AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Hetime për rikthim të trafikut me gomone nga Vlora për refugjatët e Lindjes së Mesme

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gomonia e bllokuar të enjten në Vlorë nga Roja Bregdetare.

Arrestimi i dy personave dhe bllokimi i një gomoneje nga Roja Bregdetare në Vlorë nxit dyshimet për riaktivizimin e trafikut përmes ngushticës së Otrantos drejt Italisë, ndërsa mbyllja e kufijve tokësore për shkak të COVID-19 ka bllokuar në Shqipëri me dhjetra emigrantë nga Lindja e Mesme.

Gomonia e bllokuar të enjten në Vlorë nga Roja Bregdetare.

Mëngjesin e së enjtes, një anije e Rojes Bregdetare ndaloi dy persona që po lundronin me një gomone 9 metra të gjatë në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë në Karaburun. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, gomonia ishte e vjedhur në Greqi dhe dy të arrestuarit Paulin Koçi, 25 vjeç, dhe Dushan Spahiu, 43 vjeç, u referuan në Prokurori për akuzën e “trafikut të mjeteve motorike”.

Kjo nuk është akuza e vetme që rëndon mbi dy të arrestuarit nga Vlora. Gomonia e bllokuar të enjten dyshohet se është përdorur për të transportuar refugjatë nga Lindja e Mesme drejt Italisë; një aktivitet që sinjalizohet të jetë ringjallur në Vlorë pas bllokimit të kufijve tokësorë për shkak të epidemisë së COVID-19.

Ndryshe nga njoftimi zyrtar, BIRN mësoi se Policia i ka referuar dy të arrestuarit në Prokurorinë e Vlorës jo vetëm për trafik të mjeteve motorike, por edhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

“Ka një referim për trafikim mjetesh motorike, për të cilën ka edhe materiale nga Interpol dhe janë referuar edhe për trafikim apo dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, por për këtë të dytën për momentin nuk ka dokumente,” tha prokurori Aurel Zarka për BIRN.

Prokurori Zarka shtoi se Paulin Koçi dhe Dushan Spahiu do të dërgoheshin në gjykatë vetëm për referimin e parë, ndërsa për trafikun e klandestinëve drejt Italisë do të priteshin materialet e Policisë. “Mund të regjistrohet si akuzë në një moment të dytë,” shtoi Zarka.

Të dhënat kontradiktore për gomonen e bllokuar në Vlorë nuk gjenden vetëm në raportet e Policisë. Edhe Ministria e Mbrojtjes tërhoqi mbrapsht një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare të enjten, ku raportohej fillimisht se gomonia e bllokuar të enjten në Karaburun dyshohej të  kishte transportuar një ditë më parë, 33 klandestinë drejt Italisë.

Të arrestuarit Koçi dhe Spahiu i kanë mohuar akuzat, ndërsa pretenduan se “kishin dalë në det për të testuar mjetin lundrues, pa patur lejen përkatëse”. Edhe të afërm të tyre mohuan përfshirjen në trafikun e qënieve njerëzore përmes Adriatikut. “Vëllai im ka qenë në banesë mbrëmjen e së mërkurës,” tha Plaurent Spahiu për BIRN.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Albana Qehajaj e konsideroi lapsus njoftimin e parë ku përmendej transporti i klandestinëve, ndërsa shtoi se ishte marrë masë administrative ndaj një punonjëseje. (Linku i njoftimit përmend klandestinët ndërsa teksti u ndryshua:http://mbrojtja.gov.al/index.php/newsroom-2/4315-forca-detare-sekuestron-nje-gomone-qe-dyshohet-per-trafik-emigrantesh).  Qehajaj i tha BIRN tha se në komunikimin e brendshëm “nuk përmendeshin klandestinë” dhe se nuk e kuptonte se si ky informacion kishte përfunduar në deklaratën zyrtare.

Linjë trafiku nga Adriatiku

Një grup emigrantësh klandestinë të bllokuar në Novoselë të Vlorës nga Policia lokale. Foto: Jerola Ziaj.

Gjatë krizës së refugjatëve nga Siria dhe Lindja e Mesme në vitin 2015, Shqipëria mbeti jashtë korridorit ballkanik prej nga mijëra njerëz kaluan për të mbërritur në vendet e Bashkimit Europian.  Megjithatë prej vitit 2017, mbyllja e kufijve të Ballkanit ka sjellë pesëfishim të numrit të refugjatëve të kapur në Shqipëri.

Shqetësimi se rritja e numrit të emigrantëve në Shqipëri do të riaktivizonte grupet kriminale të trafikut të qënieve njerëzore si dhe linjën e vjetër të trafikut klandestin përmes detit Adriatik nuk është i ri. Në vitin 2015 pas një samiti të BE-së për krizën e refugjatëve, gazeta italiane “La Repubblica” publikoi një raport konfidencial të Brukselit ku jepej alarmi për mundësinë e hapjes së një korridori të ri mes Shqipërisë dhe Italisë.

Prej fillimit të vitit 2020, shqetësimi i BE-së duket se nuk është veçse një hipotezë.

Një grup prej 33 emigrantësh kurdo-irakenë u kapën në fillim të janarit nga marina e Leçes, ndërsa zbarkuan në brigjet e Salentos të lagur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas gazetës La Republicca, emigrantët u raportuan autoriteteve se kishin mbërritur në brigjet italiane në bordin e një gomoneje të nisur nga Shqipëria.

Sinjalet për një rrugë trafiku me gomone përmes Adriatikut vihen re edhe me shtimin e numrit të refugjatëve nga Lindja e Mesme të bllokuar nga policia në Vlorë gjatë këtij viti. Prej janarit, Policia e Vlorës ka raportuar ndalimin e dy grupeve me 58 refugjatë në zonën e Novoselës- e cila nuk bën pjesë në rrugët e zakonshme të tranzitit që ndjekin ata në Shqipëri.

Përgjithësisht, refugjatët nga Lindja e Mesme hyjnë në Shqipëri nga Kakavija ose Kapshtica dhe udhëtojnë drejt Shkodrës, prej nga kalojnë më pas në Mal të Zi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gomonia 9 metra e gjatë, e bllokuar në Karaburun bashkë me Dushan Spahiun dhe Paulin Koçin po mbahej nën vëzhgim prej një muaji nga Policia Kufitare shqiptare dhe Guardia di Finanza italiane,  për shkak të dyshimeve se ishte përfshirë në trafikun klandestin përmes kanalit të Otrantos.

Dyshimet për vendosjen e linjës së vjetër të trafikut klandestin me Italinë në dispozicion të numrit të emigrantëve në rritje nga Lindja e Mesme në Shqipëri konfirmohet për BIRN edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Vlorës, të cilët folën në kushtet e anonimatit.

“Gomonia vëzhgohej prej dy javësh dhe është ndjekur edhe kur kishte klandestinë në bord,” tha për BIRN një prej ushatarakëve pjesmarrës në operacion. Edhe një zyrtar i Policisë së Vlorës pranoi se trafiku i emigrantëve ishte një nga pistat që po hetoheshin në vazhdim.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAkuzaAnijearrestimiAurel ZarkaBEBIRNCOVIDCOVID-19gazetagomoneGreqiGrupet kriminaleGuardia di FinanzahetimeInterpolKaraburunLa RepubblicaLindjaLindja e MesmeLokaleMASMbrojtjaMinistria e MbrojtjesoperacionPoliciaProkuroriraportSamitiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSiriaTrafiktrafikuVloraVlorë
Tjetri
Të mbijetuarit e COVID-19 rrëfejnë betejën me frikën dhe sëmundjen

14 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i viktimave rritet në 28

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.