AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KLP ndryshoi rregulloren për t’i zgjedhur drejtuesit e prokurorive ‘pa veting’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi pas intervistave me katër kandidatët e parë të SPAK-ut. Foto: Malton Dibra/LSA.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë një vendim për të ndryshuar rregulloren e institucionit duke i dhënë të drejtën vetes të promovojë drejtues në krye të prokurorive të rretheve dhe të apelit të cilët nuk e kanë bërë akoma vetingun; ndërsa kandidatëve që e kanë kaluar me sukses filtrin e rivlerësimit do t’u bëhet një kontroll shtesë për pasurinë dhe figurën.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi pas intervistave me katër kandidatët e parë të SPAK-ut. Foto: Malton Dibra/LSA.

Me 6 vota pro dhe 3 vota kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të mërkurën ndryshimin e rregullores për rekrutimin dhe karrierën e prokurorëve, duke i dhënë të drejtën vetes që të kryejë verifikimin e pasurisë dhe të figurës së prokurorëve që do të kandidojnë për drejtues të prokurorive, pa kaluar procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK dhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA.

Gjithashtu, KLP ka vendosur që ti bëj kontroll pasurie dhe figure kandidatëve që e kanë kaluar procesin e rivlerësimit për periudhën pas filtrimit të tyre nga KPK dhe KPA.

“Këshilli vlerësoi se procesi i vetingut nuk duhet të pengojë e aq më pak të shërbejë si justifikim që Këshilli të mos realizojë procese shumë të rëndësishme për karrierën e prokurorëve ku përfshihet edhe ngritja në detyrë,” tha KLP nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Këshilli shtoi se ligji i ngarkon në mënyrë eksplicite të drejtën dhe kompetencën për të kryer verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve dhe më pas të kryejë edhe procedurat e vlerësimit dhe pikëzimit.

“Këtë kompetencë që ligji i ka dhënë Këshillit, ai nuk mund t’ia delegojë një organi tjetër siç është Komisioni i Pavarur të Kualifikimit,” shtoi KLP.

Ky vendim i KLP-së merr një rëndësi të veçantë pasi aktualisht, nga 29 prokurori rrethesh gjyqësore dhe 6 prokurori të Apelit që ka Shqipëria, vetëm 3 drejtues kanë emërim të përhershëm, ndërsa pjesa tjetër janë me emërim të përkohshëm.

Ndërkohë, KLP ku mazhorancën duhet ta kenë anëtarët e ardhur nga radhët e prokurorëve ka 2 vakanca, duke i dhënë mazhorancën anëtarëve joprokurorë – të cilët nuk votohen nga Këshilli i Prokurorisë por nga Kuvendi.

I pyetur nga BIRN lidhur me atë çfarë mund të sillnin ndryshimet e rregullores së karrierës së prokurorëve, kryetari i KLP-së Genti Ibrahimi tha se këto ndryshime synonin t’i jepnin mundësi Këshillit të “të operojmë më shpejt,” për promovimin e prokurorëve.

“Kur miratuam fillimisht rregulloren nuk ishim të vetëdijshëm për ritmet e procesit të rivlerësimit dhe për këtë arsye, u parashikua që do të priteshin institucionet e vetingut për një afat tre mujor”, tha Ibrahimi në një intervistë nëpërmjet telefonit.

“Më e keqja që mund të ndodhi nga kjo vendimmarrje është një dublim i resurseve të institucioneve”, shtoi ai.

Ndryshimet dhe shfuqizimet 

Me votën e kryetarit të KLP-së, Gent Ibrahimi; zv/kryetarit Alfred Balla; Nurihan Seiti Metajt; Sandër Becit dhe Tartar Bazajt, si edhe të anëtarit prokuror Vatë Staka, KLP ka vendosur ndryshimin dhe shfuqizimin e disa parashikime të dispozitës tranzitore të rregullores së karrierës së prokurorëve të miratuar më 27 shtator 2019.

Në pakicë, anëtarët prokurorë Esmeralda Cami Keshi, Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri kanë votuar kundër ndryshimeve të propozuara nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës në KLP.

Me vendimin nr.231, të datës 27 tetor, KLP ka ndryshuar pikën 1 të gërmës “A” të dispozitave tranzitore të rregullores për karrierën e prokurorëve.

Në këtë pikë të rregullores së mëparshme, parashikohej se kandidatët që kishin kaluar vetingun me vendim të formës së prerë, në rastet kur duhej të promovoheshin gjatë periudhës kalimtare, nuk duhej t’i nënshtroheshin procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës sipas përcaktimeve të pikës 2 dhe 7 të nenit 32 të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Ndërkohë, me ndryshimin e datës 27 tetor, Këshilli përcakton se edhe kandidatët që janë konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë të institucioneve të vetingut, i nënshtrohen procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për periudhën pasi vendimi ka marrë formë të prerë.

KLP gjithashtu ka shfuqizuar katër pika të rubrikës së dispozitave tranzitore të rregullores për karrierën e prokurorëve.

Janë shfuqizuar pikat 2 dhe 3 të gërmës “A” të dispozitës tranzitore, ku parashikohej se kandidatët që duhet ti nënshtrohen vetingut, të cilët janë ose jo në proces, do rivlerësoheshin me përparësi nga KPK.

Në pikën 4 por të gërmës “A” të shfuqizuar, parashikohej se nëse KPK nuk i përgjigjej kërkesës së Këshillit për këta kandidatë brenda 3 muajve nga momenti i paraqitjes së kërkesës, atëherë rivlerësimin e bënte KLP.

Qëndrimet e kundërta në mbledhjen plenare

Gjatë prezantimit të projekt-vendimit për ndryshimin e rregullores, kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi tha se, procedura e ndjekur duke i kërkuar institucioneve të vetingut rivlerësimin me përparësi të kandidatëve për pozicione të ndryshme, mund të sillte vonesa.

“Nuk përmirëson apo përkeqëson ndonjë gjë ky vendim, por na jep mundësinë të operojmë më shpejt,” tha Ibrahimi për BIRN.

Relatori i projekt vendimit, Sandër Beci u shpreh se rregullorja e miratuar më herët bindte ndesh me Ligjin për Statusin e Magjistratëve, ndërsa vetingu po cënonte karrierën e prokurorëve.

“KLP duhet te garantojë karrierën e prokurorëve,” tha Beci. “Vetingu të mos cënojë procesin e rritjes në detyrë,” shtoi ai.

Edhe anëtarët e tjerë jo prokurorë u shprehën dakord me nevojën e ndryshimeve në rregullore.

Tre prej katër anëtarëve prokurorë të KLP-së, Esmeralda Cami Keshi, Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri janë shprehur kundër ndryshimit të rregullores. Në diskutimet në seancë plenare, ata këmbëngulën në rëndësinë e kryerjes së rivlerësimit të kandidatëve për drejtues prokurorie nga institucionet kushtetuese të vetingut.

“Megjithëse jam anëtar i Komisionit të Karrierës nuk kam nënshkruar në këtë relacion,” tha prokurori Bujar Sheshi.

“Nëse bënim ato ndryshimet e rregullores, ishte e mundur të krijonim perceptim të gabuar të integritetit të Këshillit, nëse ne si Këshill e kalonim një kandidat dhe nëse KPK e shkarkon,” shtoi ai.

Sheshi vijoi se KPK mund ta ketë përfunduar hetimin administrativ për pjesën më të madhe të prokuroreve.

“Ne si këshill, t’i japim një listë me kërkesën që brenda një afati një mujor e tre mujor të na japi një përgjigje,” tha Sheshi.

“Në rast se KPK do të vonojë vlerësimin, edhe ne e kemi të gatshëm dhe e vlerësojmë,” shtoi Sheshi.

Anëtari Kostaq Beluri shprehu gjithashtu mendimin kundër ndryshimit të rregullores. Duke u bazuar në nenin 164 të Ligjit për Statusin, lidhur me “Dispozitat kalimtare për magjistratët e gjykatave dhe prokurorive të tjera”, ai theksoi se e konsideronte të domosdoshëm se ata që duhej të kandidonin për drejtues duhej që më parë të kalonin vetingun.

“Situata që kalojmë është situatë kalimtare. Neni 164 i ligjit për statusin, parashikon se e gëzojnë statusin e magjistratit vetëm nëse e kalojnë vetingun,” evidentoi Beluri dhe shtoi se Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e KLP dhe të SPAK-ut kishin kaluar vetingun dhe pastaj ishin caktuar në pozicionet e tyre.

“Unë drejtuesin e një prokurorie e vlerësoj si një prokuror të SPAK-ut” shtoi ai.

Prokurorja Esmeralda Cami Keshi pohoi se rregullorja e miratuar një vit më parë kishte bërë interpretim të ligjeve në fuqi.

“Vetë legjislatori ka ngritur institucione të specializuara për procesin e rivlerësimit, që janë KPK dhe KPA,” tha ajo.

Sipas saj, përcaktimet e rregullores së mëparshme nuk e ngadalësonin punën e këshillit.

“Rregullorja na ka garantuar që veç lajmërimit të KPK për përparësinë e kandidatëve, mund të nisim edhe punën vetë, por që nuk mund ta përfundojmë vetë pa kaluar ky afat tre mujor, pa marrë nga KPK një përgjigje,” pohoi prokurorja Cami Keshi.

Zv/kryetari i KLP, Alfred Balla, tha se ishte e vështirë të përfundohej procesi i rivlerësimit për tre muaj dhe solli në vëmendje dy shembuj të vonesave me vite të institucioneve të vetingut.

“Unë ta jap që sot deklarim publik, se asnjë nuk ka për të mbaruar për tre muaj…, është e vdekur kjo. Kemi dy vjet që kemi nisur procedurën për z.Anton Martini dhe znj. Elisabeta Imeraj për në SPAK dhe ata ende nuk kanë mbaruar procesin e vetingut”, theksoi Balla.

Ai shtroi pyetje se çfarë do të ndodhte pas një viti e gjysmë kur të mbaronte mandati i KPK.

“Përsëri do ketë ngritje në detyrë dhe do shfuqizohet kjo pikë. Më mirë e shfuqizojmë që sot,” tha Balla.

Në fund të diskutimit, kryetari Gent Ibrahimi insistoi se vetingu i KLP-së vlerësonte nëse prokurori bënte për drejtues dhe jo për magjistrat.

“Tashmë e dimë dinamikën e punës së organeve të vetingut,” tha Ibrahimi, ndërsa shtoi se “ato janë një makineri që ecën ngadalë, që i jep produktet ngadalë.”

Edhe pse Ibrahimi pretendon që rivlerësimi në KLP është me i shpejtë, 6 prokurorë kandidatë për një pozicion inspektor në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ILD, prej 8 muajsh nuk janë verifikuar nga Këshilli për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

“Vetingu ynë i vogël ka të bëjë nëse një prokuror është i përshtatshëm për drejtues”, vijoi ai.

Prokurori Bujar Shehshi ndërhyri lidhur me qëndrimin e Ibrahimit për ngadalësinë e institucioneve të vetingut, duke theksuar se procesi i rivlerësimit nuk ishte në hapat e tij fillestarë dhe karakterizimi i bërë nga kryetari ishte i pasaktë.

“Kanë kaluar gati dy vjet, që KPK ka nisur punë dhe ka hedhur shortin për pjesën më të madhe të prokurorëve. Nuk është më gjendja që ka qenë në fillim,” theksoi Sheshi, i cili vuri në dukje se Këshilli nuk kishte infrastrukturë, mundësitë apo ekspertët për të bërë atë hetim që mund të realizojë KPK.

“Që mund të ketë përplasje të rezultateve jemi të ndërgjegjshëm,” përfundoi Sheshi

I pyetur nga BIRN Ibrahimi e pranoi mundësinë e cënimit të imazhit të KLP-së për shkak të vendimeve të ndryshme për drejtuesit që mund të japë KPK dhe KPA.

“Druaj se do të cënohej imazhi, por imazhi i KLP kompromentohet edhe kështu, kur jemi të detyruar të kryejmë çdo tre muaj komandimin e përkohshëm të drejtuesve,” tha ai.

Kryetari i KLP-së deklaroi se pavarësisht ndryshimit të rregullores, do t’i kërkohej KPK që të kryente me përparësi vetingun për kandidatët për drejtues, por se edhe Këshilli do të niste verifikimin paralelisht.

“Kur KPK nuk arriti të prioritarizonte kandidatët për SPAK, nuk mund t’ia lejojmë vetes të presim tre muaj,” tha ai.

“Janë ende dy kandidatë për SPAK për të cilët nuk ka përfunduar vetingu, një zonjë është në shkallë të parë dhe tjetri në apel,” shtoi Ibrahimi.

Sipas tij, Këshilli bënë ‘thuajse 100%’ të verifikimeve që kryejnë edhe institucionet e vetingut.

“Verifikimi ndryshon në faktin se KPK dhe KPA nuk janë të varura krejtësisht nga institucionet ndihmëse, ne jemi më shumë të lidhur me ato”, pohoi Ibrahimi duke kundërshtuar veten.

Ai shprehu bindjen se nuk do të kishte ndonjë diferencë në cilësinë e kandidatëve për drejtues nëse verifikimi do të kryhej nga KLP.

“Të gjithë e dinë që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut dhe nuk do të kishte kuptim që dikush të kandidonte për të qenë drejtues disa muaj”, tha Ibrahimi.

Ai nuk preferoi ti përgjigjej pyetjes nëse konsideronte se vendimi për ndryshimin e rregullores ishte ose jo në frymën e legjislacionit për reformën në drejtësi.

Lidhur me faktin se anëtarët jo prokurorë dhe vetëm një nga katër anëtarët prokurorë ka votuar për ndryshimin e rregullores duke vendosur për emërimin e drejtuesve të prokurorive, Ibrahimi u shpreh se anëtarët ishin të gjithë me të drejta të njëjta dhe se përderisa kuorumi është me 7 anëtarë, të gjitha vendimet janë legjitime.

Etiketa: Alfred BallaAnton MartiniApelBIRNBujar SheshiDibraElisabeta ImerajGent IbrahimiGjyqgjyqtarHetimILDImerajInspektorkandidatëtKLPKostaq BeluriKPAKPKkushtetueseKuvendiMagjistratNurihan SeitiProcesi i vetingutprokurorProkuroriPunërivlerësimiSHshqipShqipëriashtatorSPAKtë drejtaVendimVendimiVetingVetinguVota
Tjetri
Gjobat për parkingjet, një ‘taksë e fshehtë’ mbi banorët e Tiranës

Gjobat për parkingjet, një ‘taksë e fshehtë’ mbi banorët e Tiranës

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.