AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtarët e derbit ” El Classico ” dënohen me nga 2 vjet burg për korrupsion

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tre gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno

Pas hetimit dhe gjykimit maratonë, Krimet e Rënda shpallën fajtorë gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno si dhe biznesmenin Namik Sadik, i cili akuzohet se ka paguar udhëtimin e tyre në Madrid për të parë ndeshjen e futbollit mes Real Madrid-it dhe Barcelonës. Gjyqtarët e cilësuan vendimin të pabazuar në prova dhe paralajmëruan apelim. 

Tre gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 2 vjet burg secili për veprën penale të korrupsionit, ndërkohë që biznesmeni Namik Sadik, i akuzuar se u ka paguar atyre udhëtimin në Madrid, u dënua me një vit burg.

Vendimi u shpall të martën nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Irena Gjoka në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila i dha të drejtë kërkesës së Prokurorisë për shpalljen e tyre fajtorë.

Tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadik, pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe sipas Prokurorisë, udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi t’u heqë tre gjyqtarëve të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Të pandehurit përfituan ulje me 1/3 e dënimit për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare më datën 11 shtator, prokurorët Klodian Braho dhe Arenc Çela argumentuan se gjyqtarët kishin udhëtuar në drejtim të Spanjës dhe Italisë në shoqërinë e biznesmenit Sadik si dhe pretenduan se udhëtimet ishin paguar prej këtij të fundit.

Prokurorët shtuan gjithashtu se  biznesmeni Sadik ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës dhe se ai ishte paditur nga ish-ortaku i tij, Oliver Ushina.

Ushina kishte dalë fitues në Gjykatën e Durrësit, ndërsa biznesmeni Sadik e fitoi çështjen në Apel.

Të pyetur nga BIRN, dy prej tre gjyqtarëve e cilësuan të padrejtë e të pabazuar në prova vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda dhe aluduan se trupa gjykuese ishte e ndikuar nga vetingu.

“Vendimi është në kundërshtim me gjithë provat në dosje dhe me vendimin e po të njëjtës gjykatë që rrëzoi kërkesat e prokurorisë për caktim mase sigurimi ndaj gjyqtarëve. Është rast unik në jurisprudencë, në Shqipëri dhe jashtë saj, që e njëjta gjykatë jep vendime të ndryshme për të njëjtin fakt penal. Frika nga vetingu ka ndikuar tek gjyqtarët për të mos dhënë pafajësinë e merituar,” tha gjyqtari Petraq Dhimitri, i cili paralajmëroi ankimin e vendimit.

Edhe gjyqtari Petrit Çeno mbajti të njëjtin qëndrim.

“Ju mund të shikoni dhe të lexoni pretendimet tona e të gjitha provat dhe do shikoni se ky vendim, për mendimin tim si qytetar dhe si gjyqtar është jo i drejtë dhe nuk është i bazuar në prova. Mendoj se trupi gjykues nuk i ka vlerësuar drejt provat. Gjithsesi ky vendim do të ankohet në gjykatën e Apelit”, tha Çeno.

Gjyqtari Kliton Spahiu nuk ju përgjigj kërkesës për koment deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, ndërsa mbrojtësi ligjor i të pandehurit Namik Sadik, avokati Saimir Vishaj nuk preferoi të komentonte.

Etiketa: ApelApelimArenc ÇelaBIRNBurgdosjeDurrësEl ClassicoGjokaGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarIrena GjokaKliton SpahiuKlodian BrahoKorrupsionKrimePetraq DhimitriPetrit ÇenoprokurorSaimir VishajSHshqipShqipërishtatorSigurimiuljeVendimVendimiVetingu
Tjetri
Politikë me diasporën: Ambasadorët e rinj të Turqisë në Ballkan

“Fantazmat” e Turqisë: Eksodi i heshtur nga “burgu shtetëror” i Erdoganit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.