AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Ballkanasit i besojnë policisë edhe pse e shohin si të korruptuar”

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një efektive e policisë mbikqyr studentet protestues që pasqyrohen në xhamat e syzeve të saj. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Më shumë se gjysma e shtetasve të Ballkanit Perëndimor u besojnë forcave të tyre policore – pavarësisht se kanë ndjesinë se janë institucione të korruptuara – tregon një sondazh i ri.

Një efektive e policisë mbikqyr studentet protestues që pasqyrohen në xhamat e syzeve të saj. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një sondazh i ri i publikuar të enjten nga një rrjet rajonal OJQ-sh, Pointpulse dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, tregon se mbi gjysma e shtetasve të anketuar në Ballkanin Perëndimor – 58 për qind – besojnë te forcat policore në vend pavarësisht se i shohin ata si të korruptuar.

“Edhe pse më shumë se gjysma e qytetarëve kanë besim në polici, shumica e tyre i perceptojnë ata si të korruptuar – 58 për qind”, thotë sondazhi.

Anketa u zhvillua në Shqipëri, Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë gjatë muajve qershor dhe korrik te 6,000 persona të rritur.

Autorët e sondazhit e shpjegojnë idenë se policia është e korruptuar dhe e besueshme njëkohësisht për shkak të ndjesisë së qytetarëve se korrupsioni është gjerësisht i pranishëm në polici dhe se ata janë mësuar tashmë me këtë.

“Policia kufitare, ajo rrugore dhe policia kriminale, si dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të ministrave të brendshëm, veçohen si seksionet më të korruptuara të policisë, ndërsa njësitë speciale, punonjësit administrativë dhe punonjësit në çështjet e mbrojtjes së rendit publik janë më pak të prekshëm nga korrupsioni”, thotë sondazhi.

Qytetarët e Kosovës kanë më shumë besim në forcat e tyre policore – 69 për qind. Më pas renditet Mali i Zi, ku 65 për qind besojnë te policia dhe pastaj Shqipëria, ku niveli i besimit është 60 për qind. Në Serbi, shifra është 56 për qind dhe në Maqedoni, 54 për qind. Boshnjakët janë ata që kanë më pak besim te policia e tyre – vetëm 47 për qind.

Pulsi i Ballkanit Perëndimor për Integritetin dhe Besimin e Policisë, Pointpulse, është një rrjet rajonal i OJQ-sh nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova, ku bën pjesë dhe BIRN Serbia. Ai u formua në vitin 2014 për të kontrolluar integritetin e policisë në Ballkanin Perëndimor.

Sondazhi i fundit tregoi se 65 për qind e shtetasve në Ballkanin Perëndimor besojnë se politikanët ushtrojnë një ndikim të madh ose dominues mbi punën e policisë.

“Sipas shtetasve, metoda më efektive për parandalimin e korrupsionit është ndëshkimi më i rreptë i atyre që bëjnë shkelje, sidomos i drejtuesve të policisë. Qeveria, ministrat e brendshëm dhe kontrolli i brendshëm i policisë janë përgjegjës për parandalimin e korrupsionit,” shton sondazhi.

Pointpulse nënvizoi se policitë e shteteve të ndryshme mund të mësojnë nga njëra-tjetra.

Një nga rekomandimet e anketës është që policitë në rajon të komunikojnë më efektivisht me qytetarët për të ndërtuar themelet e besimi.

“Është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për brezat e rinj që i shohin institucionet me sy më negativ sesa qytetarët më të vjetër në moshë”, theksoi Pointpulse duke tërhequr vëmendjen se mosha 18 deri në 29 vjeç kanë më pak besim te policia.

Sondazhi gjithashtu nënvizoi se njerëzit e shohin zgjidhjen e problemit të korrupsionit, të sjelljeve joprofesionale dhe favorizimeve në punën e policisë në duart e elitave politike të çdo shteti.

“Të anketuarit besojnë se qeveritë janë më përgjegjëse për luftimin e korrupsionit [20 për qind], pastaj vjen kontrolli i brendshëm i policisë [16 për qind], Ministri i Brendshëm [14 për qind] dhe Agjencia Kundër Korrupsion [11 për qind],” përfundoi raporti.

Etiketa: AnketabesimBIRNBosnjaIvana DervishiKontrolliKorrupsionKorrupsioniKosovaKosovëMal të ZiMaliMali i ZiMaqedonindikimpoliciPoliciaprotestuesPunëPunëtorPunëtorëQeveriarajonRaportiSerbiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriasondazh
Tjetri
Përfitimet në rënie nga Transparenca

Përfitimet në rënie nga Transparenca

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.