Banorët e katër fshatrave në luginën e Valbonës i kanë kërkuar një gjykate në Tiranë të anulojë vendimet që lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve, që sipas tyre do të shkatërrojnë lumin Valbonë.
Lumi Valbonë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Me mbështetjen e OJQ-ve në alpet shqiptare, banorët e luginës së Valbonës i janë drejtuar gjykatës në përpjekje për të përmbysur një vendim që miraton ndërtimin e dy hidrocentraleve në lumin Valbonë. Pas Vjosës dhe hidrocentralit të Poçemit, kjo është e dyta çështje e madhe mjedisore që i drejtohet gjykatës.
Që nga shkurti i vitit të kaluar, banorët e mbështetur nga grupe mjedisore dhe artistë kanë protestuar kundër vendimeve për të ndërtuar hidrocentrale në lumë, të cilat qeveria i ka vulosur në vitin 2009 dhe 2013.
Ata thonë se ndërtimi i hidrocentraleve do të dëmtojë mjedisin dhe potencialin turistik të zonës së Alpeve Shqiptare.
Protestat e tyre dhe diskutimet me qeverinë kanë rënë në vesh të shurdhër deri më tani dhe disa nga kompanitë koncensionare kanë filluar tashmë ndërtimin e hidrocentraleve pavarësisht kundërshtimit të fortë nga vendasit.
Të martën, 27 banorë nga Rrogami, Valbona, Dragobia dge Çeremi së bashku me OJQ-në Toka dhe lidhjen Të Shpëtojmë Alpet Shqiptare paraqitën në gjykatën administrative të Tiranës një padi.
Padia i kërkon gjykatës të anulojë kontratat për dy hidrocentralet që janë në proces ndërtimi në atë që përcaktohet si park kombëtar.
“I kërkojmë gjykatës të anulojë kontratën e koncensionit dhe lejen mjedisore, lejen e ndërtimit dhe lejen e përdorimit të rezervave ujore,” shkruan deklarata e banorëve.
Ata thonë se procedurat që Ministria e Industrisë, Ministria e Mjedisit dhe agjenci të tjera shtetërore kanë ndjekur kanë çuar në dhënie lejesh që janë shkelur në mënyrë flagrante.
“Në kundërshtim me ligjin e zonave të mbrojtura, institucionet e mësipërme kanë miratuar një projekt madhor ndërtimi në një zonë të mbrojtur turistike dhe mjedisore,” shkruhet në padi.
“Ata kanë dhënë gjithashtu leje pa konsultim publik paraprak. Këto shkelin jo vetëm kushtetutën dhe ligjet e vendit, por edhe Konventën e Aarhusit, ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2000,” vazhdon padia.
Konventa i jep njerëzve të drejtën të kenë lehtësisht informacion, të marrin pjesë efektivisht në vendimmarrjet e çështjeve mjedisore.
Ministria e Energjetikës dhe Industrisë nuk pranoi të komentonte për BIRN në lidhje me padinë.
Catherine Bohne Selimaj, një banore e zonës që po çon përpara rezistencën i tha BIRN se presin që seanca e parë dëgjimore të mbahet brenda dy javëve.
Ajo tha se gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërtimi i hidrocentraleve ka filluar dhe kompanitë kanë përdorur buldozierë dhe dinamit gjatë punës.
“Tirana vazhdon të heshtë. Nuk mund të presim më për të ndaluar shkatërrimin e trashëgimisë sonë natyrore dhe të ardhmen ekonomike,” tha ajo.
Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Funksionale
Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.