AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përfitimet në rënie nga Transparenca

Raphaël Hadas-LebelngaRaphaël Hadas-Lebel
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga Parisi më 13 shtator 2017. (AP Photo/Francois Mori)

Kërkesat për llogaridhënie dhe transparencë kanë përmirësuar praktikat demokratike në shumë shoqëri të Perëndimit gjatë dekadave të fundit. Por mbrojtja e privatësisë personale vijon të jetë një objektiv i vlefshëm dhe ruajtja e sekretit në disa fusha, të tilla si siguria kombëtare, diplomacia dhe të drejtat e njeriut ka rëndësi thelbësore.

Pamje nga Parisi më 13 shtator 2017. (AP Photo/Francois Mori)

Transparenca qe një temë qendrore në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017. Edhe para se François Fillon i Les Républicains konservatorë të raportohej se kishte paguar bashkëshorten e tij me fonde publike për detyra të pakryera, fitimtari final, Emmanuel Macron, e pati bërë transparencën një çështje qendrore të fushatës së tij elektorale.

Për rrjedhojë është ironike që katër nga të 15 anëtarët fillestarë të kabinetit të Marcon – përfshirë një nga këshilltarët më të ngushtë të presidentit – janë detyruar të japin dorëheqje pas raporteve për aludime për sjellje të gabuar apo keqpërdorim të fondeve publike, dorëheqje që janë dhënë pa pasur ende kurrfarë vendimi gjyqësor. Një anëtar i sapoemëruar i Këshillit Kushtetues të Francës është detyruar gjithashtu të japë dorëheqjen, pas raportimeve në media që aludonin se ai kishte punësuar vajzën e tij në një punë false ndërkohë që shërbente si Senator.

Media Franceze ka vijuar të hetojë për skandale të tjera potenciale. Por, tani për tani, seria e trazirave duket se ka përfunduar. Në përputhje me premtimin e tij të fushatës, Macron ka miratuar si ligj rregulla të reja të etikës së qeverisë. Sipas “Ligjit për të Rithemeluar Besimin te Veprimi Publik,” zyrtarët publikë përballen me një gamë të gjerë kufizimesh të reja. Ata nuk munden më të punësojnë anëtarë të familjes në stafet e veta. Ata janë zhveshur nga pagesa e honorareve fikse për tarifa profesionale. Dhe ata janë të ndaluar nga përdorimi i “fondit rezervë të parlamentit” për të financuar iniciativat vendore.

Natyrisht, ligji i etikës së Macron vështirë se është i pari i këitj lloji. Më 1988, rregulla të reja të transparencës u miratuan në përgjigje të një serie skandalesh politike. Reformat e vitit 1988 themeluan sistemin e Francës me parti politike të financuara nga taksat dhe kërkuan që të gjithë anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Kombëtare të publikonin të plota financat e tyre te një komision që u krijua për këtë qëllim.

Pastaj, më 2013, pasi një ministër i nivelit të lartë u zbulua se kishte derdhur fonde në një llogari bankare jashtë vendit, një ligj tjetër etik u miratua, ku kërkohej që të gjithë anëtarët e qeverisë të publikonin investimet dhe asetet e tyre. Një autoritet i ri i Lartë për Transparencën e Jetës Publike mori fuqi shumë të gjera për të audituar dhe publikuar deklatat e pasurive të zyrtarëve, të merrte vendime në raste shkeljesh dhe konfliktesh interesi, dhe t’i referonte shkeljet e zbuluara zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Më 2017, Autoriteti i Lartë, për herë të parë, publikoi deklaratat e pasurisë së të gjithë kandidatëve për president në faqen e vet të internetit. Por, më e rëndësishmja, ai shkaktoi shtyrjen e emërimit të qeverisë së re me një ditë në mënyrë që të kishte kohë të kalonte në veting kandidatët për ministra. Megjithatë ky proces në një farë mënyre nxorri të pastër katër ministra të cilët u detyruan të japin dorëheqjen më vonë pasi morën postin. Natyrisht, kontrolle të tilla ekzistojnë në shumicën e vendeve demokratike, dhe në Shtetet e Bashkuara, ku Senati i SHBA kryen kontrolle të thelluara mbi shumicën e emërimeve të presidentit. Dhe në shumë vende në Perëndim, ka pasur progres të konsiderueshëm përgjatë dekadave të fundit në përmirësimin e transparencës së qeverisë dhe të institucioneve, për të siguruar garën konkurruese për kontratat e qeverisë e me rradhë. Është gjerësisht e kuptuar se shtetasit në demokraci kanë të drejtën të informohen mbi dokumentet e qeverisë dhe të administratës dhe të informohen mbi arsyet që çojnë ndërmarrjen e vendimeve që prekin jetët e tyre. Këto norma janë në përputhje me parimin e qeverisjes së shëndetshme të mishëruar në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian.

Në Francë, shembulli më i fundit i kësaj tendence drejt transparencës më të madhe lidhet me Brigitte Macron. Pas zemërimit publik për mundësinë që ajo mund të merrte një status ligjor si “Zonjë e Parë” e Francës, administrata e MAcron publikoi në faqen e internetit të pallatit Elysée një “Kapitull të Transparencës në Lidhje me Bashkëshorten e Kreut të Shtetit,” duke konfirmuar se ajo nuk do të marrë kompensim apo buxhet të vetin. Nuk qe akzident që ky dokument përfshiu edhe fjalën magjike:transparencë.

Para kësaj, një numër hapash të tjerë qenë ndërmarrë për të fuqizuar transparencën në jetën publike: vendosjen e rregullave të reja në fushën e anti-konkurrencës, eliminimin e patronazhit në kontratat e qeverisë apo vendet e punës në shërbimin civil dhe bërjen më publike të debateve të brendshme të qeverisë. Këto përpjekje shpresohet se do të fuqizojnë besimin e publikut në institucionet e Francës.

Megjithatë sondazhet nuk tregojnë ndonjë përmirësim. Përkundrazi, publiku i Francës ka vijuar të kërkojë më shumë llogaridhënie nga ata në pushtet. Një arsye është ngritja e medias dixhitale dhe gara për skupe mes organizatave të medias, gazetarëve investigativë, organizatat gjithnjë e më aktive, gjë që ka ofruar një rrymë të vazhdueshme arsyeje për mosbesim. Më gjerësisht, shtetasit që vuajnë për të plotësuar nevojat e tyre janë bërë gjithnjë e më të pakënaqur dhe dyshues ndaj atyre që perceptohet se janë të privilegjuar, elitave me para – veçanërisht politikanëve.

Në të njëjtën kohë, auditimet automatike të taksave dhe deklarimet e aseteve që kanë qenë detyrim që nga viti 2016 janë zgjeruar për t’u zbatuar në një numër gjithnjë e në rritje nëpunësish civilë; dhe përkufizimi “konflikt interesi” është shtrirë edhe më tutje. Këto fuqizime të dyshimit publik nuk kanë krijuar një klimë politike të shëndetshme.

Që të jemi të qartë, kërkesat për më shumë transparencë kanë përmirësuar praktikat demokratike në shumë vende të Perëndimit përgjatë dekadave të fundit. Por përkufizimi i privatësisë personale është ende një objektiv i vlefshëm dhe ruajtja e sekretit në disa fusha, të tilla si siguria kombëtare, diplomacia dhe të drejtat e njeriut, është me rëndësi themelore.

Arritja e një balance mes kërkesave në konflikt të transparencës dhe privatësisë nuk do të jetë kurrë e lehtë, veçanërisht kur panorama politike po anon drejt llogaridhënies gjithnjë e më të madhe. Por vedndimmarrësit në çdo demokraci kanë ekzaktësisht këtë detyrë jo të lehtë për të cilën nuk të falënderon askush.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Transparency’s Diminishing Returns

Etiketa: AdministrataBashkimit EuropiandemokracidetyrimEmmanuel MacronFinalFinancatFondeFushagazetarGjyqkandidatëtKomisionkompensimkonfliktkonflikt interesiLigjMacronMbrojtjaMediaPanoramaParapresidentprogresProject SyndicatePunëSenatiSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraSiguriaTaksatTransparencaVendimiVetingZgjedhjet
Tjetri
Moska shpreson që të mos i duhet të shpëtojë regjimin e Lukashenkos –dhe veçanërisht Lukashenkon

"Lojërat" e Rusisë bëjnë jehonë në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.