AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjermania ndërhyn për të zgjidhur ngërçin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Qeveria Federale e Gjermanisë ka dorëzuar një kërkesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në lidhje me statusin e operatorit të transmetimit të Kosovës, mosmarrëveshje që ka bllokuar funksionimin e linjës së re të interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë ka kërkuar në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vienë të vendosë në lëvizje Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve dhe Negociatave për të lehtësuar komunikimin mes Serbisë dhe Kosovës për mosmarrëveshjen e vjetër mes operatorit të transmetimit të Serbisë, EMS dhe operatorit të transmetimit të Kosovës, KOSTT, bëri të ditur Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vienë përmes një njoftimi për shtyp. Sipas njoftimit, Ministria Gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik “është veçanërisht e shqetësuar për shkak se kjo mosmarrëveshje po pengon investimet në sektorin e energjisë në rajon dhe po bllokon integrimin e tregut rajonal të energjisë në Ballkanin Perëndimor”.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë është një zyrë rajonale me qendër në Vienë që ka për detyrë zbatimin e Traktatit të Athinës, i cili parashikon një treg të përbashkët energjetik mes Ballkanit dhe Bashkimit Europian. Traktati është nënshkruar në Athinë në vitin 2005.

Banka Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim KfË ka financuar pjesën më të madhe të kostos së ndërtimit të një linje interkonjeksioni që lidh sistemin elektroenergjetik shqiptar me sistemin elektroenergjetik të Kosovës. Linja, e cila ka kushtuar 75 milionë euro, kërkoi shumë vite për t’u ndërtuar dhe shumë vonesa. Ajo u inagurua me fanfara në qershor 2016, por pavarësisht se është gati prej mëse një viti, nuk është vënë në punë për shkak se Serbia nuk njeh operatorin e transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT dhe ka të drejtë vetoje në rrjetin europian të operatorëve të transmetimit ENTSO-E. Shqipëria dhe Kosova janë duke humbur miliona euro përfitime potenciale nga mosfunksionimi i linjës, ndërsa Serbia e ka kushtëzuar njohjen e KOSTT si entitet të veçantë me dhënien e një licence për shpërndarjen e energjisë elektrike në Mitrovicën e veriut brenda territorit të Kosovës.

Qeveria shqiptare është ankuar më herët në Sekretariatin e Energjisë në Vienë dhe në tetor 2016, Serbia u shpall fajtore për shkeljen e Traktatit të Athinës dhe iu kërkua të lirojë rrugën brenda dhjetorit 2016. Megjithëse dhjetori kaloi, Serbia nuk iu bind kërkesës dhe as nuk u ndëshkua për shkeljen për shkak se ndëshkimi duhet të vijë në formën e masave politike nga ana e këshillit të ministrave të Komunitetit të Energjisë.

Sipas njoftimit për shtyp, Sekretariati i energjisë “do të kontaktojë qeveritë e Serbisë dhe Kosovës dhe do të organizojë procesin e ndërmjetësimit në të ardhmen e afërt”. Ndërmjetësimi nga Sekretariati nuk është lajm i ri për situatën. Gjithsesi, supozohet se kërkesa e ardhur kësaj here nga qeveria Gjermane do të mund t’i japë zgjidhje problemit.

Funksionimi i linjës së interkonjeksionit mund t’i hapë rrugën një bashkëpunimi më të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë në sektorin e energjisë elektrike me përfitime të ndërsjellta financiare për të dyja vendet.

Etiketa: Bashkimit EuropianEuroGjermaniaKëshillit të MinistraveKosovaKosovëMitrovicëQeveriaQeveria shqiptarerajonRamaSerbiashqipShqipëriShqipëriashqiptareTregzhvillim
Tjetri
“Ballkanasit i besojnë policisë edhe pse e shohin si të korruptuar”

"Ballkanasit i besojnë policisë edhe pse e shohin si të korruptuar"

Komente 1

  1. Gent Jonima says:
    9 years më parë

    …lidh sistemin elektroenergjetik shqiptar me sistemin elektroenergjetik të Kosovës…

    E sakte do te ishte keshtu:

    lidh sistemin elektroenergjetik te Shqiperise me sistemin elektroenergjetik të Kosovës

    Pune te mbare!

photo 2026 07 06 12 52 06

Ish-ministri Gazmend Oketa dëshmon për procesin e kalimit të objekteve të ish-klubit “Partizani”, pronarëve

17:48 | 06/07/2026
rama arkitektet

The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës

09:19 | 06/07/2026
foto 3

Gjykata liron nga burgu 19 protestuesit e arrestuar para Kuvendit

17:01 | 05/07/2026
foto 1 muzeu

Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime

10:18 | 05/07/2026
edi rama bochum

Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

07:49 | 04/07/2026
foto 4

KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

16:41 | 03/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.