AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Seksizmi si normë e brendësuar në politikë

Kryetari i qeverisë dukshëm ka zgjedhur politikën e konfliktit kundër politikës së programit dhe alternativave dhe po zgjedh bullizmin dhe seksizmin si teknika të tërheqjes së vëmendjes ndaj problemeve reale të vendit dhe të qeverisjes së tij. Por ishte një takim i kreut të opozitës Lulzim Basha me gratë ajo që duket se i vuri qershinë tortës së politikës kryeministrore.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama gjatë prezantimit krahasues të kandidatëve të tij me ato të kundërshtarit, me komente të konsideruara fyese dhe seksiste. Print Screen: Facebook/Edi Rama

Mirësevini në politikën e konfliktit, të njohur së fundmi si politika “Trumpiste” për shkak të përdorimit të saj nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, por që me gjasa është e vjetër sa vetë njerëzimi! Siç duken gjasat, në fushatën elektorale të këtij viti, do të kemi politikë të tillë me bollëk.

Kjo është politika e mbështetur te nxitja e reagimit emocional të njerëzve përmes përdorimit të propagandës negative, të tillë që zgjon urrejtje dhe mërzi dhe që, për shkak se ngacmon emocione të forta, ia del të zhvendosë vëmendjen nga shqetësime konkrete dhe racionale te problemet mbi të cilat ne vështirë se mund të jemi racionalë.

Kjo është ajo çfarë bënte Sali Berisha mbi një dekadë më parë, pra para zgjedhjeve të vitit 2008 a 2009, kur sulmonte Ramën dhe familjen e tij ndërsa përballej me pyetje mbi afera korruptive, mbi rrugën e Kombit dhe Gërdecin. Kjo dukshëm është ajo çfarë po përpiqet të bëjë Rama në fushatën e këtij viti, të cilën e ka përshkruar vetë si një “garë personalitetesh” dhe jo garë programesh apo vizionesh.

Tashmë në mënyrë të përsëritur, Rama po përdor të pavërtetat më të dukshme dhe nxitjen e urrejtjes si shtylla të fushatës së tij elektorale, ndërkohë që ruan pak a shumë të njëjtën strukturë shantazhesh e gangsterizmi politik në disa nga qarqet kyçe në betejën elektorale të 25 prillit, të cilat i përdori edhe në zgjedhjet e vitit 2017.

Ai e bëri të ditur qëllimin e tij për politikë Trumpiste kur, në prezantimin e kandidatëve të tij zgjodhi të shënjestrojë kundërshtarët një nga një; deklarata më e kritikuar ishte përshkrimi prej tij i kandidates së opozitës si deputete, Grida Duma, të cilës i ishte gjetur një fragment nga një video u shfaqej me gojë hapur dhe me mikrofon pranë gojës. Pasthirma e Ramës “ho-ho-ho” në përshkrim të fotos, sipas mbështetësve të tij, nuk përmban konotacion seksual.

Kjo do të mund të pranohej në rast se do të ishte një incident i veçuar. Por në të njëjtin fjalim Rama iu drejtua përfaqësuesit të minoritetit grek Vangjel Dule me nofkën “qirje”, një fjalë që dukshëm ka një kuptim në greqisht “zotëri”, dhe një kuptim krejt tjetër në shqip. Për më shumë, Grida Duma ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve seksiste të përsëritura të disa mediave mbështetësve të socialistëve kështu që, supozimi se Rama e kishte pa konotacion seksist fjalimin, vështirë se mund të qëndrojë. [Link fjalimi i Ramës]

Përdorimi i seksizmit nga Rama nuk dukej se ishte ndonjë shkarje e momentit. Ajo ngjante tipike një taktikë për të ndezur një diskutim personal, duke shmangur në këtë mënyrë diskutimin mbi gjërat me interes publik. Harroji incineratorët, koncesionet, korrupsionin, mungesën e demokracisë. Le ta shajmë Ramën si seksist. Në kushtet në të cilat gjendet, ai vështirë se mund të kërkojë vota jashtë bazës së tij të ngushtë kështu që, e rëndësishme është që të gajasë më besnikët; nuk ka rëndësi se sa të fyer ndjehen ata që edhe pa gjuhë seksiste e ka të vështirë t’i bindi për ta votuar.

Sulmi seksist i Ramës vjen në një kohë kur partia e tij mburret se ka më shumë “gra” në listat për deputetë ndërsa ai vetë drejton një kabinet qeveritar ku 9 nga 17 anëtarët janë gra.

Të premten, duke parë se reagimi ndaj sulmit seksist të Ramës ndaj Dumës erdhi jo vetëm nga mbështetësit e opozitës por edhe nga shumë qytetarë të tjerë që e panë si të neveritshme shënjestrimin e kundërshtarit politik si “femër” apo si “qirje” apo si “pijanec”, kryetari demokrat Lulzim Basha prezantoi diçka që e quajti “programi i Partisë Demokratike për gratë”. Basha deklaroi se “Rama i përdor gratë për makijazh” ndërsa në mënyrë bombastike shpalli se “më 25 prill nis rrugëtimi i barazisë.”

Harroje të gjithë historinë e lëvizjes për të drejtat e gruas të zhvilluara nëpër botë përgjatë shekujve. Harroje edhe faktin që barazia gjinore ka bërë ca hapa para e ca hapa anash edhe në një vend si Shqipëria. “Rrugëtimi i barazisë” duhet të nisë patjetër vetëm pasi Basha të bëhet (nëse bëhet) kryeministër.

Dikush mund t’i gjejë fjalët e Bashës në mbështetje të grave jo si “program” por si një fjalim jobindës nga ato që Basha po mban në çdo fushë, në atë që mund të quhet “taktika e durimit” durimit të opozitës deri sa njerëzve t’u bezdiset aq shumë kryeministri sa të votojnë kundër tij dhe rrjedhimisht të sjellin opozitën në pushtet pavarësisht nëse kjo e fundit përpiqet sado pak për ta merituar votën.

Por ishin fjalimet e disa prej grave të pranishme në prezantimin e “programit” ajo që sugjeron se në fakt, seksizmi është diçka më e thellë se sa ajo që duket.

“Ka vlera por kush i ngre, kush ia jep mundësinë,” tha Grida Duma, duke iu referuar grave, para se të lavdëronte Bashën si “xhentëlmen”. Me pak fjalë, burri duhet të identifikojë vlerën e gruas ose gruan me vlerë dhe, siç bëri Basha, ta ngrejë atë në postin e deputetes.

Sipas njërës prej të pranishmeve, “duhet t’ia japësh gruas barazinë!”

Ndërsa Ina Zhuma deklaroi: “Sado e aftë të jetë gruaja, ajo ka nevojë për një dorë; këtë dorë mua ma ka dhënë Lulzim Basha”.*

Ja pra ku jemi: Rama përdor gratë për makijazh, siç thotë Basha, ndërsa ky i fundit “ia jep barazinë”. Largqoftë, nëse Basha na del kryeministër i keq dhe na e heq barazinë, ose “vendos të mos na e japë” në ndonjë palë zgjedhje në të ardhmen.

Problemi i grave politikane në fakt nuk i përket vetëm grave politikane. I përket njësoj edhe burrave politikanë. Mungesë demokracie, si brenda partive ashtu edhe jashtë tyre, me kryetarë që janë në gjendje “të japin barazinë” ose “t’i përdorin gratë për makijazh”.

Kjo vështirë se sjell ndonjë përparim në çështje të barazisë gjinore. Por mundet të ndihmojë në ndonjë farë mënyre si lëndë studimore për seksizmin si një normë e brendësuar sjelljeje. Në një vend ku ka një histori ku “të drejtat e grave” jepen nga udhëheqësit meshkuj, këto sjellje nuk janë shumë ndihmuese.

P.S: Nga zgjedhjet e 6 tetorit 1974, Shqipëria zgjodhi 250 deputetë, nga të cilët, 83 ose gati 34 për qind, qenë gra.

——–

*Për hir të së vërtetës duhet të shtoj se në takimin e Bashës me kandidatet e tij kishte disa diskutime shumë konkrete mbi të drejtat e grave dhe se nxjerrja e dy citimeve të mësipërme nuk duhet të shikohet si përfaqësuese e të gjithë diskutimit. Kishte diskutime me vlerë për probleme të pabarazive ekonomike, të cilat nuk duhet të injorohen si të pavlera. Kushdo që dëshiron të thellohet mund të shohë videon e plotë këtu.

Gjithashtu vlen të theksohet se takimi i Bashës me kandidatet u parapri me një deklaratë të tij në Facebook, në të cilën kërkoi që “nënat, motrat dhe bashkëshortet të nderohen si të pazëvendësueshme dhe të jenë të mbrojtura nga çdo dhunë, sidomos ajo verbale.” Përdorimi i gjuhës së modelit “konservator” prej tij dhe disa prej kandidateve të tij, vënia e theksit te familja dhe lënia pa përmendur e atyre grave që ndoshta nuk përputhen me konceptin “konservator” të PD-së, sugjeron se kjo parti jo vetëm që ka një “program” për gruan dhe barazinë gjinore, por ka edhe një koncept paksa të ngushtë mbi gruan model apo burrin model.

Një nga të pranishmeve deklaroi se sipas saj, Shqipëria ka nevojë për një “kryeministër normal që ka familje normale.” Nuk po dua të komentoj mbi konotacionet e mundshme që ky koment mbart për kundërshtarin politik.

Etiketa: BashadeputetdeputeteDonald TrumpFacebookFamiljeGjuhë seksistegraGrida DumaIncineratorkabinet qeveritarKoncesionetkryetarLulzim BashambështetjeParaPartiaPartisë DemokratikePDQarqetRamaSali BerishaSeksizmiSHshqipShqipëriaTrumpVangjel DulevideoVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Elisabeta Imeraj

Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi kalojnë “vetingun” paralel të KLP

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.