Lajm5 Jul 2018

Kolegji hedh poshtë ankesën e çiftit Gina-Gashi kundër Arta Markut

Kolegji i Apelimi hodhi poshtë të enjten ankesën e prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi kundër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Autor: Besar Likmeta BIRN Tiranë
Printo

Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Sokol Como, Luan Daci, Ina Rama, gjatë një seance të Kolegjit të Posaçem të Apelimit, KPA, | Foto : LSA

Prokurorët dhe njëkohësisht bashkëshortët Dritan Gina dhe Rovena Gashi i ishin drejtuar Kolegji të Posaçëm të Apelimit për të kontestuar një urdhër të Kryeprokurores Arta Marku që i ka pezulluar nga detyra pas regjistrimit të një procedimi penal për fshehje pasurie.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short dhe i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë, vendosi moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes.

Marku i pezulloi prokurorët Gina dhe Gashi në fillim të muajit maj, pasi ato u morrën të pandehur nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të fshehjes së pasurisë.

Pasuria e bashkëshortëve Gashi dhe Gina po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, e cila njoftohet se ka regjistruar ndaj tyre procedimin në bazë të nenit 257/a-2 të Kodit Penal, i cili parashikon veprën penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, pezullimi nga detyra për Rovena Gashin dhe Dritan Ginën u firmos nga kryeprokurorja Marku më 11 maj, pasi kjo e fundit u njoh me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurve për të dy bashkëshortët.

Prokurorët Gashi dhe Gina e kanë akuzuar Arta Markun se po ndërmerr një hakmarrje