnjë e më shumë përbindësha që do të ushqejnë njerëzimin tonë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Good Life After Work

Etiketa: BIRNEtikaKapitalizmikonfirmimkostoProject SyndicatePunaPunëPunëtorPunëtorëraportrobotërrezikSHShoferteknologjiTreguushtrizhdukje
Tjetri
Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori përballet me vetingun

Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori përballet me vetingun

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.