AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Faza më e rrezikshme e pandemisë

Barry EichengreenngaBarry Eichengreen
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Maiko Valentino, Unsplash

Faza më e rrezikshme e krizës së COVID-19 në Shtetet e Bashkuara mund të jetë tani, jo ajo e pranverës së kaluar. Nëse ekonomia lëkundet për herë të dytë, qoftë për shkak të stimujve fiskalë të papërshtatshëm, sezonit të gripit dhe një një vale të dytë të COVID-19, ajo nuk do të marrë mbështetjen monetare dhe fiskale shtesë që e mbrojti atë në pranverë.

Foto ilustruese: Maiko Valentino, Unsplash

Prilli shënoi fazën më dramatike dhe, disa do të thoshin, më të rrezikshme të krizës së COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Vdekjet po rriteshin, trupat e pajetë po grumbulloheshin në kamionë frigoriferikë jashtë spitaleve në Nju Jork dhe respiratorët dhe pajisjet e mbrojtjes ishin në mungesë. Ekonomia po binte ndjeshëm dhe me ritme të shpejta, me papunësinë që u rrit në 14.7%.

Që nga ajo kohë, furnizimet e pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse janë përmirësuar. Mjekët po kuptojnë se kur duhet t’i lidhin pacientët me respiratorë dhe kur duhet t’i shkëpusin ata nga këta të fundit. Ne kemi njohur rëndësinë e mbrojtjes së popullatave të prekshme, përfshirë të moshuarit. Të infektuarit tani janë mesatarisht më të rinj, duke ulur edhe më shumë fatalitetet. Me ndihmën e Aktit të Ndihmës, Lehtësimit dhe Sigurisë Ekonomike të Koronavirusit (CARES), aktiviteti ekonomik është stabilizuar, megjithëse në nivele më të ulëta.

Ose kështu po na thuhet.

Në fakt, faza më e rrezikshme e krizës në SHBA mund të jetë në të vërtetë tani, jo pranverën e kaluar. Ndërsa shkalla e vdekjeve në mesin e të infektuarve është në rënie me përmirësimin e trajtimit dhe një profil moshe më të favorshëm, fatalitetet ende vazhdojnë me afërsisht një mijë të tillë në ditë. Kjo përputhet me nivelet në fillim të prillit, duke pasqyruar faktin se numri i infektimeve të reja është sa gjysma e atyre që ishin në atë periudhë.

Vdekshmëria, gjithsesi, është vetëm një aspekt i këtij virusi. Shumë pacientë që i kanë mbijetuar COVID-19 vazhdojnë të vuajnë nga probleme kronike kardiovaskulare dhe probleme psikologjike. Nëse 40,000 raste në ditë është normalja e re, atëherë pasojat për shëndetin e njeriut dhe mirëqenien ekonomike janë vërtet të tmerrshme.

Dhe, na pëlqen apo jo, ekzistojnë tregues se shumë amerikanë, ose të paktën liderët e tyre aktualë, janë të gatshëm të pranojnë 40,000 raste të reja dhe 1,000 vdekje në ditë. Ata janë mësuar me këto shifra. Ata nuk i durojnë dot izolimet. Ata kanë maska të politizuara.

Kjo është gjithashtu një fazë më e rrezikshme për ekonominë. Në mars dhe prill, politikëbërësit morën masa nga më të ndryshmet për të ndalur rënien ekonomike. Por tani do të ketë më pak politika mbështetëse, nëse ekonomia vazhdon të bjerë. Edhe pse Rezerva Federale mund të hartojë gjithmonë një tjetër program për blerje asetesh, ajo tashmë ka ulur normat e interesit në zero dhe ka mbledhur shumë prej aseteve përkatëse. Kjo është arsyeja pse zyrtarët e Rezervës Federale i kanë bërë thirrje Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë që të veprojë.

Për fat të keq, Kongresi duket i paaftë të bashkohet përsëri siç bëri në fund të marsit kur mundësoi miratimin e Aktit CARES. Shtesa javore prej 600 dollarësh për pagesat e papunësisë është lejuar të skadojë. Retorika përçarëse nga presidenti Donald Trump dhe liderët e tjerë republikanë në lidhje me qytetet “e drejtuara nga demokratët” nënkupton që ndihma për shtetet dhe qeveritë lokale nuk ka gjasa të ndodhë.

Për pasojë, nëse ekonomia lëkundet për herë të dytë, qoftë për shkak të stimulit joadekuat fiskal ose sezonit të gripit dhe për shkak një vale të dytë COVID-19, ajo nuk do të marrë mbështetjen shtesë monetare dhe fiskale që e mbrojti atë në pranverë.

Padyshim që zgjidhja magjike tek e cila po shpresojnë të gjithë është një vaksinë. Ky, në fakt, është rreziku më i madh nga të gjithë.

Ekziston një gjasë e madhe që një vaksinë të dalë në fund të tetorit, me urdhër të Donald Trump, pavarësisht nëse provat klinike të Fazës 3 konfirmojnë sigurinë dhe efikasitetin e saj. Ky spektër sjell ndërmend veprimet e nxituara të gripit të derrit nga ana e presidentit Gerald Ford, të nxitura gjithashtu nga zgjedhjet presidenciale që po afronin, dhe që shkaktoi raste me sindromën Guillain-Barré dhe vdekje të shumta. Ky episod, së bashku me një dokument shkencor mashtrues që e lidh vaksinimin me autizmin, bëri shumë në nxitjen e lëvizjes moderne anti-vaksinë.

Rreziku, pra, nuk është thjesht efektet anësore nga një vaksinë me të meta, por edhe rezistencë e gjerë e publikut edhe ndaj një vaksine që kalon provën klinike të Fazës 3 dhe ka mbështetjen e komunitetit shkencor. Kjo është veçanërisht shqetësuese për sa kohë skepticizmi në lidhje me meritat e vaksinimit ka prirje të rritet gjithsesi pas një pandemie që autoritetet e shëndetit publik, gjoja kompetente në çështje të tilla, nuk arritën ta shmangnin.

Studimet kanë treguar se të jetuarit në një pandemi ndikon negativisht në besimin se vaksinat janë të sigurta dhe i shtyn të prekurit të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre. Kjo ndodh sidomos me ata individë që janë në “vitet e tyre më të mira” (moshat 18-25 vjeçare) në kohën e ekspozimit, sepse pikërisht në këtë moshë formohen qëndrime në lidhje me politikat publike, përfshirë politikat shëndetësore. Ky skepticizëm i shtuar në lidhje me vaksinimin, i vërejtur në një larmi kohësh dhe vendesh, vazhdon gjatë gjithë jetës së individit.

Ndryshimi tani është se Trump dhe të emëruarit e tij, duke bërë pretendime të pamatura dhe jo të besueshme, rrezikojnë ta përkeqësojnë problemin. Kështu, nëse nuk ndërmerren hapa për të siguruar publikun për pavarësinë dhe integritetin e procesit shkencor, do të na mbetet vetëm alternativa e “imunitetit të tufës”, e cila, duke pasur parasysh ato që kanë ndodhur, nuk është aspak një alternativë e mirë.

E gjithë kjo shërben si një paralajmërim se faza më e rrezikshme e krizës në SHBA ka shumë të ngjarë të fillojë muajin tjetër. Dhe kjo pa marrë parasysh se tetori është gjithashtu fillimi i sezonit të gripit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Pandemic’s Most Treacherous Phase

Etiketa: blerjeCOVIDCOVID-19Donald TrumpEkonomiaLokaleMasaMaskaMetaMjekmjekëpaktpandemiPiSProject SyndicateSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpvaksinvaksinëvdekjeZgjedhjet
Tjetri
Të punësuarit u pakësuan me 48 mijë gjatë pandemisë së  COVID-19

Pagat rriten me 2.9% pavarësisht pandemisë së koronavirusit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.