AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bulqizë, dhjetra qytetarë në spital me simptoma helmimi

Sami CurringaSami Curri
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vepra e marrjes së ujit të pijshëm në Bulqizë. Foto ilustruese: Sami Curri

Zyrtarisht rreth 20 banorë të Bulqizës u paraqitën në spitalin e qytetit me simptoma helmimi. Mjekët dyshojnë se shkak mund të jetë uji i pijshëm.

Vepra e marrjes së ujit të pijshëm në Bulqizë. Foto:Sami Curri

Dhjetra banorë të Bulqizës, fëmijë dhe të rritur, janë paraqitur në spitalin e qytetit me simptoma të helmimit prej të premtes në mbrëmje. BIRN mësoi se bëhej fjalë për rreth 40 persona, por 20 prej tyre me simptoma më të rënda janë shënuar në rregjistrin e spitalit.

Mjeku Shahin Kaja, i cili ishte mjek roje gjatë të shtunës i tha BIRN se rreth 16 nga të sëmurët vinin nga “Qyteti i Vjetër”, ndërsa 4 nga pjesa tjetër e qytetit. Ai tha se nisur nga shpërndarja gjeografike e personave me simptoma helmimi, dyshimet kryesore binin mbi ujin e pishëm.

“Nisur nga ky fakt dhe duke qenë se nuk ka pasur ndonjë dasëm apo ndonjë festë, dyshojmë që helmimi mund të vijë nga uji i pijshëm”, tha Kaja. Megjithatë ai tha se sindromat e helmimit ishin të lehta dhe jo problematike. Edhe banorët e helmuar dyshojnë te uji.

Nga ana e tyre drejtuesi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe ai i Drejtorisë së Shëndetit Publik, mohuan se problemi mund të vinte nga uji. Flamur Meta, drejtor i Shëndetit Publik në Bulqizë tha se shqetësimet mund të vinin nga virozat e stinës.

Mjekët dhe banorët fajësojnë ujin

Spitali i Bulqizës. Foto:S.Curri

Personat e helmuar që kanë marrë mjekim në Spitalin e Bulqizës deklarojnë për BIRN se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke dhe po ashtu dyshojnë se shkaku është uji i pijshëm.

“Dhimbje barku, të vjella, si unë më pas goca dhe nusja. Kur shkuam në spital gjetëm edhe shumë të tjerë që po merrnin mjekim me po të njëjtat shqetësime si ne, madje edhe një i afërm i joni. Mendoj se kjo ka ardhur nga uji i pijshëm.”, u shpreh për BIRN një qytetar i Lagjes së Vjetër në Bulqizë, i cili kërkoi që të mos i përmendej emri.

Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Dr. Hazis Jella i kontaktuar me telefon nga BIRN, konfirmoi se një numër përsonash  kishin shkuar në spital: “Me komplikacione të tilla si të vjella dhe dhimbje barku.” Jella megjithatë tha se nuk dihet ende shkaku i helmimit, pasi janë strukurat e Drejtorisë së Shëndetit Publik që përcaktojnë një gjë të tillë.

Ndërkohë doktori tjetër Kaja i tha BIRN se duke u nisur nga shpërndarja gjeografike e të sëmurëve dhe simptomat dyshimet kryesore binim mbi ujin. Kaja tha se fakti që shumica dërrmuese e të sëmurëve vinin nga e njëjta zonë e qytetit dhe se fluksi ishte shtuar, pa pasur ndonjë arsye tjetër krijonte bindjes se kishim helmim nga uji.

Zyrtarët mohojnë problemin

Nga ana tjetër Flamur Meta, drejtor i Shëndetit Publik në Bulqizë tha se ishin duke hetuar rreth shkaqeve, ndërsa i tha BIRN se nuk kishte të dhëna për helmim nga uji. “Ne bëjmë analizat e ujit dhe unë nuk kam pasur ndonjë sinjalizim nga laboratori që analizat e ujit të kenë dalë me probleme në qytet. Unë si drejtues sinjalizohem kur analizat e ujit nuk dalin konformë parametrave, dhe nuk kam pasur një sinjalizim të tillë”, deklaroi Meta për BIRN.

Meta po ashtu tha se mund të ishin virozat e stinës që kishin shkaktuar fluksin në rritje të persona me shqetësime në spitalin e Bulqizës.

Po ashtu edhe Nedion Muça, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Bulqizë, mohoi se kishte probleme të ujit, ndërsa tha se analizat e kryera të premten nuk kishin treguar probleme. “Nëse do të kishte pasur ndonjë sinjalizim nga DSHP për prani të ndotjes, nga ana jonë do të kishte pasur ndërhyrje. Kështu që nuk besoj se ka pasur ndonjë helmim nga uji”, u shpreh Muça për BIRN.

Megjithëse u rindërtua në vitin 2013-të rrjeti i furnizimit me ujë në lagjen “Qyteti i Vjetër” në Bulqizë ka vijuar të ketë probleme, ndërsa banorët ankohen për orare mjaft të kufizuara të furnizimit.

Në rrjet ka ndërhyrje të jashtëligjshme, ndërsa një pjesë e depozitave janë lehtësisht të aksesueshme nga personat e jashtëm dhe janë të ekspozuara ndaj ndotjes.

Etiketa: BanorëBIRNBulqizëEmriHazis JellaHelmimMetaMjaftMjekmjekëSHSpital
Tjetri
‘Pazari’ me pronat në Laprakë; si u tjetërsua trualli i Spitalit Ushtarak

‘Pazari’ me pronat në Laprakë; si u tjetërsua trualli i Spitalit Ushtarak

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.