AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjobat e reja tatimore mund të jenë në shkelje të së drejtës Europiane

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Foto kortezi: Francois Schnell/Flickr

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mund t’i rrëzojë gjobat e miratuara nga parlamenti së fundmi si “masa disproporcionale të ndërmarra për qëllim të ligjshëm”, thotë Theo Alexandridis, një ekspert i të drejtës Europiane në Tiranë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Foto kortezi: Francois Schnell/Flickr
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Foto kortezi: Francois Schnell/Flickr

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim në ligjin për procedurat tatimore, ku gjobat për shkelje të ndryshme tatimore u dhjetëfishuan në krahasim me ligjin e mëparshëm, masa me të cilat qeveria thotë se synon të luftojë evazionin fiskal. Por ndërsa disa ekspertët e ekonomisë vunë në pikëpyetje logjikën e vendosjes së masave kaq të rrepta dhe efikasitetin e tyre në ekonomi, Teo Alexandridis, një ekspert i të drejtës Europiane në Tiranë, i tha BIRN se këto masa mund të konsiderohen edhe si shkelje e parimeve të së drejtës Europiane, shkelje që mund ta vendosë shtetin shqiptar përballë penaliteteve shtesë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

“Masat ndëshkimore duhet të jenë në proporcion me dëmin e shkaktuar ndaj interesit publik,” thotë Alexandridis.

Ligji i ri i miratuar në Kuvend të mërkurën më 23 shtator, parashikon gjobitjen e një biznesi në masën 500 mijë lekë në rast se kanë kryer një punësim të padeklaruar në administratën tatimore si dhe në të njëjtën masë në rast se paga e deklaruar është më e vogël se sa ajo e paguar realisht.

Për bizneset e vogla, ligji parashikon gjobë në masën 500 mijë lekë në rast se identifikohet një shitje pa kupon tatimor ndërsa për bizneset e mëdha parashikohet gjobë në masën 10 milionë lekë (71 mijë euro) në rast se identifikohet shitje pa faturë tatimore. Në ligjin e vitit 2008, këto shkelje gjobiteshin në masën 20 deri në 100 mijë lekë ose pezullim aktiviteti për deri tre muaj në rast përsëritjeje. Në një ndryshim të kryer në vitin 2012, këto shkelje gjobiten në masën 500,000 lekë për bizneset e mëdha dhe 250,000 lekë për bizneset e vogla. Ligji i ri e rrit gjobën në 500 mijë lekë për të gjitha bizneset*.

Gjobat në këto përmasa janë konsideruar si të palogjikshme dhe joefektive nga pikëpamja praktike. Arsyetohet se 500 mijë lekë gjobë për një faturë fiskale të palëshuar ose punonjës të padeklaruar është një barrë e mjaftueshme për të falimentuar çfarëdolloj biznesi të vogël në Shqipëri, shumica dërrmuese e të cilëve vështirë se kanë më shumë se sa 500 mijë lekë kapital. Gjobat prej 71 mijë eurosh për shitjet pa faturë tatimore nga ana e bizneseve të mëdha, pavarësisht se sa është masa e evazionit fiskal të kryer, konsiderohen si të mjaftueshme për të vënë në kushtet e falimentit një pjesë jo të vogël të këtyre bizneseve.

Por gjobat për moslëshim kuponi tatimor për biznesin e vogël në masën 500 mijë lekë konsiderohen edhe më të palogjikshme se sa ato për punësime në të zezë, për shkak se janë të palidhura me dënim e krijuar për buxhetin e shtetit. Nëse një byrektore nuk lëshon faturë me kasë fiskale për një byrek me vlerë 30 lekë, dëmi për buxhetin është minimal në krahasim me gjobën prej 500 mijë lekësh.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka diskutuar përgjatë historisë së vet shumë raste të gjobave tatimore dhe, ndonëse pranon se qeveritë kanë të drejtë të ndërmarrin masa të ashpra për llogari të efikasitetit të mbledhjes së detyrimeve fiskale, ka argumentuar gjithashtu se këto masa konsiderohen si joproporcionale dhe në shkelje të ligjit europian në rast se e vendosin tatimpaguesin në gjendje tepër të vështirë.

Gjykata e Strazburgut ka diskutuar çështje të ngjashme në kuadër të nenit 1 të konventës. Neni 1 garanton të drejtën e gëzimit në paqe të pronës, e drejtë kjo që është e balancuar me interesin publik apo të drejtën e shtetit për të mbledhur taksa, kontribute apo penalitete.

Gjithsesi, që nga fillesat e veta, gjykata ka dhënë shumë vendime ku është përcaktuar parimi i proporcionalitetit të masave ndëshkuese me shkeljen e kryer.

Në vitin 2007 psh, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut cilësoi Greqinë fajtore për dhunim të nenit 1, të drejtës së pronës, për shkak se gjoba që ky shtet i kishte vënë kompanisë Mamidakis të shpallur fajtore për kontrabandë me mallrat e akcizës.

“Gjoba e vendosur përbën ndërhyrje në të drejtën e garantuar nga paragrafi 1 për shkak se i ka hequr aplikantit një posedim, konkretisht sasinë që atij i duhej të paguante. Ndërhyrja justifikohet me paragrafin e dytë të atij neni, i cili jep përjashtim kur vjen puna për pagesën e taksave, kontributeve apo penaliteteve. Gjithsesi, parimi duhet të interpretohet nën dritën e parimit të përgjithshëm të dhënë në paragrafin e parë dhe rrjedhimisht duhet të ketë një marrëdhënie të arsyeshme proporcionaliteti mes masave të përdorura dhe qëllimeve që duhet të arrihen. Për rrjedhojë, detyrimi financiar i krijuar nga pagesa e një gjobe qe e aftë që t’i shkaktonte një dëm të tepërt personit, gjë që prek në mënyrë themelore situatën e tij financiare” thotë vendimi Mamidakis v. Greece – 35533/04 i kësaj gjykate.

Përmasat e gjobës nuk janë automatikisht “të tepërta” sipas vendimeve të ndryshme të Gjykatës, por konsiderohen të tepërta vetëm në rast se e vendosin personin apo kompaninë e gjobitur në kushte të vështira financiare.

P.sh, në rastin e S.C. Complex Herta Import Export S.R.L. Lipova v. Romania, një kompani nafte qe gjobitur me 14 mijë euro në Rumani për shkak se nuk kishte deklaruar në mënyrë të dukshme emrin e kompanisë prodhuese të naftës që ajo tregtonte. Gjykata e hodhi poshtë pretendimin e kompanisë për deprivim nga prona si pasojë e gjobës si dhe deklaroi se gjoba nuk qe e tepërt për shkak se kompania në fjalë nuk qe vënë në vështirësi financiare dhe kishte vijuar punën edhe për shumë vite pas vendosjes së gjobës.

Kjo sugjeron se gjobat e miratuara nga parlamenti i Shqipërisë javën e kaluar mund të mos jenë automatikisht në kundërshti me të drejtën europiane, por kanë potencialin për t’u bërë të tilla në rast se, nëse zbatohen, shkaktojnë dëme të konsiderueshme financiare apo vënë në pikëpyetje mbijetesën e biznesit të gjobitur.

 

*Një version i mëparshëm i këtij shkrimi shkruhej gabimisht se gjobat për mosdeklarim punonjësish janë rritur nga 10-20 mijë lekë në 500 mijë lekë. Në fakt, me ligjin 124/2012, gjobat qenë sakaq 500 mijë lekë për bizneset e mëdha dhe 250,000 lekë për bizneset e tjera. Kërkojmë ndjesë për këtë gabim.

Etiketa: BIRNbyrekbyrektoreekonomiEuroGjobatGjykataGjykatëGjykatësimportKASKuvendKuvendiMASMasaMasat ndëshkimoreMosdeklarimpaqepronaPunaPunëQeveriaRumaniSHshqipShqipërishtatortaksaVendimi
Tjetri
Eklipsi i hënës në vende të ndryshme të botës (Foto)

Eklipsi i hënës në vende të ndryshme të botës (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.