AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

“Lojërat” e Rusisë bëjnë jehonë në Ballkan

Vesko GarceviçngaVesko Garceviç
9 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vladimir Putin majtas dhe presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko inspektojnë fushën e stërvitjes ushtarake Zapad në vitin 2013. Foto: kremlin.ru.

Teksa Moska përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake në dekada, Ballkani po ndjen tensionin në rritje mes Perëndimit dhe Lindjes.

Vladimir Putin majtas dhe presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko inspektojnë fushën e stërvitjes ushtarake Zapad në vitin 2013. Foto: kremlin.ru.

Na ndan një ditë para fillimit të stërvitjes ushtarake ruse, të koduar me emrin Zapad [Perëndimi], e cila do të zgjasë nga 14 deri më 20 shtator në Bjellorusi, Kaliningrad dhe Rusi.

Ndërsa Rusia po përgatitet të mbajë një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, NATO dhe BE-ja po e ndjekin atë që po ndodh me sy dyshues.

Shfaqja e muskujve të ushtrisë ruse është kontradiktore për disa arsye.

Ndërsa ekspertët perëndimor presin që në stërvitje të marrin pjesë rreth 100,000 ushtarakë, Moska thotë se numri i trupave nuk do t’i kalojë 13,000.

Nuk është hera e parë, që shifrat e dhëna nga Rusia dhe Perëndimi ndryshojnë ndjeshëm, por edhe nëse 100.000 duket një shifër e ekzagjeruar, deklaratat e Rusisë zyrtare janë të paqarta.

Sidoqoftë, shkalla dhe kohëzgjatja e ushtrimit, si dhe sfera që mbulon ai nënkuptojnë se Europa është gati të dëshmojë një lojë ushtarake jashtëzakonisht të gjerë. Ekspertët e NATO-s thonë se Zapadi  i mëparshëm, i mbajtur katër vjet më parë, përfshiu rreth 70,000 trupa.

Numrat kanë rëndësi për një arsye tjetër. Dokumenti i Vjenës nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, detyron çdo shtet anëtar të OSBE që bën stërvitje ushtarake me më shumë se 13,000 trupa që të njoftojë paraprakisht të gjitha shtetet e tjera dhe të pranojë vëzhguesit e tyre ushtarakë.

Duke mbajtur shifrat zyrtare nën 13,000 trupa, Moska është duke u përpjekur të shmangë detyrimin për të lejuar vëzhguesit.

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, së fundmi e akuzoi Rusinë se ka bllokuar vëzhgimin e stërvitjes dhe i bëri thirrje Moskës të respektojë angazhimet e dokumentit të OSBE.

Nga ana tjetër, teorikisht Rusia mund të ndajë ushtrimin në disa pjesë, duke mundësuar që secila të mos e arrijë kufirin e përcaktuar nga dokumenti i Vjenës.

Megjithatë, kjo dredhi do të linte një shije të hidhur te Perëndimi dhe do të shkatërronte më tej besimin e lëkundur mes dy palëve.

Ndërsa mbetet në pikëpyetje natyra dhe transparenca e stërvitjes, mesazhi i tij politik është më i dukshëm.

Titulli “Zapad” është vënë qëllimisht, për t’i kujtuar Perëndimit se Rusia ndihet më e fortë se më parë dhe se nuk do të tërhiqet nga përfshirja në çështjet europiane dhe globale për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ushtrimi mbahet pak pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Moskës dhe ka për qëllim të tregojë se sanksionet e tilla nuk kanë funksionuar në të kaluarën dhe as nuk kanë ndikuar në fuqinë ushtarake të Moskës.

Për dekada të tëra, Moska ka fajësuar Perëndimin për të gjitha tensionet në Europë dhe ia ka vënë gishtin zgjerimit të NATO-s si arsye.

Ajo e sheh politikën e portës së hapur të NATO-s për anëtarësim si një mjet të projektuar për të minimizuar fuqinë ruse në Europën Lindore, të cilën Moska e konsideronte prej kohësh “sferë të ndikimit të vet”.

Kriza në Ukrainë, bashkë me vendosjen e forcave të NATO-s në shtetet baltike dhe Poloni si kundërpërgjigjje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia, e ka përkeqësuar situatën në sytë e Rusisë.

Pranimi së fundmi në NATO i Malit të Zi i ka shkaktuar pakënaqësi të thella Moskës. Në hije, Moska ka mbështetur politikisht dhe financiarisht opozitën malazeze me shpresën që të parandalonte apo të vononte pranimin e vendit në NATO.

Ndërhyrja e Moskës në Malin e Zi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi në Podgoricë filloi gjyqi i 14 të dyshuarve për grusht shteti.

Dy operativë të Shërbimeve Sekrete Ruse janë cilësuar si organizatorët kryesorë të grushtit të shtetit që kishte si synim rrëzimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në tetor 2016.

Përballë perspektivës që tensionet me Perëndimin nuk do të mbyllen në të ardhmen e afërt, Moska nuk po kursen asnjë përpjekje për të forcuar qëndrimin e saj se Rusia është aktualisht një fuqi që Perëndimi duhet ta respektojë.

Ky nuk është vetëm një mesazh i fortë për Perëndimin, Baltikët, Poloninë dhe Ukrainën. Ai është një sinjal po aq i rëndësishëm edhe për Ballkanin. Ballkani është një nga arenat e pakta europiane mes Moskës nga njëra anë dhe SHBA-së e BE-së nga ana tjetër.

Në këtë pjesë të Europës, qoftë e vërtetë ose jo, nocioni i një Rusie superiore, të pamposhtur, teknikisht dhe ushtarakisht, ka tingëlluar mirë në veshët e disa njerëzve dhe politikanëve.

Shembujt se si e përdor Rusia me zgjuarsi pushtetin e saj diplomatik mund të shihen në raste të shumta në informacionin herë fals apo me të vërteta të cunguara që shpërndahet në të gjithë rajonin nga mediat lokale besnike të Moskës.

Falë lidhjeve tradicionalisht të ngushta historike, fetare dhe kulturore, që disa i përshkruajnë si “Pan-Slavizëm”, Moska ia ka dalë me sukses të mbajë një qëndrim solid në rajon.

Rusia do të vazhdojë të shfrytëzojë dobësitë dhe mangësitë demokratike që ekzistojnë në shumicën e shteteve të Ballkanit, në përpjekje për të forcuar përfitimet e saj në këtë pjesë të Europës, por gjithashtu mund të luajë edhe kartën e të fortit.

Aktualisht, pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO në qershor, ndryshimit të regjimit në Maqedoni dhe përtëritjes së interesit të Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO, Serbia dhe serbët në Bosnjë janë thelbësorë për interesat e Moskës në Ballkan.

Nuk do të ishte bëfasi nëse Moska do të përpiqej ta forconte praninë e saj në Ballkanin Perëndimor duke shtuar aleancën e saj me Serbinë.

Disa muaj më parë, gjatë fushatës presidenciale në Serbi, presidenti aktual Aleksandër Vuçiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Moskë dhe u takua me presidentin Vladimir Putin.

Më pas, Vuçiç pranoi se dy krerët diskutuan mbështetjen ushtarake të Rusisë ndaj Serbisë, e cila mund të përfshinte donacione të automjeteve të blinduara, tankeve dhe avionëve luftarakë. Në kthim të kësaj, Rusia do të mund të ngrejë çështjen e statusit të qendrës humanitare ruse në Serbi dhe do t’i kërkojë Serbisë që t’i japë status diplomatik stafit të saj.

Në korrik të këtij viti, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç i kërkoi qeverisë së Beogradit t’i japë status diplomatik stafit rus në Nish. Nëse qendra, të cilën disa ekspertë ushtarakë perëndimorë e konsiderojnë si bazë spiune, e merr këtë status kjo do t’i mundësonte Moskës formalizimin e pranisë së saj ushtarake në Serbi dhe në rajon. Pa marrë parasysh se sa e dëmshme do të ishte kjo për aspiratat e Beogradit në BE, shumëkush në Serbi do ta pranonte.

Në sytë e tyre, kjo është një përpjekje për një balancë të nevojshme mes pranisë amerikane dhe ruse në rajon. Daçiç prezantoi argumente të ngjashme në favor të qendrës së fundmi, duke pyetur “Çfarë problemi ka me qendrën në Nish, që nuk është ushtarake, por një qendër humanitare civile?”
Mendimet e shprehura në rubrikën e opinioneve i përkasin autorëve dhe jo domosdoshmërisht përkojnë me ato të BIRN.

Etiketa: BallkanBallkaniBEBIRNBjellorusidonacioneEuropaGjyqigrusht shtetiKremlinKrizaLokaleMaqedoniMoskaNATOOSBEParaPoloniPutinrajonRusiRusiaSerbiSerbiaSHSHBAshtatorTransparencaUkrainëVëzhguesitVjenëVladimir Putin
Tjetri
Pentagoni devijon rrugën e bartjes së armëve në Siri pas shqetësimeve të Gjermanisë

Pentagoni devijon rrugën e bartjes së armëve në Siri pas shqetësimeve të Gjermanisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.