AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

HEC-i në Mat, Gjykata Administrative rrëzon mes protestave kërkesën për pezullim të punimeve

Sami CurringaSami Curri
7 years më parë
në Energjia, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e fshatit Zall Gjoç janë ngujuar në një çadër duke bllokuar rrugën në protestë kundër ndërtimit të HEC-it | Foto : Sami Curri/BIRN

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë rrëzoi mes protestave, kërkesën e banorëve të Zall Gjoçaj në Mat për të pezulluar punimet deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes në themel.

Tuneli i hapur si pjesë e punimeve për ndërtimin e hidrocentralit të Sekës në fahtin Zall Gjoçaj të Matit | Foto : Sami Curri

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, rrëzoi të mërkurën padinë e banorëve të fshatrave Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe Melth në Mat dhe disa organizatave të shoqërisë civile, që kërkonin pezullimin e punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Sekës në lumin Zall Gjoçaj, deri në marrjen e një vendimi mbi themelin e çështjes.

Gjyqi për marrjen e një mase sigurimi padie, u zhvillua në dy ditë, pasi gjatë seancës se ditës së martë banorët reaguan duke protestuar në sallë, pas  qëndrimit të përfaqësuesëve të Ministrisë së Industrisë pro punimeve. Jashtë gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë ishin mbledhur me dhjetra banorë të fshatrave që po protestonin.

Gjyqtari Emiljano Ruli vendosi më pas të ndërpresë seancën dhe e shtyu atë për të mërkurën. Në seancën e të mërkurës banorët nuk u lejuan që të futeshin në sallë, por vetëm avokatët dhe paditësit.

Avokati i kompanisë dhe Ministria e Energjitikës dhe Industrisë që po ashtu përfaqësohej në gjyq, mbajtën qëndrim se HEC-i ishte brenda rregullave dhe nuk cënonte zonat e mbrojtura apo burimet e ujit nga ku furnizoheshin banorët.  Ndërsa banorët dhe përfaqësuesit e tyre kundërshtojnë HEC dhe akuzojnë kompaninë se cënon zona të mbrojtura dhe jetën e tyre duke u marrë ujin.

Dhimitër Koleci, banorë i fshatit Melth i tha BIRN se Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e tyre, duke i dhënë të drejtë firmës që të vazhdojë punimet. “Me këtë vendim i jepet të drejtë firmës të vazhdojë punimet edhe brenda kufijve të parkut kombëtar. Me një vendim të tillë dhe pasi firma të shkojë në terren për të vazhduar punimet do të ketë përplasje, kjo është e sigurt”, tha Koleci.

Banorët e Zall Gjoçaj  prej gati dy javësh protestojnë të ngujuar në një çadër (Video këtu) në mes te malit ndërsa kanë bllokuar rrugën për të ndaluar punimet. Koleci tha se ata ishin të vendosur për të mos lejuar vijimin e punimeve.

Disa ditë më parë protestuesit u përplasën me policinë dhe një pjesë e tyre janë marrë në pyetje në Prokuori, të akuzuar se bllokojnë punimet e firmës koncesionare.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në tetor të vitit të kaluar lejen e ndërtimit për objektin: “ndërtimi i Hec-it Sekë dhe Zais, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit”, në bashkinë Mat dhe bashkinë Mirditë. Për ndërtimin e këtij HEC-it edhe bashkia e Matit ka shprehur dakordësinë, duke arkëtuar edhe taksën e ndikimit në mjedis.

Prej vitit 2002 dhe deri më 2018-n, qeveria shqiptare firmosi 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve, një pjesë e të cilëvë janë ndërtuar pavarësisht protestave të banorëve dhe shqetësimeve të specialistëve të mjedisit.

Etiketa: AdministrativeBanorëBashkiaBashkia e MatitBIRNEmiljano RuliGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHECKëshilli Kombëtar i TerritoritMatMjedisMjedisitProtestaQeveriaQeveria shqiptareSHshqiptareSigurimiVendimVendimivideoZall GjoçajZonat e Mbrojtura
Tjetri
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Daniela Shirka përballet me vetingun

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Daniela Shirka përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.