AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Pentagoni devijon rrugën e bartjes së armëve në Siri pas shqetësimeve të Gjermanisë

Lawrence MarzoukIvan AngelovskiFrederik ObermaierngaLawrence Marzouk,Ivan Angelovskidhe1 të tjerë
9 years më parë
në Investigime, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pentagoni ka devijuar linjën e furnizimit për t’i bartur armët drejt Sirisë pasi zyrtarët në Berlin u shqetësuan nga vala e madhe e armëve që po transferoheshin nëpërmjet bazave amerikane në Gjermani.

Misioni i Komandës së Operacioneve Speciale të Pentagonit, SOCOM, ka urdhëruar kontraktuesit e vet që të mos e përdorin më territorin e Gjermanisë për bartjen e armëve sovjetike nga Ballkani pasi zyrtarët në Berlin shprehën shqetësime për dërgesat e bëra.

Mesazhi është dërguar nga SOCOM për 11 firmat amerikane që janë angazhuar për blerjen e armëve nga shtetet e Europës Qendrore e Lindore për rebelët sirianë që po luftojnë kundër Shtetit Islamik, ISIS.

Sipas një emaili të rrjedhur të Pentagonit të 2 dhjetorit të vitit të kaluar, i siguruar së fundmi nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Projekti për Raportimin e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), autoritetet gjermane “janë bërë shumë të ndjeshme” ndaj kërkesës nga kontraktuesit e Pentagonit për licenca transiti të transportit të armëve përgjatë territorit të tyre në bazat ushtarake amerikane.

Kontraktuesve u është thënë se Departamenti i Shtetit do të marrë përgjegjësinë për të kërkuar licenca të reja transiti pasi që lejet po merrnin “më shumë kohë se normalisht për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe pyetjeve (nga autoritetet gjermane)”.

Berlini refuzoi të komentojë për natyrën e “ndjeshmërive” të tyre, por këto mund të lidhen me ligjet gjermane që diktojnë se licencat e transitit të armëve duhet të justifikohen me një dokument ligjor të quajtur certifikatë e përdoruesit përfundimtar në të cilën thuhet qartë shteti që do të jetë pranuesi i fundit i armëve.

Megjithatë, licencat e përdorura nga Pentagoni për t’i eksportuar armët për rebelët sirianë, dhe të cilat janë siguruar nga BIRN dhe OCCRP, e përmendin SOCOM-in si ‘përdorues të fundit’ dhe i specifikojnë bazat ushtarake amerikane në vendet si Gjermani, Rumani dhe Turqi si pika të dërgesave.

Jan Paul van Aken, deputet majtist i partisë Die Linke dhe anëtar i Komisionit Parlamentar Gjerman për kontroll të armëve, tha se “edhe një herë SHBA po organizon luftëra të ndyra anembanë botës përmes Ramstein (baza ajrore amerikane në Gjermani)”.

Gjermania, një qendër logjistike

Gjermania për një kohë të gjatë ka qenë qendër logjistike për ushtrinë amerikane dhe strehë për një nga bazat më të rëndësishme ajrore amerikane në Europë, Ramstein, si dhe një depo e afërt e armëve në Miesau, më e madhja e këtij lloji jashtë SHBA-ve.

Por roli i këtyre bazave në linjën e furnizimit për Sirinë nuk është ditur asnjëherë nga autoritetet në Amerikë dhe Gjermani.

Në shkurt, deputeti i të gjelbërve, Hans-Christian Stroeble i shkruajti qeverisë gjermane për ta pyetur nëse ka informacione rreth dërgesave të armëve përmes Ramstein në Siri. Sekretari i Shtetit Markus Ederer u përgjigj negativisht, sipas korrespondencës së siguruar nga reporterët.

SOCOM tha se aktualisht “nuk magazinon apo bart” pajisje për Siri përmes bazave gjermane dhe i kishte “orientuar në mënyrë specifike blerësit e kontraktuar” që të mos e bëjnë këtë.

Ata në mënyrë të vazhdueshme refuzuan ta konfirmojnë nëse kanë lëvizur armët nëpërmjet Gjermanisë në Siri para vitit 2017, duke shpjeguar se nuk kishte përdorur “fluturime të kontraktuara” nga bazat amerikane për ta bërë këtë, një pyetje për cilën reporterët nuk ua kishin parashtruar.

[fact title=”Telashe në Rumani”]Një qendër tjetër kryesore armët që kalojnë nga Ballkani drejt Sirisë po “shpërthen me pajisje”.

Që nga viti 2014, Mihail Kogalniceanu në Constanta të Rumanisë është, krahas bazës gjermane, një nga qendrat kryesore të ngarkesave dhe pasagjerëve për Komandën Qendrore të Ushtrisë së SHBA-ve, e cila mbulon Sirinë, dhe është pikë e madhe e dërgesave për armët sovjetike të destinuara për rebelët, sipas një kontraktuesi të Pentagonit të përfshirë në linjën e furnizimit.

Kjo mbështetet nga dokumentacioni i rrjedhur i transportit të SOCOM dhe regjistrit vjetor të transferit të armëve të Rumanisë, i cili tregon se si armët nga Serbia dhe Bullgaria janë dërguar në bazë në vitet 2016 dhe 2017.

Por përderisa fluksi i armëve është rritur, baza ushtarake amerikane është përpjekur për të vazhduar, sipas kontraktuesit të Pentagonit, i cili kërkoi që të mbetet anonim.

“Korridoret e MK (Mihail Kogalniceanu) janë të mbushura me dërgesa të SOCOM të cilat duhet të eksportohen”, tha ai.

“Ata po mbushin zyret e ndërtesave sepse depot janë përplot”, shtoi ai.

Raportet rumune të eksportit të armëve për vitin 2016 dhe pjesën e parë të vitit 2017 konfirmojnë se autoritetet në Bukuresht kanë miratuar pesë licenca për armët dhe municionet e bllokut lindor për t’i bartur ato nga Bullgaria e Serbia drejt aeroportit.

Destinacioni përfundimtar në licenca është deklaruar të jetë “Shtetet e Bashkuara”, një teknikë e përdorur nga SOCOM për ta lehtësuar transferin e armëve drejt Sirisë.

Pentagoni refuzoi të komentojë.[/fact]
Një kontraktues i përfshirë në linjën e furnizimit, i cili foli nën kushte të anonimitetit, megjithatë tha se bazat amerikane në Gjermani dhe Rumani kanë përbërë një pjesë kryesore të operacionit të gjerë logjistik të Pentagonit me anë të të cilit armë në vlerë rreth 700 milionë dollarë janë bartur drejt Sirisë ndërmjet shtatorit 2015 dhe majit 2017, sipas një hulumtimi të BIRN dhe OCCRP.

Një email i rrjedhur i SOCOM, dokumentacioni i fluturimit cargo, raportet e eksportit të armëve të OKB-së dhe të dhënat për licencat e transitit nëpër Gjermani i mbështesin këto supozime.

Pas një kërkese zyrtare nga reporterët, Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë zbuloi një rritje të shpejtë të bartjes së armëve drejt apo nga bazat ushtarake amerikane në territorin e Gjermanisë dhe nëpër ndonjë shtet tjetër në vitin 2016.

Ministria miratoi 11 licenca të bartjes tokësore atë vit, shifër që shënon rritje të ndjeshme në krahasim me çdo vit të dekadës së kaluar, kur shifrat e licencave të lëshuara silleshin nga 1 deri në 6.

Tri miratime tjera ishin bërë në pesë muajt e parë të vitit 2017, edhe pse autoritetet refuzuan të japin më shumë informacione, përfshirë edhe nëse ato ishin për të shkuar drejt bazave amerikane në Gjermani apo për t’u larguar nga to.

Raportet e OKB-së për eksportin e armëve të viteve 2015 dhe 2016 gjithashtu regjistruan tri transfere të armëve nga Serbia te një përdorues i një “baze ushtarake amerikane në Gjermani”, me Gjermaninë që figuron si vendi përfundimtar importues. Kjo lloj hyrjeje është e paprecedent…

Kjo lloj hyrjeje që liston bazat ushtarake si përdorues të fundit, është e paprecedentë, përveç hyrjeve në Gjermani dhe dy hyrjeve në Rumani në vitin 2016, që kanë shënuar eksportet Serbe te një “bazë ushtarake e ShBA-ve në Rumani”.

Një ‘thesar’ emailesh dhe dokumentesh të lidhur me kompaninë ajrore shtetërore të Azerbajxhanit Silk Way, të rrjedhura në qershor, gjithashtu ofruan dëshmi të tjera të përdorimit të bazave gjermane nga SOCOM në vitin 2016- dhe nevojën për të gjetur rrugë tjera pasi dolën shqetësimet e Berlinit.

Ato zbuluan se në janar të vitit 2017, pak javë pas paralajmërimit me anë të emailit të ndjeshmërive të Gjermanisë rreth transportit të armëve, 20 mijë granata ishin bartur në një depo të SOCOM në bazën ajrore të Bagram në Afganistan, në vend se të dërgoheshin në destinacionin origjinal- bazën Miesau në Gjermani- për shkak të “ndryshimit të rrethanave në program në minutat e fundit”.

Në atë kohë, Bagram ishte përdorur si depo e përkohshme për aktivitetet e SOCOM në Siri dhe Irak.

Kontraktuesi tha se besonte se dërgesat private në bazat gjermane pas diktatit të SOCOM nuk kanë vazhduar më që nga atëherë.

Në mars, ndërrimi i rrugës ishte konfirmuar në një raport të Pentagonit i cili thekson se një shumë shtesë prej 23 milionë dollarësh nevojitej për programin e Sirisë për ta mbuluar koston shtesë të transportit para fundit të shtatorit 2017 për shkak të “pamundësisë për t’i konsoliduar armët joamerikane dhe pajisjet në Europë”.

Pentagoni refuzoi të konfirmojë ose mohojë që pamundësia e vet e papritur për të mbledhur armë në bllokun e Europës Lindore ishte i lidhur me shqetësimet e Gjermanisë, duke shtuar se vendimet e tilla merren për arsye “diplomatike” dhe “logjistike”.

Rruga e devijuar për armatimin në Siri mbetet e paqartë, por detajet e fluturimeve të fundit të SOCOM me Silk way, sipas dokumenteve të rrjedhura, tregojnë aeroplanët që bartin armë nga Azerbajxhani në Rijekë të Kroacisë gjatë majit dhe qershorit, dhe fluturime nga Kazakistani në Çikago e Frankfurt, që flasin për rrugë të ndryshme të reja drejt zonës së konfliktit.

Etiketa: AfganistanArmëBallkaniBIRNBullgariaDepartamenti i ShtetitdeputetGjermaniGjermaniaIrakISISKazakistaniOCCRPOKBPararaportreporterRumaniSerbiaSHSHBAShtetet e BashkuaraSirisirianTurqiVendimet
Tjetri
Mortajat serbe gjenden ilegalisht në duart e milicisë kurde

Mortajat serbe gjenden ilegalisht në duart e milicisë kurde

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.