AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rreth 43 mijë shqiptarë të papunë ndërsa punonjësve të shtetit iu rritën pagat

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, gjatë çeljes së Panairit të Punës 2016, në Pallatin e Kongreseve. | Foto nga : LSA

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri ka sjellë papunësi në rritje dhe paga në ulje në pjesën më të madhe të ekonomisë private dhe në profesionet më të varfra, bëri të ditur INSTAT të premten, në një kohë që as pandemia dhe as kriza nuk e pengoi një rritje të konsiderueshme me mbi 4% të pagave në sektorin publik. Ndërkohë, 43 mijë shqiptarë raportohet se humbën punën.

Kryeministri Edi Rama, gjatë çeljes së Panairit të Punës 2016, në Pallatin e Kongreseve. Gjatë tetë viteve të qeverisjes së tij, rreth 20 mijë vetë janë punësuar në administratën publike.| Foto nga : LSA

Rreth 43 mijë shqiptarë humbën vendet e punës gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të raportuara të premten ndërkohë që kriza e thellë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri solli një rënie të pagave në bujqësi e ndërtim, tradicionalisht dy nga sektorët më të keqpaguar në vend. Kriza, e cila mbërtheu Shqipërinë në mars dhe që u shoqërua me mbyllje të vendit për muaj me radhë dhe me sezon të dobët turistik, gjithsesi nuk e ndaloi sektorin publik të rrisë pagat e veta si në periudhë jo krize.

INSTAT bëri të ditur se paga mesatare bruto për të gjithë ekonominë në tremujorin e katërt 2020 ishte 54,951 lekë, me një rritje prej 2.8% në krahasim me vitin 2019, por kjo rritje duket se u shkaktua kryesisht nga rritja e pagave të sektorit publik me 4.2%. Pagat në sektorin publik janë mesatarisht 66,479 lekë për të punësuar ndërsa ato në sektorin privat janë 49,440 lekë.

Pagat në sektorin privat pësuan një rritje prej 1.3% por kjo rritje ishte e pabarabartë. Sektori i bujqësisë i cili ka edhe pagat më të ulëta, pësoi një rënie me 4% ndërsa pagat në sektorin e ndërtimit ranë me 1.8%.

Instituti i Statistikave vlerëson se afro 1.23 milionë shqiptarë klasifikohen si të punësuar në fund të vitit 2020, nga 1.27 milionë që vlerësoheshin në fund të vitit 2019. Diferenca prej 43 mijë vetësh përbën vendet e punës të humbura për shkak të pandemisë. INSTAT përdor një përkufizim shumë të gjerë të konceptit “i punësuar”. Në shifrën prej 1.26 milionë njerëz përfshihen edhe rreth 450 mijë banorë të zonave rurale që konsiderohen si “të vetëpunësuar në bujqësi” pavarësisht nëse ky aktivitet u jep të ardhura apo është sa për mbijetesë.

Pandemia ka shkaktuar krizë në të ardhurat buxhetore por kjo duket se nuk e ka penguar qeverinë të rrisë numrin e të punësuarve në shtet. Sipas raportimeve të INSTAT, në fund të vitit 2020 në sektorin publik kishte 182 mijë të punësuar, gati 8 mijë më shumë se sa një vit më parë. Qeveria aktuale ka shtuar mbi 20 mijë të punësuar në sektorin publik përgjatë tetë viteve të fundit, në një kohë kur popullsia rezidente ka rënë.

Etiketa: Edi RamaINSTATInstituti i StatistikaveKrizakrizeKryeministri Edi RamaPagatpandemiaPunëQeveriaRamaRritja e pagaveSHshqipulje
Tjetri
Seksizmi si normë e brendësuar në politikë

Seksizmi si normë e brendësuar në politikë

Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.