AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ambasadorja Yuri Kim rikujton shpalljen e Doshit “non grata”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në Tiranë më 29 janar 2021. Foto: LSA

Ish-deputeti socialist, aktualisht kryetar i Partisë Socialdemokrate mund të rezultojë me rëndësi për pushtetin e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se “Shqiptarët meritojnë më mirë”.

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në Tiranë më 29 janar 2021. Foto: LSA

Diplomacia amerikane u rikujtoi shqiptarëve të martën se së paku një nga kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 është shpallur “persona non grata” për “korrupsion madhor” nga SHBA, një tregues ky që përzjerja e krimit me politikën do të jetë fokusi i amerikanëve edhe këto zgjedhje.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit i SHBA-ve pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Flag of Albania meritojnë më mirë se kaq”, shkroi ambasadorja Yuri Kim në Tëitter, duke ripostuar njoftimin e Departamentit të Shtetit të 16 prillit 2018. Departamenti e shpalli Doshin “person të padëshirueshëm” duke ndaluar hyrjen e tij dhe të familjes së tij në Shtetet e Bashkuara. Sipas deklaratës, SHBA ka informacion për përfshirjen e Doshit në korrupsion madhor. Doshi nuk është dënuar asnjëherë në Shqipëri për korrupsion.

Kjo është deklarata e katërt e ambasadores Yuri Kim në lidhje me shqetësimin e përfshirjes së elementëve të botës së krimit në zgjedhje.

Tom Doshi është një biznesmen që u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2005 për Partinë Socialiste dhe u rizgjodh nga listat shumëemërore të kësaj partie më 2009 dhe 2013. Në vitin 2015, Edi Rama e përjashtoi Doshin nga Partia Socialiste pasi ky i fundit deklaroi se ishte subjekt i një komploti nga Ilir Meta që synonte ta vriste atë.

Në vitin 2017, Doshi kandidoi për Partinë Socialdemokrate në Shkodër dhe u zgjodh deputet për këtë parti. Por në vitin 2019, gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor, Doshi u shfaq në fushatën elektorale të socialistëve krahas kryeministrit Edi Rama duke sugjeruar afrim politik mes tyre. Sistemi aktual zgjedhor në Shqipëri ka prodhuar në përgjithësi rezultate të ngushta zgjedhore, në të cilat, një deputet mund të përcaktojë shumicën parlamentare. Rrjedhimisht, pavarësisht shpalljes së tij si person i përfshirë në korrupsion madhor, Doshi mund të rezultojë me rëndësi vendimtare për socialistët më 25 prill.

Etiketa: BiznesmendeputetEdi RamaIlir MetakandidatëtKorrupsionkorrupsion madhorkryetarMetanon grataPartiaPartia SocialisteRamaSHBAShkodërshqipShqipëriShtetet e BashkuaraTom DoshivotuesitYuri KimzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Marjeta Zaimi –Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Marjeta Zaimi –Prokuroria e Tiranës

edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Gjykata rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit

13:09 | 07/07/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Arti që po frymëzon Revolucionin e Flamingove

09:00 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.