AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arjan Qafa –Gjykata Administrative e Apelit

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa do të përballet të premten më 11 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Arjan Qafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar në Bulqizë dhe në Dibër deri në vitin 2010. Në periudhën 2010-2014, Qafa ka punuar si inspektor për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për t’u emëruar më pas si gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Arjan Qafa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Qafa deklaronte pasuri prej 600 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 27 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 18.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 2.2 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 420 mijë lekë. Në fund të vitit 2017, rezultojnë gjithashtu si huadhënie 4.1 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.1 milionë lekë, nga të cilat paga nga funksioni zë 41%. Gjyqtari Qafa deklaron gjithashtu 25% të të ardhurave nga pagat e familjarëve dhe 12% e zënë dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2008, bashkëshortja e subjektit deklaron për herë të parë pasurinë e saj me vlerë 70 mijë euro të akumuluar ndër vite, por burimet e deklaruara nuk e justifikojnë këtë shumë. Nga kontrolli aritmetik-logjik për vitin 2008 rezulton një diferencë negative prej 1.6 milionë lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi gjithashtu një sërë “flamujsh të kuq”.

Gjatë viteve deklaruese 2003-2017, deklarohen vlera të konsiderueshme parash të qarkulluara jashtë sistemit bankar si kursime, huadhënie apo dhurata. Në total, jashtë sistemit bankar janë qarkulluar rreth 15 milionë lekë për të gjithë periudhën e deklarimit, të cilat pakësohen  kryesisht për blerjen e pasurive të patundshme.

Për të njëjtën periudhë, huadhëniet janë në vlerat 17.500 euro dhe 1.7 milionë lekë, ndërsa dhuratat nga familjarët me rastin e martesës dhe për ditëlindjet e fëmijës llogariten në vlerën e 4.8 milionë lekëve.

Një tjetër “flamur i kuq” është një kontratë huaje e nënshkruar nga bashkëshortja e subjektit, përmes së cilës janë siguruar të ardhura në vlerën e 7.4 milionë lekëve për vitet 2009-2015. Në deklarime mungojnë megjithatë të dhënat për palët, objektin e kontratës dhe përmbajtjen e saj.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AdministrativeAnalizëArjan QafaBIRNEuroflamur i kuqGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësgjyqtarInspektorKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollilulzim hamitajPagatPamela QirkoPasuri të paluajtshmepasuriaProcesi i vetingutraportreporterreporter.alSHshtatorSkedaValbonaValbona Sanxhaktari
Tjetri
Kriza e mirë e Europës

Faza më e rrezikshme e pandemisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.