AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hidrovoret jashtë pune, dhjetra të evakuuar dhe 25 mijë hektarë të përmbytur në Lezhë

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi Drin ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetra hektarë në Lezhë. Foto:Elvis Hila

Rrebeshet e shiut kanë sjellë përmbytjen e 2 mijë hektarëve tokë në Lezhë, ndërsa dhjetra familje janë evakuuar. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu akuzoi OSHEE për mungesë të energjisë në hidrovore që sipas tij kishte rënduar përmbytjen.

Lumi Drin ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetra hektarë tokë në Lezhë. Foto:Elvis Hila

Rrebeshet e shiut gjatë 24 oreve të fundit, janë shoqëruar me përmbytje, rreshqitje dherash dhe dëmtimin e një ure në rajonin e Lezhës, ndërsa dhjetra  familje janë evakuuar dhe mbi 2 mijë hektarë tokë është përmbytur.

Autoritetet lokale bënë me dije se lumi Drin kishte dalë nga shtrati në disa pika, duke përmbytur një pjesë të shetitores në qytetin e Lezhës si dhe dhjetra hektarë tokë bujqësore në lagjen e ish-frutores, në Balldre dhe Gocaj.

Banorët thanë se askush nuk ishte intersuar për situatën, ndërsa u shprehën të frikësuar se uji mund të arrinte në shtëpi. Një prej tyre tha se situata përsëritej për herë të parë që prej vitit 2002. “Uji më ka mbuluar gjithë rrugën dhe oborrin e shtëpisë dhe nësë do vazhdojnë reshjet me këtë itensitet uji do hyjë në banesat e lagjes tonë”, tha ai.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu akuzoi OSHEE për situatën, duke pretenduar se ndërprerja e energjisë në hidrovore gjatë natës kishte sjellë edhe rëndimi e situatës. “Kjo ka ardhur dhe nga mos funksionimi i hidrovoreve për shkak të mungeses së energjisë elektrike gjatë natës dhe kjo është e pafalshme për OSHEE”, tha Ndreu.

Prefekti i Lezhës Gjok Jaku bën të ditur se përgjatë 24 oreve në rajonin e Lezhës kanë rënë 120 mm shi dhe aktualisht janë nën ujë 2 mijë hektarë tokë bujqësore. Ai bën të ditur se nga shkarkimet që kanë nisur nga hidrocenralet e Ulëzës dhe Shkopetit ka shtim të prurjeve në Lumin Mat, por nuk ka rrezik për përmbytje. “Nëse nuk do ketë reshje me itensitet të lartë situata mund të përmiresohet brenda 24 orëve”, tha Jaku që pretendoi se tani hidrovorët ishin në punë.

Një situatë e rënduar paraqitete edhe në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se me kërkesë të bashkisë kishte dërguar një batalion të ushtrisë në zonë dhe po kryhej evakuuimi i disa familjeve. Ministria njoftoi se ishin evakuuar 75 banorë në fshatin Ana e malit.

Banorët thonë se kjo situatë nuk ishte parë që prej vitit 2002 dhe se ishin të frikësuar nëse reshjet do të vazhdonin me këtë itensitet. “Unë kam shtëpinë këtu në lagjen i ish-frutores dhe kjo situatë nuk është parë që prej vitit 2002, kur ka qenë përmbytja e madhe. Ai tha se askush nuk ishte interesuar dëri në atë moment për gjendjen e tyre.

Ndërkohë vërshimi i kanalit të ujerave të larta bllokoi akset rrugore që lidhin fshatrat Kallmet dhe Mërqi me superstradën Lezhë-Shkodër. Një qytetar u rrezikua seriozisht nga situata, pasi motorri me të cilin lëvizte u rrëmbye nga rrjedha e ujit në Mërqi.

Po ashtu është dëmtuar “Ura e Gjadrit ” që lidh fshatrat Zojs dhe Grash në Njesinë Administrative të Dajçit në Lezhë. Qindra hektarë tokë bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë, janë përmbytur, përfshi varrezat e fshatit Gocaj në Lezhë.

Situata ndërkohë është e rënduar edhe në lagjen e spitalit në qytetin e Lezhës. Një masiv i konsiderueshem dherash dhe gurësh ka rrëshqitur, duke rrezikuar shembjen e disa banesave që ndodhen në kodrën ku ka ndodhur rrëshqitja dhe pranë rrugës kryesore.

“Unë kam banesën këtu pranë dhe ka qenë ora 3:00 e mëngjesit të së premtes kur ndodhi rrëshqitja. E gjithë familja dolëm jashtë dhe fillimisht menduam që ra tërmet”, tha një banorë. Ai tregoi se kishin dalë nga shtëpia dhe nëse nuk merreshin masa aty mund të ndodhte një katastrofë.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se ishin evakuar disa familje në këtë zonë, teksa tha se mungesa e energjisë në hidrovore gjatë natës ka ndikuar në agravinin e situatës së përmbytjeve. “Është një zonë në lagjen e spitalit, ka rrëshqitur dheu dhe rrezikon disa banesa”, tha Ndreu, ndërsa shtoi se shpresonte që moti t’u jepte mundësi që të ndërhynin.

Etiketa: AdministrativeAna e MalitBanorëElvis HilaFamiljeLezhëLokaleLumiLumi DrinMasaMatMinistria e MbrojtjesOSHEEpërmbytjePiSPjerin NdreurrezikSHShkodërtërmetURA
Tjetri
COVID-19 shtoi izolimin dhe varfërinë e personave me aftësi të kufizuar

COVID-19 shtoi izolimin dhe varfërinë e personave me aftësi të kufizuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.