AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gjykata e Durrësit ‘amnistoi’ thirrjet anti-semite për vrasje të hebrenjve

Gjyqtarja Eda Kaja i dha pafajësinë një 41-vjeçari të akuzuar se kishte bërë thirrje për të vrarë hebrenj në profilin e tij në Facebook – vendim që është kundërshtuar nga prokuroria.

Vali QyrfyçingaVali Qyrfyçi
4 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ylli i Davidit
Ylli i Davidit | Foto ilustruese nga Pixabay

Eduarti, një ish-mësues fizkulture nga fshati Xhafzotaj i Shijakut, emigrant në Itali, po kthehej në shtëpi në 19 qershor 2020, kur u ndalua nga policia në pikën kuftiare të Hanit të Hotit.

Pas pyetjeve formale për të konfirmuar identitetin, policia e ka pyetur nëse përdorte rrjetet sociale, nëse kishte profil në Facebook e Instagram dhe nëse profili në Facebook me emrin Bardhi ishte i tij.

Në procesverbalin e marrjes në pyetjet të cituar në vendimin e Gjykatës së Durrësit të 11 qershorit  2021, Eduart G. citohet të pranojë se “ka patur llogari të hapur në Facebook me emrin Eduart G. dhe Bardhi G., llogari të cilat i përdorte vetë”.

Ai thotë se kishte kohë që nuk i përdorte profilet dhe se po ashtu nuk u mbante mend as fjalëkalimet. 41-vjeçari ka sqaruar edhe se Bardhi ishte emri me të cilin e thërrisnin të afërmit.

Ish-mësuesi i fizkulturës e ka kuptuar se përse po pyetej, kur policia i ka treguar pesë postimet e tij në profilin me emrin Bardhi, të shkruara midis 12 dhjetorit 2017 dhe 12 janarit 2018. Në postime, shpërndarje të publikimeve nga faqe të ndryshme në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, Eduart G. kishte shtuar edhe një fjali të vetën me thirrjen për të vrarë hebrenj.

“Bëhuni njerëz, vritni një çifut”, thuhej në njërin status të shpërndarë dy herë. Tre postimet e tjera janë po ashtu thirrje lakonike për të vrarë, “për të shpëtuar shpirtin” apo “shpëtuar njerëzimin”.

Në janar 2020 Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit e ka proceduar mësuesin e fizkulturës për “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitje të urrejtjes e grindjeve”.

Përballë policisë Eduarti ka pretenduar fillimisht se nuk i kujtoheshin postimet, pasi kishte kaluar shumë kohë. Më pas ka deklaruar se “nuk ka patur si qëllim që të bëj nxitje urrejtje kundër një komuniteti hebre, por kundër individëve të veçantë që kanë kryer ato krime”.

Bazuar mbi këto statuse Prokuroria e Durrësit ngriti ndaj tij akuzën e “Nxitjes së urrejtjes e grindjeve”. Eduart G. u arrestua më qershor 2020 dhe pas 12 muaj hetimesh dhe procedurash gjyqësore prokuroria e Durrësit kërkoi në gjykatë në qershor të vitit që shkoi dënimin e tij me 3 vjet burg.

Por gjyqtarja e cila shqyrtoi çështjen, Eda Kaja e shpalli atë të pafajshëm në qershor të vitit që shkoi.

Në arsyetimin e pafajësisë gjyqtarja Kaja shprehet se në statuset në Facebook të shkruara prej 41-vjeçarit mungon “elementi i dashjes”.

“Nuk u provua absolutisht elementi i dashjes, por siç rezulton nga provat e administruara dhe përmbajtja e shkrimeve te publikuara nga ai çmohet se nuk ekzistojnë elementet e figurës së veprës penale”, shkruan Kaja.

Prokuroria nuk ka rënë dakord me arsyetim e Kajës dhe e ka apeluar çështjen, por shqyrtimi në apel nuk ka filluar ende.

Hetimi

Shqipëria mburret me aktet e disa dhjetëra familjeve që gjatë Luftës së Dytë Botërore strehuan dhe shpëtuan qindra hebrenj të arratisur nga vende të ndryshme prej përndjekjes nga nazistët. Dhjetëra shqiptarë janë nderuar si “Të drejtë mes kombeve”, për shpëtimin nga holokausti i hebrenjve që u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dyrë Botërore dhe vendi krenohet me mungesën e antisemitizmit.

Por një raport i Instituti Ndërkombëtar Republikan mbi antisemitizmin në Ballkan thekson se për shkak të politikës, në media kanë zënë vend teoritë konspirative mbi hebrejtë që kontrollojnë botën. Raporti po ashtu thekson se radikalizimi fetar “mund të krijoi terren për shumimin e antisemitizmit” dhe ngre shqetësimin e një antisemitizmi të importuar, kryesisht përmes faqeve online.

Antisemitizmi konsiderohet përgjegjës për shfarosjen e miliona hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shumë vende përfshi Shqipërinë kanë adoptuar legjislacion dhe rezoluta të veçanta që e dënojnë shfaqen e tij.

Kjo është arsye edhe pse rastet si ai i Eduart G., monitorohen.  Çështja ndaj 41-vjeçarit u raportua vitin e kaluar në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për terrorizmin, si një nga hetimet e njësisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Hetimet ndaj 41-vjeçarit filluan pas “monitorimit të rrjeteve sociale” me qëllim parandalimin e terrorizmit nga agjentët e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Pasi hasën statuset, që bazuar në screenshots të publikuara në media ishin publike nga vetë autori, Antiterrori filloi hetimet. Policia nuk e pati fort të vështirë të gjente se pas profilit me emrin Bardhi G, ishte ish-mësuesi i fizkulturës.

Në 16 janar 2020, Policia verifikoi në TIMS se Eduart G. ishte larguar nga Shqipëria. Pas këtij verifikimi çështja ndaj 41-vjeçarit mbeti pezull, deri sa ai u kthye në atdhe në qershor të vitit 2020, kur edhe u arrestua.

Pas arrestimit gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg. Sipas vendimeve gjyqësore 41-vjeçari qëndroi në qeli për më shumë se 7 muaj, nga 20 qershori 2020 deri në 11 shkurt 2021. Më pas për pesë muaj të tjerë ai qëndroi me masë sigurimi arrest shtëpie.

Vendimet gjyqësore tregojnë se prokuroria e dërgoi fillimisht çështjen në gjykatë në janar 2021 për dy vepra penale: “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitje e urrejtjes e grindjeve”, parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 të Kodit Penal.

Por në 15 janar dosja u kthye pas nga gjyqtari i seancës paraprake Paulin Çera. Çera i kërkoi prokurorisë të hiqte akuzën për nxitje të veprave terroriste dhe arsyetoi se i pandehuri duhet të gjykohej vetëm për nxitje të urrejtjes.

“Qëllimi i tij nëpërmjet shkrimeve dhe videove të publikuara në datat 7 janar 2018; 12 janar 2018; 11 janar 2018; 12 dhjetor 2017 dhe 12 Dhjetor 2017, ka qenë për të nxitur urrejtje ndaj komunitetit hebre, për shkak të racës së tyre”, thuhet në arsyetimin e gjyqtarit në vendimin paraprak.

Pafajësia

Por pas shqyrtimit me themel, kolegia e tij Eda Kaja vendosi më 11 qershor 2021 ta rrëzonte tërësisht akuzën e ngritur nga prokuroria.

Siç del nga vendimi i gjykatës për pafajësi, gjyqtarja u bazua kryesisht në argumentet e mbrojtjes dhe një karakteristikë lëshuar nga drejtoresha e shkollës ku Eduart G. kishte qenë mësues.

Në karakteristikën e cituar në vendim si argument në favor të pandehurit thuhet se ai i “ka trajtuar me dinjitet në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme, pa presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminim, pa dhunë, këdo në institucionin arsimor”.

Në vendim thuhet se karakteristika, tregonte personalitetin e tij dhe aludohet se ai nuk mund të bëhej me faj për statuset e para disa viteve të cilat “interpretohen sipas vullnetit të çdo kujt”.

Njësoj gjyqtarja arsyeton se në çështje mungonte elementi i dashjes edhe pse vetë 41-vjeçari pranon se i ka shkruar statuset. Ky i fundit citohet në vendim të thotë se distancohej nga çdo lloj thirrje për dhunë etnike apo racore dhe pretendon se thirrjet u adresoheshin vetëm atyre personave që kishin bërë krime.

Ndërkohë gjykata i mëshon në arsyetim faktit se nga statuset nuk ka pasojë.

“Prokuroria nuk arriti të provojë tej çdo dyshimi të arsyeshëm qoftë edhe një element të ndonjë fakti i cili kishte sjellë kryerjen e veprimeve që përbëjnë krime, siç është vrasja e personave të caktuar nga një individ apo grup”, thuhet në pjesën arsyetuese.

Më tej gjyqtarja arsyeton se i pandehuri ishte penduar dhe se “pas këtyre datave nuk ka vijuar të publikojë shkrime e video të tjera”. Gjyqtarja argumenton se publikimet kanë qenë të ndikuara prej momentit. Ajo vendosi bashkë me pafajësinë edhe heqjen e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit.

Prokuroria e Durrësit i tha BIRN se kishte apeluar çështjen, por procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit nuk ka filluar ende.

Etiketa: antisemitizëmApelArrestBallkanBIRNBurgdiskriminimDosjaEda KajaEmriFacebookGjykataGjykata e DurrësitGjykatësGjyqhashebrehebrenjHetimetInstituti Ndërkombëtar RepublikanItalikomuniteti hebreKrimeMASMedianazistNxitje e urrejtjesParaPaulin ÇeraPoliciapostimeProkuroriaRadikalizimiraportRaportiSHBAshqipShqipëriShqipëriaSigurimiVendimVendimivideoVrasjavrasje
Tjetri

Ukrainë-Rusi: Fqinjësi problematike

nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.