AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

HEC-et në Valbonë: Qeveria bën një sy qorr ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë

Dy hidrocentralet në luginën e Valbonës, të bllokuara nga përmbarimi gjyqësor me masë sigurie nga Gjykata e Lartë, vazhdojnë të prodhojnë energji elektrike dhe t’ia shesin OSHEE-së sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
19:57 | 20/01/2022
në Artikull kryesor, Investigime
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
foto hec valbone
HEC ne Valbone | Foto nga Bashkim Shala

Prurjet dimërore të përroit të Çeremit në fillim të dhjetorit ishin të vrullshme. Përmes një tuneli të gërmuar në shkëmb dhe nëpërmjet tubave, uji rrjedh nga mali dhe futet në turbinat e hidrocentralit pranë fshatit Dragobi, ndërsa zhurma e agregateve oshëtin në luginën e Valbonës.

Uji që rrjedh nga turbinat del i turbullt, përpara se të bashkohet me rrjedhën e kaltër të lumit të Valbonës. Disa kilometra më lart në drejtim të fshatit Valbonë është ndërtuar edhe HEC-i i dytë, i cili furnizohet gjithashtu me tuba përmes përroit të Çeremit.

“Po punojnë dhe po i luajnë fenë,” thotë Shkëlzen Metalia, aktivist mjedisor që ka protestuar vazhdimisht kundër ndërtimit të HEC-eve. “Nuk kemi se çfarë të bëjmë,” shtoi ai i dorëzuar.

Me 11 nëntor, pas një vendimi për masë sigurie të marrë nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, Zyra e Përmbarimit Gjyqësor në Kukës vendosi pezullimin e punës dhe kontratës së dy hidrocentraleve – HEC Dragobia dhe Çeremi.

Por gati dy muaj më vonë nga ekzekutimi në letër i këtyre vendimeve, të dy hidrocentralet vazhdojnë të prodhojnë energji elektrike dhe t’ia shesin atë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas të dhënave që BIRN siguroi nga ERE nëpërmjet ligjit për drejtën e informimit, vetëm në muajin dhjetor, këto HEC-e i kanë shitur 5,648 MWh energji elektrike Furnizuesit të Tregut të Lirë Sh.a, një kompani publike pjesë e grupit OSHEE.

E pyetur nga BIRN, OSHEE dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, pretenduan se nuk ishin të informuar për masën e sigurisë së vendosur nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se kishte marrë dijeni, por pretendoi se ishte përgjegjësi e Zyrës së Përmbarimit Tropojë të informonte institucionet e tjera.

Ndërkohë, përmbaruesi i Tropojës, Eduard Mrishaj tha se pala paditëse nuk ishte ankuar se hidrocentralet vazhdonin të punonin.

“Asnjë nga 27 banorët e Njësisë Administrative Margegaj të Bashkisë Tropojë, por edhe Shoqata Toka e përfaqësuar nga znj. Catherinë Bohne nuk ka paraqitur në zyrën tonë ndonjë ankesë,” tha ai.

HEC-et Dragobia dhe Çeremi janë ndërtuar nga kompania ‘Dragobia Energy’ Shpk, e cila është në pronësi 100% të kompanisë “Gener 2’ – një nga kompanitë më të mëdha në vend.

I pyetur nga BIRN mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, Albi Greva, zëdhënës i kompanisë ‘Gener 2’ pretendoi se ai po zbatohej dhe uji që kalonte në agregatet e hidrocentraleve në Valbonë nuk prodhonte energji elektrike.

“Uji mund të hyjë në central por jo për qëllim prodhim energjie,” tha Greva. “Ne i respektojmë rregulloret,” shtoi ai.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës është një nga pikat më të bukura natyrore të veriut të Shqipërisë dhe gëzon mbrojtje të veçantë ligjore.

Por pavarësisht statusit të mbrojtjes, qeveria shqiptare ka firmosur ndërtimin me koncesion të dy HEC-eve në Valbonë, duke nxitur një betejë disa vjeçare të banorëve të zonës dhe një seri padish gjyqësore.

Pas një beteje 6-vjeçare kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, banorët e zonës korrën një fitore të vonuar më 21 korrik, kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi si masë sigurie pezullimin e kontratës së koncesionit për HEC Dragobia dhe Çeremi.

Vendimi i gjyqtarëve Sokol Sadushi, relatorit Ilir Panda dhe Sokol Binaj thotë se pezullohej kontrata e koncesionit, shtesat që i ishin bërë asaj dhe lejet e përmendura në padi. Pezullimi sipas vendimit të shkurtuar do të zgjasë “deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Vendimi u mor 5 vjet pas dorëzimit të padisë nga një grup banorësh dhe shoqata “Toka” – kohë kjo e mjaftueshme për ndërtimin e HEC-eve dhe nisjen e prodhimit të energjisë prej tyre.

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ishte i vetmi që pezulloi punimet si masë paraprake, deri në shqyrtimin e themelit të çështjes. Në qershor 2018, Gjykata Administrative e Apelit pranoi kërkesën e protestuesve për pezullim të punimeve. Por në një vendim të paprecedentë, pezullimi u rrëzua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës.

Sami Demiri nga fshati Dragobi, një ndër aktivistët kryesorë që është vënë në mbrojtje të Lumit Valbona nga ndërtimi i HEC-eve, i tha BIRN se beteja për mbrojtjen e luginës nuk ka qenë pa kosto për banorët, të cilëve iu desh të përballeshin me kompaninë koncesionare.

“Nuk kam marrë parasysh asgjë kur vjen puna për mbrojten e Parkut Kombëtar,” tha Demiri. “Madje në shenjë proteste nuk i kam dhënë dorën asnjë pushtetari që ka ardhur nga Tirana,” shtoi ai.

Demiri rikujtoi një bisedë me një gotë raki përpara me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, së cilës i kishte thënë kur ishte për vizitë në Tropojë: “Natyra është më e shtrenjtë se nana. Nana jeton 70-80 vjet, ndërsa natyra është e përjetshme.”

Por ndërkohë që beteja e aktivistëve për ruajtjen e lumit Valbona vazhdon, edhe prodhimi i energjisë elektrike nga kompania koncesionare nuk është pezullur.

Bashkëfshatari i tij, Ibrahim Demiri, ish-drejtor i shkollës 9-vjeçare të Dragobisë dhe sot mësues në pension, është i shqetësuar se biodiversiteti i lumit të Valbonës po tjetërsohet në mënyrë të pashmangshme nga turbinat e HEC-eve.

“Lumi Valbona ndër shekuj ka ruajtur kaltërsinë e saj të veçantë edhe në kohë dimri, periudhë shirash, por edhe në pranverë kur shkrin bora dhe fryhet lumi,” tha Ibrahimi.

“Shikojeni vetë si është turbulluar pas përzierjes së ujit me përroin e Çeremit nga ndërtimi i HEC-eve,” shtoi ai, ndërsa theksoi se turbullimi i ujit rrezikon gjallesat, “përfshirë troftën e famshme të Valbonës.”

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëAlbi GrevaBanorëBIRNÇeremDragobiaDragobia EnergyEduard Mrishajenergji elektrikefitoreGener 2GjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykata e Rrethit Gjyqësor të TropojësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHECHEC ÇeremiHEC DragobiaHidrocentraletIlir PandaKolegjiKoncesionkostoLumiMaliMargegajMASmbrojtjeOperatori i Sistemit të TransmetimitOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOSHEEOSTpadiprodhimprotestePunaPunëQeveriaQeveria shqiptarerakiSami DemiriSHSHBAShkëlzen MetaliashqipshqiptareSokol BinajSokol SadushiTiranaTokaValbonaValbonësVendimVendimiYuri Kim
I mëparshmi

ILD kërkon shkarkimin e prokurores Belina Zeneli për “mospërmbushje të funksioneve”

Tjetri

Si e ndau Euro Evropën

Tjetri

Si e ndau Euro Evropën

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.