AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pagat rriten me 2.9% pavarësisht pandemisë së koronavirusit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pankartë është braktisur para Ministrisë së Brendshme në Tiranë pas një proteste të shoferëve dhe faturinove të transportit publik në Tiranë më 17 qershor 2020. Punonjësit e transportit mbetën disa muaj pa punë për shkak të pandemisë. Foto: BIRN

Paga mesatare në ekonominë private shqiptare njohu një rritje vjetore prej 2.9% në tremujorin e dytë, pavarësisht se numri i të punësuarve ra me afro 45 mijë vetë, duke treguar mënyrën e pabarabartë në të cilën kriza ka goditur shqiptarët.

Një pankartë është braktisur para Ministrisë së Brendshme në Tiranë pas një proteste të shoferëve dhe faturinove të transportit publik në Tiranë më 17 qershor 2020. Punonjësit e transportit mbetën disa muaj pa punë për shkak të pandemisë. Foto: BIRN

Instituti i Statistikave bëri të ditur se sipas vlerësimit të saj bazuar mbi Anketën e Forcave të Punës, numri i të punësuarve në ekonominë shqiptare ra me 45 mijë vetë në bazë vjetore në tremujorin e dytë të këtij viti por paga mesatare u rrit në 51,149 lekë me një ritëm vjetor rritjeje prej 2.86%.

Të dhënat e publikuara të enjten tregojnë se pjesa dërrmuese e shqiptarëve kanë dalë jo shumë të dëmtuar nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri ndërsa një pjesë e vogël e tyre kanë humbur vendin e punës, duke sugjeruar se kriza ekonomike i godet njerëzit në mënyrë shumë të pabarabartë.

Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të publikuara më herët treguan se 48 mijë shqiptarë humbën pagesën e sigurimeve shoqërore gjatë pandemisë, ose rreth 5% e totalit të të punësuarve me sigurime. Por kjo rënie e të siguruarve nuk u shoqërua me një rënie të të ardhurave, gjë që tregon se të papunët e pandemisë janë në përgjithësi njerëz me të ardhura të ulëra. Shifrat e ISSH ndryshojnë nga ato të INSTAT për shkak se INSTAT i bazon vlerësimet mbi një anketë.

Ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 5% këtë vit dhe të rimëkëmbet me 8% vitin e ardhshëm ndërsa buxheti i shtetit është përballur me një deficit shtesë prej rreth 300 milionë eurosh gjatë  pjesës së parë të këtij viti. Megjithatë ekonomia ka dhënë shenja për rimëkëmbje të shpejtë pas heqjes së pjesës më të madhe të kufizimeve mbi aktivitetin ekonomik pas muajit qershor.

Sipas INSTAT, paga mesatare bruto në ekonominë shqiptare ishte 54,149 lekë në tremujorin e dytë nga 53,232 lekë në tremujorin e parë dhe 52,645 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2019. Të dhënat tregojnë se sektori privat udhëhoqi rritjen e pagave ndërkohë që të punësuarit në sektorin publik kanë sot të njëjtat paga që kishin edhe një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT për nivelin e pagave mbështeten në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi pagat e deklaruara nga bizneset dhe të vetëpunësuarit. Si të tilla, pagat nuk përfshijnë rastet kur bizneset punojnë me dy bilance ose kur bizneset u marrin të punësuarve një pjesë të rrogës pasi ia derdhin në bankë pagën minimale zyrtare. Shifra prej 54,149 lekësh përfshin pagën bruto, d.m.th., pagën neto që punëtorët marrin në dorë plus pjesa e sigurimeve që u mbahet punëmarrësve si dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Mes viteve 2014 dhe 2019, ritmi vjetor i rritjes së pagave në sektorin privat ka qenë 2.4% ndërsa pagat në sektorin publik janë rritur me 3.5% dhe paga minimale zyrtare është rritur me 3.3%.

Paga e sektorit publik ishte mesatarisht 63,400 lekë në tremujorin e dytë, ose 28% më të larta se sa në sektorin privat.

Sipas INSTAT, nga të 45 mijë personat e dalë nga numri i të punësuarve, rreth 1,500 u klasifikuan si të papunë të regjistruar ndërsa pjesa tjetër u klasifikuan si popullsi inaktive.

 

Link: INSTAT mbi punësimin dhe papunësinë

Link: INSTAT mbi pagat

Etiketa: BIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitEkonomiaEkonomia shqiptareINSTATInstituti i StatistikaveKrizapaga minimalePagatpandemiaParaprotestePunëPunëtorPunëtorëSHShofershqiptare
Tjetri
Kostoja e jetesës në Tiranë tejkalon mundësitë e qytetarëve me të ardhura të mesme

Kostoja e jetesës në Tiranë tejkalon mundësitë e qytetarëve me të ardhura të mesme

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.