AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Biletë për askund: Aeroporti i Kukësit në krizë për fluturime

Bashkim ShalangaBashkim Shala
4 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Terminali i boshatisur në aeroportin e Kukësit. Foto: Bashkim Shala.

Hapja e aeroportit “Zayed –Flatrat e Veriut” u trumbetua si shpresë për zhvillimin e Kukësit. Por pesë muaj më vonë, fluturimet janë ndërprerë për shkak të mungesës së pasagjerëve.

Terminali i boshatisur i aeroportit të Kukësit. Foto: Bashkim Shala.

Në pistën e aeroportit “Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës nuk dëgjohet më zhurma e avionëve prej pothuajse dy muajsh.

Terminali i aeroportit është gjithashtu i boshatisur, ndërkohë që lëvizjet e vetme janë ato të punonjësve të sigurisë. Në katin e dytë, një grup punonjësish janë mbledhur në një sallë dhe qëndrojnë të patrazuar përballë kompjuterave.

Është prag festash, por në aeroportin e Kukësit nuk gjen biletë për askund.

“Aeroporti nuk është i mbyllur, ashtu siç po flitet. Aeroporti është i hapur, por fluturimet kanë rënë për shkak të sezonit,” tha drejtori operacional i aeroportit të Kukësit, Altin Progonati.

“Në të gjithë aeroportet e botës, periudha nëntor-shkurt është e bllokuar, sidomos tani në kohë pandemie,” pretendoi ai për BIRN.

Aeroporti i Kukësit u inaugurua me bujë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe kryeministri Edi Rama e quajti atë një ‘fabrikë buke”, që do të krijonte vende të reja pune si dhe mundësi biznesi dhe turizmi.

Aeroporti u hap zyrtarisht më 9 korrik, por entuziazmi u zbeh me përfundimin e sezonit turistik.

Nga korriku në shtator, në aeroportin e Kukësit operuan dy kompanitë ajrore “Helvetic Airways” dhe Air Albania me linjat e Zyrihut dhe Stambollit. Por prej mesit të shtatorit, aktiviteti u reduktua në një fluturim të vetëm në javë.

Sipas faqes së internetit të aeroportit të Kukësit, fluturimi i fundit kanë qenë në datën 21 tetor.  Kompanitë “Helvetic Airways” dhe “Air Albania” nuk kanë planifikuar fluturime të tjera.

Progonati e lidh ndërprerjen e fluturimeve të programuara me rënien e fluksit të pasagjerëve në sezonin e dimrit, sidomos në kushtet e pandemisë. Ai renditi gjithashtu si faktorë moshën e re të aeroportit të Kukësit si dhe faktin se udhëtarët tipikë të kësaj periudhe –biznesmenët – zgjedhin të fluturojnë nga Tirana ose Prishtina.

“Ata nuk e kanë problem çmimin e biletës,” shtoi Progonati.

Aeroporti “Zayed -Flatrat e Veriut”. Foto: Bashkim Shala.

Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitet 2000 përmes një donacioni prej 30 milionë USD nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pavarësisht premtimeve në kohë fushate, qëndroi për më shumë se një dekadë i mbyllur për shkak se kontrata koncesionare e Rinasit nuk lejonte aeroporte të tjera në vend.

Perspektiva ndryshoi në vitin 2017, kur kryeministri Edi Rama i përfshiu aeroportet në retorikën e tij politike dhe përveç Kukësit, paralajmëroi ndërtim të aeroporteve edhe në Vlorë dhe Sarandë.

Në fund të vitit 2018, qeveria vlerësoi se aeroporti i Kukësit kishte nevojë për investime shtesë dhe vendosi dhënien e tij me koncesion për 35 vjet te kompanitë “Global Technical Mechanichs” sh.p.k., e lidhur me grupin Kastrati dhe Bami. Prej dhjetorit 2020, kompania Kastrati operon gjithashtu edhe aeroportin e Rinasit.

Me ndërprerjen e fluturimeve, bizneset që operojnë në aeroportin e Kukësit janë mbyllur në pritje të ditëve më të mira.

“Për momentin e kemi mbyllur bar-kafenë se nuk ka punë, pasi nuk ka pasagjerë që po udhëtojnë permes aeroportit,” tha Muhamet Cena, pronar i një lokali në terminal.

Jashtë terminalit të aeroportit të Kukësit janë 6 subjekte të shërbimit të makinave me qira, kryesisht me pronarë nga Kosova.

“Për momentin nuk po punojmë se nuk ka fluturime. Sa të fillojnë fluturimet ne do vazhdojmë aktivitetin,” tha Ardi Mara, pronari i kompanisë “MARA Rent a Car” nga Prishtina.

Drejtori operacional i aeroportit i tha BIRN se pavarësisht ndërprerjes së fluturimeve, të gjithë punonjësit janë në punë dhe prioritet në këtë periudhë është përfundimi i ndriçimit të aeroportit.

Ai u shpreh gjithashtu optimist se fluturimet do të rikthehen në shkurt me 2-3 fishimin e linjave.

“Presim të fillojë linja me Londrën, disa destinacione me Gjermaninë dhe Europën Veriore si dhe do jenë destinacionet  e sezonit të kaluar…pikërisht “Air Albania” dhe “Helvetic Airways”, ku kjo e fundit krahas Zyrihut pritet të realizojë fluturime edhe në Gjenevë,” tha Progonati.

“Do kemi një fluks të shtuar edhe me chartera,” përfundoi ai.

Bizneset e shërbimit të makinave me qira në aeroportin e Kukësit kanë ndërprerë gjithashtu punën. Foto: Bashkim Shala.
Etiketa: Aeroporti i KukesitAir AlbaniaBIRNBiznesmenEdi RamainvestimeKastratiKoncesionKontrata koncesionareKosovaKryeministri Edi RamaPrishtinaPunëQeveriaRamaSHshtatorTiranaTurizmi
Tjetri
KLP e kthen ‘akreditimin’ e gazetarëve në mjet censure

KLP e kthen ‘akreditimin’ e gazetarëve në mjet censure

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.