AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Dy anët e errëta të COVID-19

Peter SingerPaola CavalieringaPeter SingerdhePaola Cavalieri
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një nga “tregjet e njoma” në Kinë. Foto: Getty Images.

Historikisht, tragjedi të tilla si epidemia e COVID-19 ndonjëherë kanë çuar në ndryshime të rëndësishme. Burimi i mundshëm i koronavirusit të ri – të ashtuquajturit “tregje të lagura”, në të cilat kafshët e gjalla shiten dhe theren para syve të klientëve – duhet të ndalohen jo vetëm në Kinë, por në të gjithë botën.

Një nga “tregjet e lagura” në Kinë. Foto: Getty Images.

Imazhet apokaliptike të qytetit të mbyllur kinez të Wuhanit i kemi parë të gjithë. Bota po mban frymën ndërsa koronavirusi i ri, COVID-19, vazhdon të përhapet dhe qeveritë po marrin ose përgatitin masa drastike që do të sakrifikojnë domosdoshmërish të drejtat dhe liritë individuale për të mirën e përgjithshme.

Disa e përqendrojnë zemërimin e tyre te mungesa fillestare të transparencës së Kinës në lidhje me shpërthimin e këtij virusi. Filozofi Slavoj Zizek ka folur për “paranojën raciste” lidhur me obsesionin pas COVID-19 kur ka shumë sëmundje infektive më të këqija nga të cilat mijëra njerëz vdesin çdo ditë. Ata që janë të prirur pas teorive konspirative besojnë se virusi është një armë biologjike që synon ekonominë e Kinës. Pak përmendim, e jo më të përballen, me shkakun kryesor të kësaj epidemie.

Të dyja epidemitë, SARS-i i vitit 2003 dhe ajo aktuale, mund të gjurmohen në “tregjet e lagura” të Kinës – tregje të hapura ku blihen kafshë të gjalla, të cilat më pas theren në vend për klientët. Deri në fund të dhjetorit 2019, të gjithë të prekurit nga virusi kishin pasur lidhje me tregun Huanan të Wuhan-it.

Në tregjet e Kinës, shumë kafshë të ndryshme shiten dhe vriten për t’u ngrënë: këlyshë ujku, gjarpërinj, breshka, minjtë, vidra, vjedull e shumë të tjera. Tregje të ngjashme ekzistojnë në shumë vende aziatike, përfshirë Japoninë, Vietnamin dhe Filipinet.

Në zonat tropikale dhe subtropikale të planetit, tregje të tilla shesin gjitarë të gjallë, shpendë, peshq dhe zvarranikë, të cilët ndërsa rrinë së bashku ndajnë në të njëjtin vend ajrin, gjakun dhe jashtëqitjen e tyre. Siç raportoi së fundmi gazetari amerikan i Radios Publike Kombëtare Amerikane Jason Beaubien: “Peshqit e gjallë nëpër vaska të hapura hapërdajnë ujë kudo në dysheme. Banakët e stendave janë me gjak ndërsa pershqit çahen dhe pastrohen para syve të klientëve. Breshkat e gjalla dhe gaforret, karavidhet, e karkalecat e detit ngjiten mbi njëri-tjetrin nëpër kuti. Shkrirja e akullit shton ndotjen në dysheme. Ka shumë ujë, gjak, peshore dhe zorrë pulash.” Janë vërtet “tregje të lagura”.

Shkencëtarët na thonë se mbajtja e kafshëve të ndryshme për një kohë të gjatë në afërsi me njëri-tjetrin dhe me njerëzit krijon një mjedis jo të shëndetshëm që është burim i mundshëm i mutacionit që bëri të mundur që COVID-19 të infektonte njerëzit. Më saktësisht, në një mjedis të tillë, një koronavirus i pranishëm në disa kafshë iu nënshtrua mutacionit të shpejtë pasi pësoi ndryshime teksa kalonte nga një mbartës në një tjetër dhe fitoi përfundimisht aftësinë për t’u lidhur me receptorët e qelizave njerëzore, duke iu përshtatur kështu njeriut si një mbartës i tij.

Ky fakt e shtyu Kinën më 26 janar të vendoste një ndalim të përkohshëm në tregtinë e kafshëve të egra. Nuk është hera e parë që një masë e tillë është prezantuar në përgjigje të një epidemie. Pas shpërthimit të SARS-it, Kina ndaloi mbarështimin, transportin dhe shitjen e shumë kafshëve të tjera të egra, por ndalimi u hoq gjashtë muaj më vonë.

Sot, shumë zëra po bëjnë thirrje për një mbyllje të përhershme të “tregjeve të kafshëve të egra”. Zhou Jinfeng, kreu i Fondacionit për Ruajtjen e Biodiversitetit dhe Zhvillimin e Gjelbër në Kinë, ka kërkuar që “trafikimi i paligjshëm i kafshëve të egra” të ndalohet përfundimisht dhe ka treguar se Kongresi Kombëtar Popullor po diskuton një projektligj për të ndaluar tregtinë e specieve të mbrojtura. Përqendrimi te speciet e mbrojtura, megjithatë, është një dredhi për të larguar vëmendjen e publikut nga rrethanat e tmerrshme në të cilat kafshët në tregjet e laguraa detyrohen të jetojnë dhe të vdesin. Ajo i nevojitet në të vërtetë botës tani është një ndalim i përhershëm i këtyre lloj tregjeve.

Për kafshët, tregjet e lagura janë ferri në tokë. Mijëra qenie të ndjeshme, palpuese, durojnë orë të tëra vuajtjesh dhe ankthi para se të theren në mënyrë brutale. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e vuajtjeve që njerëzit u shkaktojnë sistematikisht kafshëve në çdo vend – nëpër ferma prodhimi me synim therjen, laboratorë dhe në industrinë e argëtimit.

Nëse ndalemi dhe reflektojmë për atë që po bëjmë – dhe atë që kryesisht nuk bëjmë – ne jemi të prirur ta justifikojmë këtë duke përmendur epërsinë e supozuar të specieve tona, në të njëjtën mënyrë që njerëzit e bardhë përmendnin epërsinë e supozuar të racës së tyre për të justifikuar nënshtrimin që ata i bënin njerëzve të tjerë “inferiorë”. Por në këtë moment, kur interesat jetësore njerëzore shkojnë kaq qartë paralelisht me interesat e kafshëve, kjo pjesë e vogël e vuajtjeve që ne u shkaktojmë kafshëve na ofron mundësinë për një ndryshim qëndrimi ndaj anëtarëve të specieve jo-njerëzore.

Që të mund të ndalojmë “tregjet e lagura”, do të na duhet të kapërcejmë disa preferenca specifike kulturore, si dhe rezistencën lidhur me faktin se një ndalim do të shkaktonte vështirësi ekonomike për ata që e fitojnë jetesën e tyre nëpërmjet këtyre tregjeve. Por, edhe pa u dhënë kafshëve konsideratën morale që ato meritojnë, këto shqetësime janë shumë të vogla në krahasim me ndikimin katastrofik që do të ketë epidemitë gjithnjë e më të shpeshta globale (dhe ndoshta edhe pandemitë).

Martin Williams, një shkrimtar nga Hong Kongu i specializuar në ruajtjen dhe mjedisin, e thotë shumë bukur: “Për sa kohë që ekzistojnë tregje të tilla, gjasat për shfaqjen e sëmundjeve të tjera të reja do të mbesin. Ka ardhur sigurisht koha që Kina t’i mbyllë këto tregje. Kjo do t’i garantonte kafshëve më shumë të drejta dhe në këtë mënyrë do të ruanim natyrën, ndërsa do të zvogëlonte rrezikun që një sëmundje ‘e prodhuar në Kinë’ të dëmtonte njerëzit në mbarë botën.”

Por do të shkonim edhe më tej. Historikisht, tragjeditë ndonjëherë kanë çuar në ndryshime të rëndësishme. Tregjet në të cilat shiten dhe theren kafshët e gjalla duhet të ndalohen jo vetëm në Kinë, por në të gjithë botën.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Two Dark Sides of COVID-19

Etiketa: COVIDCOVID-19KinakoronavirusKrijonMASMasaMjedisndalimParaProject SyndicateProjektligjSHtë drejtaWuhan
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Nure Dreni –Gjykata e Posaçme e Apelit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Nure Dreni –Gjykata e Posaçme e Apelit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.