AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori përballet me vetingun

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Dhorina Theodhori perballe Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës së drejtueses së Prokurorisë së Korçës, por një denoncim nga publiku ngriti pikëpyetje për profesionalizmin.

Prokurorja Dhorina Theodhori perballe Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj

Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori u përball të enjten me vetingun, ku gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, u evidentuan probleme në etikën e saj dhe profesionalizmin.

Treshja gjykuese e KPK-së përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Prokurorja Theodhori u vlerësua për të tre kriteret e rivlerësimit. Por ndërsa nuk u konstuan probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, debati në seancën dëgjimore u fokusua te aftësitë profesionale.

Relatorja Genta Tafa Bungo bëri me dije se Komisioni nuk ka gjetur probleme me deklarimin e pasurisë së trashëguar nga i ati, truall me sipërfaqe 56 m2 dhe ndërtesë 55 m2, me pjesë takuese 1/3. Edhe deklarimet e prokurores Theodhori për ndryshime në strukturë dhe rikonstruksion nga Bashkia e Korçës në kuadër të projektit të rikualifikimit të zonës së quajtur “Pazari i Vjetër” janë gjetur të sakta.

KPK nuk ka evidentuar probleme edhe në deklarimin e një apartamenti me sipërfaqe 67 m2, ku subjekti rezulton të ketë pjesë takuese 1/6-ën në bashkëpronësi me nënën dhe motrën, por Komisioni ka gjetur se prokurorja Theodhori nuk ka deklaruar në kohë një shtesë prej 12 m2, sërish me pjesë takuese 1/6.

Sipas Komisionit, subjekti ka bërë kërkesë legalizimi në vitin 2014, ku është deklaruar se ndërtimi është kryer në vitin 2009.

Komisioni i ka gjetur të drejta deklarimet për pasuritë 250 ha pyll dhe 150 ha kullotë të përfituar nga familja Theodhori nga kthimi dhe kompesimi i pronave dhe për blerjen e një makine në vitin 2011 për të cilën ka deklaruar si burim financiar krusimet nga paga.

Ndërsa lidhur me një kredi konsumatore në vlerën e 1 milionë lekëve të marrë nga prokurorja Dhorina Theodhori, komisioni ka konstatuar se pagesat në bankë në disa raste janë kryer nga persona të tjerë, familjarë apo punonjës të prokurorisë.

“Subjekti ka shpjeguar se në disa raste pagesat në bankë janë kryer nga punonjës të prokurorisë për shkak të ngarkesës së punës që ka pasur dhe në mirëbesim. Duket sikur subjekti ka shfrytëzuar detyrën dhe se punonjësit e prokurorisë i kanë kryer këto veprime jashtë funksionit të punës së tyre,” konstatoi relatorja.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar, DSIK, nuk ka konstatuar kontakte të prokurores Theodhori me persona të lidhur me krimin e organizuar duke e vlerësuar të përshtatshme për vazhdimin e detyrës.

Gjithashtu edhe Prokuroria e Përgjithshme ka vlerësuar me nota pozitive aftësitë e saj në punë, por një nga gjashtë denoncimet nga publiku u bë pjesë e debatit në seancë.

Relatorja Bungo shpjegoi se denoncuesi pretendon se nuk është tërhequr një dosje nga gjykata civile, para vendosjes së mosfillimit të hetimit nga prokurorja Theodhori. Sipas relatores, duket sikur subjekti nuk ka kryer procedurat e duhura dhe pse ka interpretuar lidhur me këtë pretendim në vendimin e mosfillimit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës deklaroi në fjalën e saj se vendimi për mosfillimin e hetimeve për çështjen e denoncuar ishte konfirmuar nga eprori i saj dhe se denoncuesi nuk kishte ankimuar.

“Në materialin kallëzues nuk kishte asnjë indicie për të nisur hetimin,”,tha ajo, ndërsa shtoi se në atë kohë gjyqi civil ishte duke u zhvilluar. Më tej Theodhori sqaroi se lidhur me falsifikimin e dokumenteve për një pronë të pretenduar nga kallëzuesi, ishte gjykata ajo që duhej të vendoste nëse ishte e falsifikuar dhe nëse do të rezultonte e tillë duhej të njoftonte Prokurorinë.

Prokurorja Theodhori përmendi edhe një udhëzim të Prokurorit të Përgjithshëm që u hiqte vëmendjen vartësve për numrin e madh të kallëzimeve për falsifikime të dokumenteve të pronave, të cilat mund të përdoreshin për shtyrjen e gjyqeve civile.

Ajo theksoi se nëse ekspertët do të kishin kryer ekspertim të rremë, ishte detyra e saj që të niste kryesisht hetimin. Por Theodhori shtoi se konstatimet e tyre ishin konfirmuar edhe nga ekspertë të tjerë.

Më tej, prokurorja Theodhori sqaroi edhe situatën e derdhjes së pagesave të kredisë nga punonjës të prokurorisë, duke e cilësuar atë një veprim për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe se ata ishin ofruar vetë duke parë ngarkesën e saj.

“Asnjëherë ata nuk janë shkëputur nga detyrat e tyre funksionale dhe se gjithçka është kyer në bazë të rregullave përkatëse,” shtoi ajo, duke sqaruar se ajo nuk kishte qenë në atë kohë drejtuese prokurorie.

Lidhur me mosdeklarimin e shtesës 12 m2 nga viti 2009 deri në vitin 2014, prokurorja Theodhori sqaroi se nuk kishte pasur ndonjë qëllim fshehje, por se kishte menduar që momenti ligjor për deklarimin kishte qenë viti 2014. Në fund të fjalës së saj, prokurorja Theodhori kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 19 prill, ora 12:00.

Etiketa: aftësitë profesionaleBashkiabesimDenoncimdosjeDSIKEtleda ÇiftjaGenta Tafa BungoGjykataGjyqiKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorçëKPKkrediPamela QirkoParaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunëtë drejtaVendimi
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Rexhep Bekteshi – kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Skeda e pasurisë së deklaruar – Rexhep Bekteshi – kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.