AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata liron nga sekuestrimi shumë nga pronat e Habilajve si të realizuara me punë të ndershme

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Moisi Habilaj, i dënuar nga Prokuroria e Posaçme për trafik droge.

SPAK deklaroi se hetimi pasuror mbi familjen nga Vlora të njohur për lidhjet me ish-ministrin Sajmir Tahiri ka dalë në konkluzionin se një pjesë e saj “është e pajustifikuar” dhe duhet të kalojë në pronësi të shtetit ndërsa pjesa më e madhe hiqet nga sekuestrimi dhe u kthehet.

Moisi Habilaj, i dënuar nga Prokuroria e Posaçme për trafik droge.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten të heqë urdhrin e sekuestrimit për pjesën më të madhe të pasurive të familjes Habilaj sa i përket numrit të tyre ndërsa urdhëroi konfiskimin dhe kalimin nën pronësi të shtetit të një të tretës së tyre pasi Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij u shpallën fajtor dhe u dënuan nga drejtësia italiane dhe ajo shqiptare.

Gjykata e Posaçme thotë në një njoftim se kryetarja Irena Gjoka ka vendosur që një listë me 9 pasuri, përfshirë prona të patundshme dhe automjete, konfiskohen dhe i kalojnë shtetit ndërsa pjesa tjetër e pasurive të sekuestruara në vitin 2018, lirohen.

“Revokimin e masës së sekuestrimit për pasuritë e tjera sekuestruar  me vendimin Nr.20, datë 15.09.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda,” shkruhet në vendimin e shpërndarë me Whatsapp në mënyrë të pjesshme nga gjykata, ku emrat e pronarëve të pasurive nuk janë.

Vendimi nuk saktëson se sa është vlera e pasurive të konfiskuara ndërsa vendimi i sekuestrimit i vitit 2018 rendiste rreth 29 prona të luajtshme dhe të paluajtshme. Pjesa më e madhe e tyre u liruan nga sekuestrimi si pasuri të ligjshme.

Moisi Habilaj u dënua me 15 vjet heqje lirie më 18 maj 2021, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në tentativë, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Dënime të rënda morën edhe bashkëpunëtorët e tij.

Autoritetet Italiane goditën bandën e trafikut të marijuanës në vitin 2017, pasi kishin mbajtur nën përgjim organizatën për katër vjet me rradhë. Kërkesa për urdhrat e arrestit të tyre në Gjykatën e Katanias në Siçili, u publikua në Shqipëri nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe shkaktoi një stuhi politike për shkak të lidhjeve mes vëllezërve Habilaj dhe ish-Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Prokuroria dhe policia shqiptare u vunë në lëvizje pas arrestimit të Habilajt në Itali dhe inspektoi fshatin Babicë e Vogël, ku gjeti pesë ton kanabis.

Mes pasurive të liruara janë edhe 10 objekte në proces legalizimi, apartamente, njësi shërbimi e të tjera.

Një prej prokurorëve që përfaqësoi SPAK në gjykatë në këtë çështje, Vladimir Mara shpjegoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se kërkesa fillestare për konfiskim është kryer për të gjitha pasuritë e sekuestruara në vitin 2018. Sipas tij, gjatë procesit gjykata ka caktuar një grup ekspertësh që ka konkluduar se prej vlerës totale të pasurive të skuestruara nuk arrihej të justifikohej me burime të ligjshme shuma rreth 80 milionë lekë.

“Në përfundim ne kërkuam që të konfiskoheshin pasuri në vlerën e konkluduar nga ekspertët”, tha prokurori Mara dhe sqaroi se në këtë rast është kërkuar që të mos procedohej me sekustrim të pjesshëm të të gjitha pasurive, por me sekuestrimin e plotë të disa prej tyre, pasi kështu është më i lehtë administrimi nga shteti.

Një masë të tillë SPAK e ka zbatuar edhe në rastin e Kelmend Balilit dhe familjes së tij. Pasi Balili u dënua për trafik ndërkombëtar droge, gjykata konkludoi se 60% e pasurive të tij janë vënë me punë të ndershme.

Etiketa: BashaBIRNDrejtësiaDrogeGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësHabilajhetimi pasurorIrena GjokaItalikanabisKonfiskimKrimeLulzim BashaMASMoisi HabilajNarkotiknarkotikëOrganizata kriminalePoliciaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmepronaPunëPunëtorPunëtorëSajmir TahiriSHshqipShqipërishqiptareSiçiliSPAKTrafikTrafik DrogeVendimiVladimir MaraVlora
Tjetri
Vladimir Voronin – relika sovjetike që synon një fillim të ri në politikë

Vladimir Voronin - relika sovjetike që synon një fillim të ri në politikë

protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.