AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Pa psikologë dhe me mungesë stafi, spitalet përballen me probleme nga COVID-19

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 11 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mjeke dhe infermiere duke transportuar me barrele nje pacient te semure te dyshuar me koronavirus qe erdhi nga Spitali Universitar Shefqet Ndroqi (sanatoriumi), ne Sherbimin Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine per te infektuarit me koronavirus COVID-19. Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar 42 raste me koronavirus ne Shqiperi deri me tani ndersa qeveria shqipetare ka nderprere te gjitha aktivitetet sociale deri me 3 prill dhe u ka kerkuar njerezve qe te qendrojne ne shtepi. /r/n/r/nDoctors and nurses carry barrel of a suspected coronavirus patient who came from Shefqet Ndroqi University Hospital to the Infectious Disease Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine for those infected with coronavirus COVID-19. Ministry of Health and Social Protection confirmed 42 cases of coronavirus in Albania so far, while the Albanian government suspended all social activities until April 3.

Të sëmurët me COVID-19 shfaqin probleme psikologjike për shkak të virusit, por spitalet nuk kanë psikologë dhe stafet janë të mbingarkuara dhe të papërgatitura për t’iu përgjigjur simptomave që përfshijnë agresivitet dhe halucinacione.

Mjekë dhe infermierë duke transportuar me barrelë një pacient të sëmure të dyshuar me koronavirus që erdhi nga Spitali Universitar Shefqet Ndroqi (sanatoriumi), në Shërbimin Infektiv në Qendren Spitalore Universitare Nëne Tereza | Foto : LSA 

Një grua bashkë me dy vajzat ndaloi të premten para një sporteli të vogël, ngjitur me derën prej nga hyhet në spitalin Shefqet Ndroqi. Gruaja kishte në dorë qese të mbushura me letra higjenike, pije dhe ushqime.

Në xhamin e sportelit në një letër me shkrim dore shënohej “Orari për Ushqimet”. Gruaja shkroi mbi leuokplast emrin e të shoqit, të shtruar në pavijonin e COVID-19 në spital, dhe e ngjiti mbi qese. Një infermiere ose sanitare e kamufluar plotësisht dhe me mbulesë plastike mbi sy, erdhi pak më vonë dhe mori qeset nga sporteli. Kur një gazetare iu afrua t’i flasë, gruaja refuzoi e nervozuar.

“Ju e keni fajin. Na thoni që në spital i vrasin dhe njerëzit qëndrojnë në shtëpi deri sa bëhen shumë keq,” gati bërtet ajo.

Pak minuta më vonë gruaja, që refuzoi të japë emrin, i tha BIRN se ajo kishte lexuar më herët në disa faqe në rrjetet sociale për trajtim të keq në spital dhe se njerëzit që shkonin aty nuk merrnin mjekim, por vdisnin.

“Për shkak të kësaj burri im qëndroi në shtëpi dhe kemi ardhur në spital shumë vonë,” tha gruaja e shqetësuar dhe si në faj për këtë. Ajo thotë se kishte replikuar më pas në  një nga faqet në Facebook dhe kishte shkruar se trajtimi në spital ishte shumë i mirë, por komentin ia kishin fshirë.

Biseda ndodhi pak ditë pasi një burrë u vetëvra ndërsa ishte shtruar për mjekim për COVID-19 në këtë spital. Ai ishte rasti i dytë në pak javë. Vetëvrasja ngriti hije dyshimi mbi trajtimin e pacientëve në spital, ndërsa në faqe të ndryshme në rrjete sociale u përhapën mesazhe konspirative, ndër to se i vetëvrari “ishte hedhur nga dritarja e burgut ku do e vrisnin” dhe  se “kështu do përfundonim të gjithë” nëse nuk protestonim.

Familjarë e pesë pacientëve të tjerë që u intervistuan në hyrje të spitalit, i thanë BIRN se ishin të frikësuar për të afërmit dhe mënyra se si paraqitej situata në rrjetet sociale dhe media u kishte shtuar ankthet, atyre dhe për familjarët e shtruar – që përndryshe nga sa pretendohej nga konspiracionistët ishin në kontakt me botën dhe lajmet përmes telefonave.

Arsyet e vetëvrasjes po hetohen nga prokuroria. Por mjekë psikiatër dhe ata që po kujdesen për të sëmurët me COVID-19, fajësojnë “hypoksinë” dhe “trashjen e gjakut”. E para është një gjendje që shkaktohet nga nivelet e ulëta të oksigjenit në gjak dhe për pasojë edhe në tru, që shkakton ndër të tjera delir të menjëhershëm dhe halucinacione. E dyta po ashtu shkakton probleme në furnizimin e trurit me oksigjen dhe ka të njëjtat pasoja.

Të dyja, sipas studimeve të publikuara janë të pranishme te pacientët me simtoma të rënda nga COVID-19 ashtu si një mori problemesh të tjera psikologjike.

“Ka raste tentimi vetëvrasje dhe agresiviteti të fuqishëm të papritur, që dyshohet se vjen nga mosfurnizimi me oksigjen i trurit dhe mpiksja e gjakut, por shumë nga problemet e shkaktuara nga COVID-19 janë akoma të paqarta për të gjithë,” tha mjeku psikiatër Neli Demi në një intervistë për BIRN.

Të njëjtën gjë konfirmoi mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

“Është e vështirë ta diagnostikosh. Nuk ka shenja”, tha Pipero duke iu referuar gjendjes, ndërsa tha se ndër pacientët e tij me COVID-19 kishte pasur 3-4 raste me këto probleme dhe se në një rast ishin detyruar ta lidhnin pacientin, pasi ishte bërë agresiv.

Por ndërsa përballen me një situatë krejt të re dhe pacientë që pavarësisht gjendjes shfaqin probleme psikologjike, ankthe dhe stres, stafet mjekësore të mbingarkuara të spitaleve COVID-19, nuk kanë as praninë dhe as ndihmën e psikiatërve dhe psikologëve. Dy infermierë nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i thanë BIRN në mënyrë anonime se shërbimi i psikologut mungonte tërësisht edhe pse ishte i nevojshëm edhe për ta edhe për pacientët.

“Një psikolog është i domosdoshëm, ka situata që nuk dimë si të veprojmë, pacientët sillen ndryshe, ka raste që bëhen të dhunshëm”, i tha BIRN një infermiere që punon në një nga pavionet COVID-19, por që kërkoi të ishte anonime.

Mjeku Neli Demi tha se prania e psikologut do të ndihmonte në identifikimin shpejtë të problemeve të ngjashme te pacientët që shtroheshin, por tha se sistemi ende nuk e shihte psikologun si të nevojshëm dhe se edhe kur ishte i pranishëm ai ngarkohej me detyra administrative.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për mungesën e psikologëve në spitalet COVID-19.

Konspiracion dhe mungesë transparence

Sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka një vdekshmëri nga COVID-19 prej 3.1 për qind për raste të zbuluara. Në vend janë identifikuar deri në 8 shtator 10553 raste dhe janë raportuar 321 të vdekur nga fillimi i epidemisë ndërsa 6239 raportohen të shëruar. Shifrat e vendosin Shqipërinë në vendin e 51 në botë për raportin e vdekjeve me rastet e identifikuara.

Por ekspertët, që kritikojnë numrin e ulët të testeve besojnë se kjo shifër do të ishte edhe më e ulët nëse identifikoheshin më shumë raste me simptoma të lehta apo pa simptoma.  Ekspertët po ashtu kritikojnë qeverinë dhe spitalet për mungesë transparence, përfshirë ato për protokollet e mjekimit që ndiqen në spitale dhe të ngjashme.

Mungesa e transparencës siç thotë mjeku Neli Demi ka krijuar një shtrat për teoritë konspirative dhe mosbesim te sistemi.

“Ky është një terren pjellorë, që teoritë konspirative të zënë vend. Prandaj është e rëndësishme transparenca e institucioneve, politikës dhe mjekëve,” tha ai.

Shpërthimin e epidemisë u pasua në të gjithë botën me një numër teorish konspirative lidhur me COVID-19, të cilat u përhapën masivisht edhe në Shqipëri, ndërsa ndjekësit e tyre protestuan kundër një vaksine ende hipotetike dhe kundër masave për parandaluese përfshi mbajtjen e maskave.

Në dhjetëra faqe onlinë dhe në disa televizione, janë publikuar mesazhe të mbështetësve të këtyre teorive, përfshi thirrje për të mos shkuar në spital. Një faqe në facebook shpërndau pas rastit të vetëvrasjes një bisedë të supozuar mes viktimës dhe një të afërmi, në të cilin i pari ankohej se në spital ishte përkeqësuar. “A e kuptoni se si do të përfundoni në duart e xhelatëve,” thuhej ndër të tjera në mesazh.

Por biseda sipas deputetit Gjetan Gjetani, familjar i viktimës, nuk kishte ndodhur asnjëherë. Gjetani i tha televizion Top-Channel në një intervistë se i afërmi i tij kishte komunikuar me familjarët normalisht para vetëvrasjes, por se siç i kishin thënë mjekët sëmundja kishte prekur sistemin e tij nervor.

Në disa intervista me familjarë dhe të afërm të personave të sëmurë të shtruar në spital, BIRN  mësoi se ata ishin ndikuar nga këto informacione konspirative dhe disa prej tyre e kishin pasur të vështirë të dërgonin të afërmit në spital dhe se ishin të frikësuar nga informacionet që lexonin.

Një i ri nga Elbasani i cili prezantohet si Juli, i veshur me të zeza dhe me një çantë Calvin-Klein, hedhur krahë-qafë ndërsa qëndron në distancë dhe me maskë i shoqëruar nga dy kushërinj që po ashtu kishin të afërm të shtruar në Sanatorium, i tha BIRN se kishte qenë i frikësuar për të ëmën.

“Unë kam pas këtë frikë, prandaj nuk erdhëm më shpejt në spital, se lexonim në media se po shkove në spital ke mbaru, por ishte gabim i madh, edhe dy ditë ta kisha mbajt në shtëpi nuk do e kisha nonën,” tha i riu që tani shpreson se pas dy javësh mjekimi e ëma do të bëhet më mirë. “Mjekët po bëjnë të pamundurën, por jeta dhe vdekja janë në dorë të Zotit,” theksoi ai.

Ai thotë se ishte fat i madh që në fund kishin vendosur të vinin në spital. “Këtë duhet ta dinë (njerëzit), të mos rrinë në shtëpi nëse janë sëmurë,” tha i riu, ndërsa shton se ishte çmenduri që mjekët, të njëjtët që kujdeseshin për pacientë me një mori sëmundjesh të tjera po kaq të rënda, pa pritur po shiheshin si kriminelë. Juli thotë se përndryshe nga sa pretendohej ai komunikonte tre-katër herë në ditë me nënën dhe se ajo i thoshte që kujdesi ishte i vazhdueshëm.

Por qoftë ai qoftë të tjerë familjarë refuzuan të identifikoheshin. Një prej tyre i tha BIRN se ishte sulmuar në rrjete sociale nga mbështetës të teorive konspirative në një rast që kishte folur publikisht.

Një infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi” tha se informacionet e rreme ndikonin edhe te pacientët.

“Kemi hasur situata të tilla, kur pacienti refuzon mjekimin se thotë po na mjekoni keq, shikojnë informacione nga telefoni apo flasin me familjarë që u thonë gjëra të pavërteta,” tha ajo.

Mungesën e besimit e pranon edhe doktor Pëllumb Pipero. Ai i tha BIRN se ata nuk e identifikonin dot nëse një pacient ishte paraqitur me vonesë dhe nëse kjo vonesë ishte me pasoja për shëndetin, por shtoi se ishte problem tashmë që “njerëzit kanë frikë të shkojnë në spital”.

Për mjekun psikiatër Neli Demi, mosbesimi në sistemin shëndetësor i ka rrënjët e thella. Ai thotë se sistemi shëndetësor ka qenë gjithmonë i kritikuar dhe në këtë situatë problemi bëhet më i dukshëm.

Demi i tha BIRN se ndër të tjera situata e kishte bërë të nevojshme vendosjen e personave të kontaktit dhe komunikimi, sidomos me familjarët, që do të sqaronte mjaft prej shqetësimeve, ndërsa këshilloi që informacioni që merrej në internet dhe kryesisht në rrjetet sociale të kontrollohej.

Ai dhe të tjerë ekspertë këmbëngulin për transparencë më të madhe qoftë prej spitaleve qoftë prej qeverisë, që do të zbuste në një farë mënyre keqinformimin.

Problemet e shtuara psikologjike mbeten pa trajtim

Mjekët thonë se përveç dëmtimit direkt të trurit për shkak të mungesës së oksigjenit dhe pranisë së virusit, COVID-19 po shkakton një sërë problemesh psikologjike, përfshi ankth e stres të shtuar te pacientët, familjarët e tyre dhe vetë stafi që kujdeset për ta.

“Pandemia infektive, pashmangshmërisht shoqërohet me pandemi problemesh psikiatrike,” thotë Demi. Psikiatri tha se kjo e kishte bërë të nevojshëm praninë e psikologut dhe se ky i fundit ishte i nevojshëm për të gjithë personat e përfshirë, stafin e spitalit, pacientët dhe të afërmit e tyre.

Nevojën për psikolog e pranoi edhe Pipero që shërben në një nga spitalet COVID-19.

“Është bërë e vështirë dhe e lodhshme, ne kemi nevojë për psikolog,” tha Pipero, duke shtuar se ngarkesa ishte e madhe.

Po psikologët mungojnë. BIRN mësoi nga dy infermierë të spitali Shefqet Ndroqi se aty nuk kishte psikologë edhe pse prania ishte e domosdoshme. “Duhet të ketë psikolog. Sa di unë nuk ka, ose nëse ka rrinë nëpër zyra ku ndoshta nuk duhen”, i tha BIRN një infermier i urgjencës së sanatoriumit.

Ai tha se ata që në urgjencë po hasin raste që nuk i kanë pasur më herët dhe prania e psikologut ishte e nevojshme që në momentin që pacientët me COVID-19 shtroheshin. Të njëjtën gjë konfirmoi një kolege e tij në një pavijon tjetër. Ajo tha se ata nuk i dallonin dot problemet psikologjike dhe ndërsa vetë ishin po ashtu të ngarkuar.

Elson Jaçaj, president i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, i cili denoncoi mungesën e psikologëve në spitale, i tha BIRN në një bisedë telefonike se nevoja ishte urgjente, por në spitale psikologu ose mungonte ose shërbente si koordinator.

Ndryshe, mjeku Pëllumb Pipero tha se përfshirja e psikologut për trajtimin e pacientëve me COVID-19 ishte e vështirë, pasi aty ata do ishin sidoqoftë të maskuar dhe se komunikimi do ishte problematik. Pipero theksoi se në rastet problematike ata ishin konsultuar me telefon me mjekë psikiatër, por shtoi se trajtimi dhe trajnimi i stafit nga psikologë do ishte një ndihmë e madhe.

“Unë pata një rast të një personi që u bë keq. Shkroi amanetet dhe refuzonte mjekimin, u be agresiv. U detyruam ta lidhim dhe pas konsultës me psikiatrin t’i jepnim qetësues,” tregoi Pipero. Ai thotë se fatmirësisht personi në fjalë u shërua. “Tani kur lexon amanetet thotë nuk i kam shkruar unë,” tha Pipero.

Por ndërsa problemet psikologjike dhe shpesh psikiatrike të personave të shtruar në spital janë të njohura, ende nuk duket të ketë ndonjë masë prej Ministrisë së Shëndetësisë apo spitaleve.

Ylberi një i ri nga Kukësi, që ka të atin të shtruar pranon se kishte nevojë për psikolog, për të dhe babain. “Babai është përmirësuar, por sëmundja është e pabesë dhe vazhdon të jetë në shtrim. E vetmja gjë që na mungon është shërbimi psikologjik,” thotë ai, ndërsa bën ecejake në oborrin para hyrjes kryesore të spitalit dhe tregon se sëmundja u kishte shtuar ankthet dhe frikën.

Të tjerë thanë se kishte nga ata që i kishin gënjyer të afërmit për sëmundjen në mënyrë që të mos i trembnin. Një shok i ka thënë të atit që ke ftohje të rëndë dhe ai është më mirë mendërisht se të tjerët edhe pse ka COVID-19. Ai flet me të në kamera dhe duket që është i qeshur, ndryshe nga të tjerët,” tregoi Juli.

Infermierët përballen me punë të shtuar

Familjarët mohuan të kishin probleme me stafin mjekësor. Ata thanë se fusnin në spital vetëm ushqime që u kërkoheshin dhe ilaçe që të afërmit kishin përdorur para se të shtroheshin, por se shërbimi ishte i mirë.

Por ata pranuan se pamundësia për t’u qëndruar pranë të shtruarve dhe për tu shërbyer u krijonte ankthe të shtuara. “Zakonisht në Shqipëri kur dikush është sëmurë, ne mblidhemi të gjithë ke dhoma e spitalit”, tregoi Juli. Ai tha se ndërsa qëndronte në oborr të sanatoriumit prej javësh, familjarë të tjerë e merrnin thuajse çdo ditë dhe kërkonin të vinin aty, edhe pse kjo ishte e padobishme.

Mungesa e familjarëve që kujdesen për të shtruarit si normalisht, ka shtuar punën e infermierëve që kanë qenë të pakët në pavijone. “Në një pavijon normal, ishim 2 infermierë për 45 të sëmurë”, thotë Jaçaj, bazuar në eksperiencën tij në QSUT. Ai thotë se me shtimin e fluksit të të sëmurëve me COVID-19, ka mësuar që numri i infermierëve u rrit, por sërish 5 infermierë kanë në kujdes deri në 30 pacientë.

Jaçaj këmbëngul se për shkak të natyrë së sëmundjes dhe për shkak të problemeve që kanë pacientët, numri duhej të ishte të paktën një infermierë për 2 pacientë. Mungesë stafi dhe mbingarkesë në punë pranojnë edhe dy infermierët që punojnë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi”.

Një prej tyre i tha BIRN se po punonin me turne 16-orëshe që ishin shumë të lodhshëm. Infermierja tha se ishte e re, por tregoi se situata ishte njësoj jo normale edhe për infermierë me 10 vjet eksperiencë.

“Kjo nuk është diçka normale. Jemi prekur, ndjehemi shpesh keq,” tha ajo duke iu referuar vdekjeve dhe problemeve të tjera në spital.

Ajo këmbënguli se puna e stafit dhe mjekëve ishte vetëm për tu lavdëruar, por shtoi se shumë probleme ata i hasnin për herë të parë dhe nuk dinin çfarë zgjidhjesh të jepnin.

Infermierja tha se në një nga takimet e bëra në spital ishte diskutuar që për shkak të situatës të lejoheshin familjarë pranë pacientëve, por nuk ishte e qartë nëse diçka e tillë do të lejohej.

DoktoriPëllumb Pipero dhe dy infermierët me të cilët BIRN foli, thanë se pacientët me COVID-19 ishin mjaft të ndryshëm. Ata vinin me psikologji të rënduar në spital dhe shpesh për shkak të sëmundjes bëheshin agresivë.

Infermieri i urgjencës i tha BIRN se ai kishte njohje me një prej të sëmurëve që u vetëvra. Ai tha se situata për shkak të mungesës së oksigjenit ishte përkeqësuar menjëherë. “Iu bënë qetësues dhe e takova pasi ishte qetësuar, më dha të njohur, tha që ishte më mirë, por e parandjeva që do kishte probleme,” tha infermieri, që tregoi se ai kishte këmbëngulur ta shtronte në spital viktimën.

Ai shtoi se ata nuk kishin asnjë mundësi të dallonin problemet psikiatrike apo psikologjike dhe kjo e bënte të vështirë trajtimin e këtyre rasteve.

Edhe infermierja që shërben në pavijonin e COVID-19, tha se pacientët shfaqnin një sërë problemesh psikologjike, që ata nuk dinin si t’i trajtonin.

“Ka pasur raste kur kanë tentuar të ikin. Thonë jam përkeqësuar, nuk jam mirë. Sado që t’i i thua shiko se saturimin (oksigjinin) e ke më të mirë, tensioni të është normalizuar, nuk e besojnë, thonë jemi përkeqësuar. Kjo ndodh se janë të rënduar nga gjendja psikologjike dhe kjo vërtet që i bën keq,” thotë ajo.

Infermierja tha se në shumicën e rasteve thërrasin mjekun në ndihmë, por për ta do ishte i nevojshëm një ndihmës i specializuar. Mjeku psikiatër Neli Demi tha se kjo situatë ishte e njohur.

Ai shpjegoi se problemet shkaktoheshin edhe nga vetë fakti i shtrimit në spital për një kohë të gjatë, ndërsa shtoi se kërkimet shkencore tregonin se COVID-19 prekte trurin në disa mënyrë, përfshi mungesën e oksigjenit që shkaktonte më pas halucinacione dhe probleme të ngjashme.

Etiketa: AdministrativeBEBIRNCOVIDCOVID-19FacebookgazetareinfermierëKEkoronavirusMASMediaMjaftMjekmjekëpandemipandemiaParapasojaplastikepresidentProkuroriapsikologPunëQSUTrrjete socialeRrjetet socialeSanatoriumSHShefqet NdroqishqipShqipëriShqipëriashtatorSpitalspitaletTransparencaVrasjavrasje
Tjetri
Godinat e dëmtuara nga tërmeti të burgut të Shënkollit kthehen në spital COVID-19 për të dënuar

Godinat e dëmtuara nga tërmeti të burgut të Shënkollit kthehen në spital COVID-19 për të dënuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.