AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Minatorët protestojnë në Tiranë kundër Samir Manes

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarë të sindikatës së minatorëve të bashkuar protestojnë poshtë banesës se Samir Manes | Foto : Nensi Bogdani

Minatorët e Bulqizës dhe aktivistë të shoqërisë civile u tubuan në protestë kundër pronarit të koncesionit të minierës së kromit në Bulqizë, duke e akuzuar se po tenton të mbysë në gjenezë lëvizjen e tyre sindikaliste për kushte më të mira pune.

Minatorët protestojnë në Tiranë kundër kompanisë Albchrome | Foto : Nensi Bogdani

Qindra anëtarë të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan të dielën në Tiranë pranë Ministrisë së Financave, Kryeministrisë, Inspektoriatit të Punës dhe banesës së pronarit të Albchrome, Samir Mane duke e akuzuar njeriun më të pasur në Shqipëri se shkel të drejtat e minatorëve.

“Më kanë shkarkuar  para 2 muajsh dhe gjithashtu shkarkimi vazhdoi dhe me 3 punonjës të tjerë. Aktualisht jemi 4 veta të pushuar, anëtarë të sindikatës, dhe janë marrë masa disiplinore për mbi 30 veta për shkak të aktivizimit sindikalist, duke iu bërë presione të ndryshme,” shpjegoi kreu i SMBB-së, Elton Debreshi.

“Samir Mane na pranon si sindikatë por thotë se firmat e mbledhura të anëtarësimeve janë fallco. Le t’i verifikojë me ekspertë firmash,” shtoi ai.

Kompania koncesionare AlbChrome është nën pronësi 100% të grupit Balfin, i cili kontrollohet nga Samir Mane. Gjatë vitit 2018 kjo kompani regjistroi të ardhura në vlerën 11.1 miliardë lekë dhe fitim pas taksave me vlerë 1.2 miliardë lekë. Shpenzimet e kësaj kompanie për personelin kapin një vlerë prej 1.46 miliardë lekë – e barazvlefshme me 11.3% të xhiros vjetore.

Një zëdhënës i grupit Balfin – kompania mëmë e Albchrome, deklaroi se kompania kishte një kontratë kolektive me Federatën Sindikale të Punonjësve të Industrise së Shqiperisë dhe se SMBB duhet të ndjekë hapat ligjore. *

“Albchrome ka një kontratë kolektive me Sindikatat, konkretisht Federatën Sindikale të Punonjësve të Industrise së Shqiperisë, dhe çdo punonjës i joni përfiton nga kjo marrëveshje. Kontrata kolektive, është lidhur në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës dhe përfaqësueshmeria e saj nuk është kundërshtuar,” tha Albchrome.

“Çdo sindikatë e re që krijohet duhet të ndjekë hapat ligjorë për të hyrë në bisedime, me çdo kompani në Shqipëri, përfshire edhe ne, sipas dispozitave të Kodit të Punës, që rregullon veprimtarinë sindikale. Çdo veprim sindikal, që bie ndesh me dispozitat e Kodit të Punës, pavarësisht formës dhe numrit të personave të përfshirë përbën veprimtari të paligjshme,” shtoi kompania minerare.

Përplasja mes SMBB-së dhe kompanisë AlbChrome filloi vetëm pak ditë pas njoftimit publik për krijimin e sindikatës më 17 nëntor në qytetin e Bulqizës. Inspektoriati i Punës njoftoi në nëntor fillimin e hetimeve për shkarkimet nga puna të 4 minatorëve dhe në fund të dhjetorit doli me një raporti që shfajëson kompaninë. Minatorët dhe aktivistët e shoqërisë civile e kanë hedhur poshtë raportin e Inspektoriatit të Punës.

“Ne refuzojmë të jetojmë nën pushtetitin e Saimir Manes, ne duam liri dhe shtet demokratik,” deklaroi Arlind Qori, aktivist i Organizatës Politike.

“A e dini se policia përpara se të jepte lejen e protestës kërkoi fotokopje të vendimit të gjykatës për të vërtetuar se çertifikata e sindikatës ekziston,” ironizoi ai.

Nëntoka e Bulqizës përmban një nga burimet më të mëdha të kromit në botë, por kjo pasuri minerare e ka kthyer këtë zonë malore të varfër të vendit në një tokë të përgjakur, si rrjedhojë e aksidenteve të shpeshta në miniera.

Galeritë e kromit në Bulqizë kanë shkaktuar vdekjen e 27 minatorëve në pesë vitet e fundit dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Ndërkohë në dy vitet e fundit, vetëm në galeritë e kompanisë AlbChrome janë raportuar 12 të plagosur.

Minatorë marshojnë në rrugët e kryeqytetit në protestë për të drejtat e punës | Foto : Nensi Bogdani

Bilanci tragjik i viktimave në minierë nuk është shoqëruar me hetime të plota të shkaqeve dhe ndëshkime. BIRN gjeti në një shkrim të mëparshëm se megjithëse konstatoheshin probleme për sigurinë në miniera, masat ndaj koncesionarëve ishin kryesisht gjoba, ndërsa faji për aksidentet iu lihej gjithmonë viktimave.

Nën brohoritjen “Rrofshin Minatorët”, protestuesit kërkuan dëmshperblime për aksidentet në punë dhe e akuzuan kompaninë AlbChrome për shkarkime të padrejta të anëtarëve të sindikatës.

Pjesmarrësit u mblodhën fillimisht përpara Ministrisë së Financave dhe pastaj marshuan drejt  Kryeministrisë dhe Inspektoriatit të Punës dhe më pas pranë banesës së Samir Manes, duke u shprehur se përderisa ai nuk denjon të shkojë pranë tyre për t’i sqaruar atëhere po vinë ata pranë tij.

Ali Gjeta, 33 vjeç, një tjetër punonjës i pushuar nga puna prej AlbChrome, i tha BIRN se largimet po bëhen larg vëmendjes së publikut.

“Këto do vazhdojnë muaj pas muaji, në mënyrë që të mos bien në sy,” shpjegoi ai.

Një tjetër minator i shkarkuar nga puna, bëri thirrje që kompania ti ndalte presionet ndaj minatorëve dhe të garantonte të drejtën e tyre ligjore për t’u organizuar.

“Punëtorët të lihen të lirë të zgjedhin sindikatën e tyre, jo të korruptohen dhe t’u ushtrohet presion,” tha ai nëpërmjet megafonit.

Një nga aktivistët deklaroi se Shqipëria ka një histori të vakët sindikaliste dhe ajo që ndodhi 2 muaj më parë në Bulqizë me themelimin e sindikatës së re ishte një risi revolucionare.

“Organizimi i minatorëve është diçka më shumë se një zhurmë e vogël në veriun e Shqipërisë, është rënia e murit despotik të pronarëve dhe oligarkëve që e sundojnë këtë vend,” tha ai.

Aktivistët e shoqërisë civile bënë thirrje qe çështja e minatorëve të pasqyrohet në menyrë transparente edhe nga ana e mediave, duke i akuzuar gazetarët se po keqinformojnë publikun duke i shërbyer pronarit të grupit Balfin.

“Kauza a minatorëve është kauzë e të gjithë shoqërisë shqiptare, por disa media janë nënshtruar nga pushteti i oligarkëve,” tha Gresa Hasa.

“Ata nuk janë duke pasqyruar më realitetin e kësaj kauze, por e prezantojnë Samir Manen si një person bujar i cili pasurinë e ka ngritur me djersën e tij dhe jo duke shkelur të drejtat e të tjerëve,” përfundoi ajo.

Anëtarë të sindikatës së minatorëve të bashkuar protestojnë përballe Kryeministrisë | Foto : Nensi Bogdani
Anëtarë të sindikatës së minatorëve të bashkuar dhe aktivistë të shoqërisë civile protestojnë poshtë banesës se Samir Manes | Foto : Nensi Bogdani

*Ky artikull është përditësuar për të reflektuar reagimin e grupit Balfin

Etiketa: AksidentetaktivistAktivistëAlbchromeArlind QoriBalfinBIRNbisedimeBulqizëDebreshiElton DebreshigazetarGjykatëGjykatësGresa HasahetimemarrëveshjeMasaMediaMinatorMinieraNensi BogdaniOligarkëParaPoliciaPunaPunëPunëtorPunëtorëRaportiSamir ManeSHshkarkimeshkarkimishqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Politika bën një vesh shurdh ndaj protestës së minatorëve

Politika bën një vesh shurdh ndaj protestës së minatorëve

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.