AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Përgjime të reja vështirësojnë pozicionin e kryeministrit Edi Rama

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, e cila eshte bojkotuar serish nga opozita e cila eshte mbledhur ne qytetin ne hotel Tirana.
/r/n/r/nAlbania’s Prime Minister Edi Rama, Minister of Industry and Energy Damian Gjiknuri, during a parliamentary session, which is boycotted again by the opposition, which was gathered in Tirana International Hotel.

I akuzuar prej muajsh për bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar për përfitime elektorale, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të hedhë në gjyq një gazetar gjerman në Gjermani pasi përgjime të reja të publikuara nga tablloidi BILD sugjerojnë  abuzim me detyrën drejtpërsëdrejti nga ana e kryeministrit në rastin e zgjedhjeve të Dibrës.

Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 75 vota pro dekreti i Presidentit Meta per godinen e Teatrit. Kjo seance eshte bojkotuar serish nga opozita e cila eshte mbledhur ne qytetin e Vlores.
/r/n/r/nAlbania’s Prime Minister Edi Rama, Minister of Industry and Energy Damian Gjiknuri, during a parliamentary session, where President Meta’s decree on Theatre is voted by majority MPs. This session was boycotted again by the opposition, which was gathered in the city of Vlora.

Një seri përgjimesh nga e ashtuquajtura Dosja e Dibrës, të publikuara nga tablloidi gjerman BILD paraqitën një nivel të ri të asaj që duket se është abuzim masiv me pushtetin, presion i paligjshëm mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore, duke përfshirë kësaj here, edhe nivelet më të larta qeverisë e Partisë Socialiste.

Përgjimet e publikuara mesditën e së Martës [link], i përkasin asaj që prokuroria e ka etiketuar si dosja 184/2016. Kjo dosje është hapur pas një kallëzimi penal të Partisë Demokratike mbi zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara për Bashkinë Dibër në shtator të atij viti. Si pjesë e hetimit, prokurorët e kohës duket se vunë nën përgjim një numër zyrtarësh me poshte të ndryshme në shtet si dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, duke sjellë krijimin e një dosjeje voluminoze me keqbërje të ndryshme, nga ofertat për blerje votash te keqpërdorimi i burimeve publike, te presioni mbi punonjësit e administratës apo te bashkëpunimi me persona me të shkuar kriminale.

Zgjedhjet e vitit 2016 për Bashkinë Dibër erdhën pasi kryebashkiaku i mëparshëm socialist Shukri Xhelili e humbi postin pas një skandali abuzimi me detyrën. Xhelili e pati fituar Dibrën për socialistët në vitin 2015 me një rezultat të ngushtë prej disa qindra votash. Por në vitin 2016, mjeku Muharrem Rama, arriti ta fitojë me mbi 4 mijë vota diferencë.

Përgjimet tregojnë angazhimin e zyrtarëve të ndryshëm të policisë së shtetit me synimin e pengimit të mbështetësve të Partisë Demokratike në opozitë për të udhëtuar nga Kamza për në Dibër për të marrë pjesë në zgjedhje.

Përgjimet tregojnë gjithashtu se si ish-ministri Damian Gjiknuri ka dërguar në Dibër në dispozicion të një drejtori policie të quajtur Arben Keshi, ata që Gjiknuri i quan “çuna problematikë”, për t’u përdorur në rast nevoje.

Në të paktën nga bisedat bëhet e qartë se janë paguar para për të blerë vota.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas publikimit të përgjimeve se biseda mes tij dhe Arben Keshin bëri një seri statusesh në rrjetin social Tëitter. Në të parin, ai konfirmoi vërtetësinë e bisedës së përgjuar, por argumentoi se në kohën e kryerjes së kësaj bisede, “AK s’ka punuar në polici”.

“E konfirmoj këtë bisedë dhe do ta bëja prapë”, deklaroi Rama.

Pak më vonë, në statuse në shqip dhe anglisht në Tëitter, Rama deklaroi se do të hedhë në gjyq gazetarin gjerman “në Gjermani”.

Përgjimet

Biseda 1: Kryeministri Edi Rama telefonon Arben Keshin për ta pyetur se si është situata me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të Dibrës në shtator 2016. Keshi, i prezantuar nga BILD si drejtor në Ministrinë e Brendshme i thotë se është optimist.

Biseda 2: Deputeti socialist Artan Gaçi telefonon Arben Keshin dhe i tregon për lavdet që ka Rama për të për rezultatin e arritur.

Biseda 3: Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar me numrin 0685922860 për një person që nuk kishte rënë dakord për çmimin e votës.

Biseda 4: Arben Keshi shfaqet duke folur me një person tjetër të paidentifikuar që duket se është mësues dhe që flet për blerjen e katër votave të një familjeje për 20 mijë lekë.

Biseda 5: Keshi flet me dy persona të tjerë në lidhje me diskutimin nëse për disa votues janë paguar apo jo paratë për votën.

Biseda 6: Një person i paidentifikuar raporton te Keshi se një person që kishte refuzuar paratë në këmbim të votës më herët atë javë ka ndryshuar mendim.

Biseda 7: Arben Keshi flet me një person me emrin Drini Gjeci, drejtor në drejtorinë arsimore të Dibrës për t’i bërë presion mësuesve. Keshi i kërkon Gjecit t’i telefonojë drejtorëve të shkollave për t’i bërë të ditur se ata do të votojnë për socialistët ose do të pushohen nga puna.

Bisedat 8 dhe 9: Arben Keshi bisedon me Sali Skurrën, shef komisariati në Kamëz. Nga biseda mësohet se mbështetës të Partisë Demokratike janë bllokuar nga policia që të shkojnë në Dibër për të votuar.

Biseda 10: Keshi diskuton me ish-ministrin e Transporteve Damian Gjiknuri. Ky i fundit i bën me dije se do t’i dërgojë një furgon me “çuna problematikë” si masë paraprake.

Biseda 11: Deputeti socialist Pjerin Ndreu diskuton me drejtorin e arsimit të Dibrës që t’i bëjë presion mësuesve për të votuar për socialistët ose përndryshe do të pushohen nga puna. Ndreu është aktualisht kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak në Lezhë. Ndreu i thotë Reçit të flasë me një drejtor shkolle, ta kërcënojë me pushim nga puna në rast se nuk deklaron hapur votën për Partinë Socialiste.

Biseda 12: Drejtori i arsimit kërcënon në bisedë telefonike drejtorin e një shkolle rurale në Zallreç, duke i thënë të deklarojë votën haptazi bashkë me familjen ose të kërkojë punë tjetër.

Biseda 13: Drini Gjeçi kërcënon mësuesin Lavdrim Murati.

Biseda 14: Damian Gjiknuri flet me Bekim Krashin, një biznesmen.

Biseda 15: Bekim Krashi përgjohet duke diskutuar çmimin e pesë votave.

Biseda 16: Bekim Krashi flet me një person që ka marrë para për një votë mbi shenjën identifikuese të votës së blerë.

Etiketa: 184abuzimArtan GaçiBiznesmenblerjeDamian GjiknuriDekretiDosjaDosja 184dosjeDrini GjeciEdi RamagazetarGjermaniGjyqKamëzKryeministri Edi RamaMASMetaOpozitaParaPartisë SocialistePjerin NdreupoliciPoliciapresidentprokurorProkuroriaRamaSHshqipshtatorShukri XheliliVloraVotaVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Të tregojmë ngjyrat e vërteta të Europës

Optimistët në Ballkan presin vendimin e Këshillit Europian për bisedimet

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.