AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Covid-19, minatorët e Bulqizës mbeten në punë edhe gjatë pandemisë

Sami CurringaSami Curri
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar denoncoi se në minierë nuk ishin marrë masa, ndërsa akuzoi se minatorët punonin në grupe të mëdha. Kompania Albchrome pretendoi se kishte bërë kontrolle shëndetësore dhe se miniera nuk mund të mbyllej. Kompani të tjera thanë se nuk do e ndërprisnin punën.

Minatorë në BulqizC. Foto kortezi Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Pas njoftimit të dhjetra rasteve me virusin Covid-19, qeveria njoftoi përshkallëzimin e masave për të ndaluar përhapjen e virusit. Kryeministri Edi Rama, njoftoi të martën se një pjesë e mirë e administratës do të punonte nga shtëpia, ndërsa qytetarët i ftoi të qëndronin në shtëpi.

Por edhe pse me të tillë masa, minatorët në Minierën e Bulqizës, vazhdojnë punën. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, në një njoftim ndarë për mediat bashkë me disa foto nga miniera, bën me dije se puna në sektorin minerar vazhdon pa asnjë lloj kufizimi.

“Në këto fotografi që na kanë ardhur nga minatorët që punojnë në minierën e kromit të administruar nga kompania Albchrome në Bulqizë, dallohet afërsia e madhe që kanë punëtorët me njëri-tjetri, po ashtu edhe rreziku i lartë prej infektimit. E megjithatë puna në miniera vazhdon: as kompanitë e as institucionet nuk janë duke marrë masat që kërkon situata e rëndë në vend”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Kompania Albchrome mohoi që në minierë nuk ishin marrë masa, ndërsa tha se puna në minierë nuk mund të mbyllej dhe se gjithmonë duhej të kishte gadishmëri. “Deri më tani nuk raportohet asnjë punonjës në minerën e AlbChrome në Bulqizë me COVID-19, ndërkohë që janë marrë një sërë masash për të ulur përhapjen e COVID-19. Në çdo fillim turni të gjithë punonjësit kontrollohen për temperaturë dhe të gjithë ata që shfaqin shenja gripi dërgohen në shtëpi”, tha kompania. Ajo shtoi se ishte në kontakt me institucionet dhe se do të vepronte sipas udhëzimeve të tyre,

Abchrome tha se nuk mungonin masat, përfshi dizifiketuesit dhe personeli mjekësorë.

Por disa minatorë me të cilët BIRN kontaktoi me telefon, në kushte anonimati thanë se ishin të frikësuar dhe se kushtet e higjenës nuk ishin të mira. “Frikë kemi se kushtet e higjenës që kërkohen për t’u rujt janë si janë në minierë. Por që punën se lëmë dot se të heqin, pak sebep duan. E mira do kishte qene që të pezullohej puna sa të ikte kjo vala e virusit, por Zoti na ruajt” u shpreh një minator.

Ndalim pune nuk ka pas as në galeritë e tjera. Në kontaktet me disa nga administratorë të kompanive minerare, që operojnë në zonën mineralmbajtëse D dhe zonën e parë në Bulqizë, për të mësuar nëse e kanë pezulluar punë, ata thanë se “deri më sot nuk ka asnjë urdhër për pezullimin e punës”.

Roland Kurti, drejtori rajonal për ISHPSHSH Dibër, i tha BIRN se nuk kanë asnjë urdhër për ndalimin e punës në sektorin minerar dhe se në një rast të tillë kompetenca është e Institutit të Shëndetit Publik. “Lidhur me punëmarrësit në sektorin minerar, nuk kemi ndonjë urdhër për pezullimin e punës” deklaron Kurti. Në kontaktet që Kurti deklaron se ka pasur me kompaninë Albchrome, bën me dije se nga dita e shtunë e deri të hënën do punojnë vetëm punëmarrësit e sektorit të sigurisë.

BIRN ju drejtua edhe zyrës së medias në Institutin e Shëndetit Publik , por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk mori përgjigje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e koronavirusit nëpër botë mund të “karakterizohet si pandemi”. Kryeministri Edi Rama i’u kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të tregojnë kujdes për higjenën personale.

Etiketa: AlbchromeBIRNBulqizëCOVIDCOVID-19Edi RamafotografiISHPSHSHKompetencaKryeministri Edi RamaMasaMinatorMinieraMjekmjekëndalimpandemiPunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaSHsindikata
Tjetri
Covid-19 fut Shqipërinë në karantinë

Covid-19 fut Shqipërinë në karantinë

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.