AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

‘Detyrë shpirtërore’, misionarët i vijnë në ndihmë të pastrehëve që la pas tërmeti

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në fshatrat e njësisë administrative Ishëm të Durrësit një grup vullnetarësh vendas dhe misionarësh të Kishës Ungjillore po i vijnë në ndihmë banorëve të lënë të pastrehë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Studentja e ekselencës Stelina dhe e motra, para shtëpise të dëmtuar nga tërmeti dhe çadrës ku flenë | Foto : Gëzim Kabashi

Nga oborri i familjes Mirdita në fshatin Gjuricaj të njësisë administrative Ishëm, peizazhi i fushës së Rinasit është vërtet mbresëlënës; ndryshe banesa e tyre mezi mbahet në këmbë.

Stelina, vajza e madhe e familjes është studente dhe mëson për provimet e sezonit në çadrën që është ngritur në mes të oborrit

“Natën është ftohët, por mblidhemi në dyshekët në formë thesi,” tregon Stelina, duke shtuar se “mbrëmë dëgjohej shumë uturima e erës së fortë”.

Një nga të rinjtë që bëjnë krenar fshatin ajo është e përmbajtur dhe ka më shumë merakun e motrave më të vogla në moshë, por edhe të nënës që vazhdon të jetë e tronditur.

“Do të doja një shtëpi, jo shumë të madhe, por që ti kishte kushtet,” thotë Stelina. “Ëndërroj që edhe motrat e mija, Zana dhe Simona të studiojnë në degë të bukura, si mjekësia për shembull,” shton ajo.

Ngjashëm me familjen Mirëdita, dhjetëra familje në zonën e Ishmit – banesat e të cilave u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, vazhdojnë të flenë në çadra.

Era e fortë dhe e ftohët që fryn nga veriu i jep edhe më shumë ngjyrën gri maleve të Krujës përballë, të cilat gjatë natës kanë vënë kapelën e bardhë të borës.

“Fryn nga gryka e Milotit,” më tregon Sulejman Mezini, duke më shpjeguar, se kjo zonë e Ishmit nuk sheh nga deti dhe Kepi i Rodonit. “Ajo shikon fushën e Thumanës dhe ndodhet në kufi me rrethet e Krujës dhe të Kurbinit,” shpjegon ai.

Ndërsa javët kalojnë dhe ende nuk është hapur drita jeshile për rindërtimin e banesave, një grup vullnetarësh po koordinojnë veprimet për shpërndarjen e veshmbathjeve dhe pajisjeve të tjera me qëllim lehtësimin e jetesës së banorëve.

Njësia administrative në veri të Durrësit ndodhet shumë pranë epiqendrës së lëkundjes sizmike, që u mori jetën 51 njerëzve dhe që la të plagosur qindra të tjerë. Sipas listave të pushtetit vendor, mbi 270 familje janë strehuar në çadra që në ditët e para të dhjetorit në këtë njësi administrative.

Detyrë shpirtërore

Banesë e dëmtuar në fshatin Gjuricaj | Foto : Gëzim Kabashi

Në një nga kafenetë në periferi të Durrësit, një grup donatorësh nga Koreja e Jugut, vullnetarëve vendas nga Ishmi si dhe disa misionarë të Kishës Ungjillore u mblodhën të enjten për të koordinuar veprimet mes tyre, përpara se të niseshin drejt fshatit kodrinor në veri të qytetit bregdetar.

Në dy furgona vullnetarët kanë ngarkuar ngrohëset, dyshekët izolues, xhupa, batanije, si dhe kutitë me ushqime, që do tu vijnë në ndihmë veçanërisht të moshuarve dhe fëmijëve.

“Do ta shohësh vetë se në çfarë gjendje janë ato familje,” më thotë Jusuf Shehu, një mësues në pension, të cilit ishmakët e thërrasin me respekt “profesor”.

Kur kortezhi arriti në fshatin Gjuricaj, Veprim Bajrami, i cili ka punuar më shumë se 25 vjet si punonjës policie, e ndalon makinën e tij pranë një burri i cili po mbronte duart në xhepa nga i ftohti.

“Hajde o Islam, se për ty kemi ardhur,” e përshëndeti ai dhe pasagjerët i bënë vend në sedilen e pasme.

Shtëpia e Islamit dhe Dëshires ndodhet disa qindra metra më tej dhe e ka humbur prej më shumë se dy muajsh pamjen e saj të dikurshme. Ngjashëm me familje të tjera, në oborr litarët e lidhur në kunja druri mbajnë në këmbë çadrën e madhe, me një stampë në gjuhë të huaj nga pas.

“Jo, jo, tani jam mirë. Para disa ditësh disa të huaj më kanë sjellë këtë kontejner dhe nuk kemi ftohët si përpara,” thotë Dëshira, ndërsa tregon se kanë tre fëmijë dhe se askush në familje nuk punon.

Tashmë banesa e vjetër e Islamit ka humbur mes çadrës, kontejnerit dhe një barake, që kanë ndërtuar familjet e tre vajzave të Islamit nga martesa e parë fatkeqe.

Genc Shehi, koordinator i misioni të Kishës Ungjillore, më shpjegon se për ata vullnetarizmi nuk është vetëm një akt humanitar por i ka rrënjët thellë në besimin fetar.

“Vullnetarizmi është mision dhe ne prej kohësh e realizojmë si detyrë shpirtërore,” shpjegoi Genc Shehi, koordinator i kishës.

Paqartësi për rindërtimin

Xhevahire Velaj dhe familja e saj kërkojnë leje për të rindërtuar shtëpinë e shembur nga tërmeti | Foto : Gëzim Kabashi

Në mes të shtëpive të fshatit Gjuricaj disa nga burrat që na presin kanë në duar dokumente të shtëpive dhe i kërkojnë mësues Jusufit më shumë informacion për ndërtimin e banesave.

Naimi nga lagjja e sipërme e fshatit tregon se në banesën e tij kanë ardhur tre grupe me ekspertë, por askush nuk e ka sqaruar se çfarë do të bëhet me ndërtesën e dëmtuar.

“Kujtova se jeni të bashkisë,” tha ai, pa e fshehur zhgënjimin kur mësoi se grupi po shpërndan ndihma dhe me kokën ulur u kthye drejt oborrit të vet.

Ndryshe nga Naimi, Vesel Veliun nuk ishte në shtëpi.

“Ka një javë që shkon në Thumanë për shpërnguljen, sepse nuk na japin lejen për ta rindërtuar shtëpinë,” thotë Xhevahirja, e shoqja.  “Ne jetojmë prej 50 vjetësh këtu, por meqë burri ka punuar në Thumanë, nuk i kishte transferuar letrat e Gjendjes Civile,” ankohet ajo.

Në çadrën ku strehohet familje Veliu një grua të moshuar është mbledhur nën batanije.

“Është vjehrra ime, 86 vjeç,” shpjegon e zonja e shtëpisë, teksa i hap rrugë të huajve që kërkojnë të shohin shtëpinë me muret e rrënuar nga tërmeti.

Vullnetarët nga fshati së bashku me misionarët e Kishës Ungjillore punojnë prej më shumë se dy muajsh për tu ardhur në ndihmë të dëmtuarve dhe sapo kanë themeluar një organizata humanitare.

“Ne jetojmë në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, po të rinjtë po largohen masivisht, ndaj jemi të shqetësuar,” shprehet Luzlim Bega, një prej themeluesve.

Në oborrin e familjes Mirdita, Artani kryefamiljar e përcjell shpurën thuajse pa fjalë deri te dera metalike e oborrit. Përpara se vullnetarët të drejtohen në një familje tjetër, disa qindra metra më larg, e pyes Stelinën nëse si shumë të rinj të zonës edhe ajo mendon të largohet.

“Jo, sido që të vijë puna, këtë vend nuk do ta tradhtoj kurrë,” u përgjigj ajo e sigurt .

Etiketa: AdministrativeBanorëFamiljeIshëmIshmiKepi i RodonitKishëKorejaKrujëKufiMjekmjekëParaPiSPunaSHshqipstudentevullnetarë
Tjetri
Shpërthim gazi në Fier, evakuohen banorët e një fshati

Kompania ‘Terraoil Swiss’ reagon ndaj shkrimit të BIRN për naftën e Visokës

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.