AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Godinat e dëmtuara nga tërmeti të burgut të Shënkollit kthehen në spital COVID-19 për të dënuar

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Burgu i Shenkollit, Foto:Elvis Hila

Kreu i sindikatës së Shërbimeve Policore denoncoi kushtet në mjedisin ku mbaheshin të dënuarit e sëmurë si skandaloze. Rreth 40 të dënuar  të testuar pozitivë me COVID-19 janë mjekuar në këtë burg, ndërsa aktualisht aty ndodhen 8 të sëmurë. Një i dënuar 74-vjeçar vdiq në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Burgu i Shenkollit, Foto:Elvis Hila

Kreu i sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë Valentin Maca denoncoi të mërkurën se godina të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit që shkoi të Burgut të Shënkollit po përdoreshin si spital COVID-19 për të dënuar edhe pse mungonin kushtet.

Maca tha se burgut i mungonin kushtet minimale të kryerjes së detyrës nga stafi civil dhe policior dhe se godinat që janë përshtatur spital ishin planifikuar për rikonstruksion, por kjo nuk ka ndodhur. “Duhet që stafi i cili shërben tek seksioni i të dënuarve që janë me Covid-19 të trajtohet me pagë shtesë dhe tju plotësohen me urgjence kushtet e punës sepse po rrezikojnë jeten”, thotë Maca.

Një zyrtarë i burgut konfirmoi se në pjesë të tij ishin kthyer në spital, por tha se ato nuk ishin të dëmtuara rëndë, ndërsa shtoi se 10 punonjës personel mjekësorë i burgut  po kujdeseshin për të dënuarit.

Drejtues të burgut që kërkuan të ishin anonimë thanë se aty ishin trajtuar prej më shumë se një muaji 40 të sëmurë me COVID-19, ndërsa aktualisht ishin 8 të dënuar të sëmurë dhe 4 të dyshuar në pritje të përgjigjeve të testimit. 7 nga të sëmurët u sollën nga burgu i sigurisë së lartë i Drenovës në Shënkoll. Një i dënuar në burgun e Drenovës u raportua i vdekur të mërkurrën në spitalin “Shefqet Ndoqi”.

Maca denoncoi se një rikostruksion i godinave që do përdoreshin për këtë qëllim ishte tenderuar, por është me vonesë dhe godinat nuk janë gati. “Janë tejkaluar afatet dhe akoma nuk janë rikostruktu këto godina për arsye që nuk dihen”, tha ai ndërsa kërkoi që qeveria të shikonte përse ishin shkelur kontratat

6 godinat e burgut të Shënkollit në Lezhë pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe që prej asaj kohe të gjithë të dënuarit që ndodheshin aty janë transferuar në burgun e Reçit në Shkodër dhe burgje të tjera të Shqipërisë.  Në Shënkoll aktualisht janë 70 të paraburgosur të cilët janë në pritjet të dënimit për veprat penale që kanë kryer.

Etiketa: BurgburgjeCOVIDCOVID-19Elvis HilaMjekmjekëPunëQeveriaSHShefqet NdroqiShënkollShkodërshqipSpital
Tjetri
Prona me shumicë, mungesa të mëdha: Gjyqtari Gaxha përballet me probleme në veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Tiranë, Artur Gaxha

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.