AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Politika bën një vesh shurdh ndaj protestës së minatorëve

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarë të sindikatës së minatorëve të bashkuar protestojnë poshtë banesës se Samir Manes | Foto : Nensi Bogdani

Eno Bozdo ka qenë zëri i vetëm politik që reagoi të dielën për protestën e minatorëve ndaj pronarit të kompanisë Albrchrome, Samir Mane, por edhe sekretari organizativ i PD-së nuk guxoi ta përmendte njeriun më të pasur në Shqipëri.


Anëtarë të sindikatës së minatorëve të bashkuar protestojnë poshtë banesës se Samir Manes | Foto : Nensi Bogdani

Sekretari i Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo deklaroi të dielën nëpërmjet një postimi në Facebook se qeveria aktuale nuk ka denjuar të dëgjojë apo të marrë në konsideratë kërkesat dhe problemet aktuale të minatorëve, të cilët tashmë prej muajsh vijojnë me protestat e tyre.

“Protestat  vazhdojnë prej muajsh, por Edi Rama  dhe qeveria e tij ka zgjedhur t`i injorojë minatorët plotësisht,” shkruan Bozdo, pa e përmendur kompaninë Albchrome dhe pronarin e saj Samir Mane.

“Ndjeshmëria e tij për Bulqizën, minatorët edhe dhe qytetarët e saj, është shumë e qartë kur kërkon tu emërojë me dhunë si kryetar bashkie një konsumator ordiner të kokainës,” shtoi Bozdo.

Të dielën Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dhe aktivistë të shoqërisë civile organizuan një tubim në Tiranë, duke e akuzuar kompaninë Albchrome për shkarkime të padrejta nga puna të anëtarëve të sindikatës.

Protesta e së dielës ndjek tubime të ngjashme në Bulqizë nga sindikalistët dhe aksione propagandistike në Tiranë nga aktivistët e Organizatës Politike kundër Samir Manes dhe kompanisë Albchrome.

Nëpërmjet një njoftimi me shkrim të dielën, grupi Balfin – kompania mëmë e Albchrome, i tha BIRN se anëtarët e SMBB-së duhet të ndiqnin hapat ligjorë për të hyrë në negociata me kompaninë.

“Çdo sindikatë e re që krijohet duhet të ndjekë hapat ligjorë për të hyrë në bisedime, me çdo kompani në Shqipëri, përfshire edhe ne, sipas dispozitave të Kodit të Punës, që rregullon veprimtarinë sindikale,” tha kompania.

“Çdo veprim sindikal, që bie ndesh me dispozitat e Kodit të Punës, pavarësisht formës dhe numrit të personave të përfshirë përbën veprimtari të paligjshme,” shtoi kompania minerare.

Minatorët dhe aktivistët protestuan të dielën përpara Kryeministrisë, Ministrisë së Financave, Inspektoriatit të Punës, dhe pranë banesës së Samir Manes, duke e akuzuar këtë të fundit se në mënyrë të paligjshme po mundohet të mbysë lëvizjen sindikale.

Bozdo u shpreh se qeveria aktuale mbyll sytë ndaj këtyre padrejtësive dhe se aktualisht nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Punës dhe Inspektoriatit të Punës kjo qeveri ka tashmë përgjegjësinë direkte të trajtojë me shumë seriozitet gjendjen e vështirë të minatorëve në Bulqizë e kudo, dhe të ofrojnë një zgjidhje të arsyeshme për kërkesat e tyre.

Sipas tij kjo qeveri tashmë prej muajsh nuk ka në interes të saj të mbështesë këtë kauzë, por aleancat e saj janë në një vijë me krimin dhe oligarkinë, dhe jo me minatorët dhe qytetarët e Bulqizës.

“Nëse Bulqiza do të kishte mundësi të zgjidhte, sot në krye të saj do të ishte një kryebashkiak që do të solidarizohej me minatorët dhe do të luftonte për kauzën e drejtë të tyre,” tha ai. “Kryeministri dhe qeveria e tij kanë braktisur prej kohësh minatorët dhe Bulqizën,” përfundoi Bozdo.

 

Etiketa: aktivistAktivistëAlbchromeBalfinBIRNbisedimeBulqizëEdi RamaFacebookGrupi BalfinKryebashkiakkryetarMinatornegociataNensi BogdaniPartisë DemokratikePDProtestaProtestatPunaPunëQeveriaRamaSamir ManeSHshkarkimeshqipShqipërisindikatatubime
Tjetri
Pse e drejta e komentimit anonim online është e drejtë themelore e njeriut

Pse e drejta e komentimit anonim online është e drejtë themelore e njeriut

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.