Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Lu i rikujton Balilin, Rama ankohet për gjykatat

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
18:46 | 05/07/2018
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Lu i rikujton Balilin, Rama ankohet për gjykatat

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj (majtas) dhe kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të arritjeve të operacionit "Forca e Ligjit" në Tiranë më 5 korrik 2018. Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Policia shqiptare pretendoi se ka arritur sukses të madh gjatë tetë muajve të fundit, por ambasadorët e pranishëm në konferencën për operacionin “Forca e Ligjit” i rikujtuan se “Peshqit e Mëdhenj janë në det”, ose se Kelmend Balili vijon të jetë i lirë, ose “Skifterët” shqiptarë janë bërë shqetësim në Gjermani ndërsa kryeministri Rama ia hodhi fajin gjykatave.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj (majtas) dhe kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të arritjeve të operacionit “Forca e Ligjit” në Tiranë më 5 korrik 2018. Foto: LSA

Ministria e Brendshme e Shqipërisë prezantoi të enjten atë që e quajti rezultatet dhe sukseset e operacionit “Forca e Ligjit”, një nismë e Ministrit Fatmir Xhafaj, i cili tha se operacioni ka qenë një sukses i madh. Por disa ambasadorë të pranishëm në takim, ndërsa lavdëruan disa raste suksesi, rikujtuan shprehjen tashmë të famshme me peshq të mëdhenj apo dështimin në arrestimin e Klemend Balilit, trafikantit ndërkombëtar të drogës të shpallur në kërkim dy vjet më parë dhe ende të pagjetur.

Gjatë takimit, qeveria shqiptare përmes kryeministrit Edi Rama pretendoi se lidhjet e politikës më krimin janë ndërprerë ndërsa ambasadorët e huaj, gjithmonë duke lavdëruar arritjet, ripërsëritën se nuk janë të bindur për këtë.

Në veçanti, ambasadori i SHBA Donald LU theksoi atë që ai e quajti dështim dhe përsëriti kërkesën “për të parë rezultate”, d.m.th. për të parë peshq të mëdhenj në burg.

“Unë dua të theksoj një dështim të qeverisë, të prokurorisë dhe të policisë – dështimi për të arrestuar Klement Balilin,” tha Lu.

Sipas Lu, Balili është dënuar sakaq në Greqi me burg për jetë pas një operacioni ndërkombëtar të organizuar nga autoritetet greke dhe DEA amerikane i cili e identifikoi Balilin, biznesmen dhe ish-drejtor në shtet në kohën e mandatit të parë të Socialistëve, si drejtues të një organizatë të madhe kriminale të trafikut të drogës.

“Balili është një udhëheqës i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, qeveria, policia dhe prokurorët kanë qenë në pamundësi ose u ka munguar vullneti për ta arrestuar atë,” tha Lu.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Duncan Norman pati gjithashtu lavde për sukseset e policisë gjatë muajve të fundit por theksoi se “peshqit e mëdhenj janë ende në oqean dhe kriminelët e nivelit të lartë kanë ende imunitet”.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz shtoi se hajdutët shqiptarë të shtëpive, të njohur si “skifterët”, janë bërë shqetësim kohët e fundit edhe në Gjermani, pasi fituan famë gjatë viteve të fundit më së shumti në Itali.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i pranishëm në konferencë, nuk u shpreh shumë i kënaqur me kritikat. Ai mbajti një fjalim të gjatë ku krahasoi situatën aktuale të policisë me atë të kohës para se ai të vinte në pushtet dhe pretendoi se gjendja sot është shumë më e mirë. Rama u ankua gjithashtu për gjykatat, që sipas tij, i lënë të lirë kriminelët e arreastuar nga policia.

Rama pretendoi se për policinë shqiptare nuk ka më persona të paprekshëm, pavarësisht nëse “vendës apo të huaj mendojnë ndryshe”.

Lufta kundër krimit të organizuar është një kusht madhor për integrimin e Shqipërisë në BE ndërsa organizatat kriminale shqiptare janë bërë një shqetësim i konsiderueshëm për agjencitë ligjzbatuese në shumë vende anëtare të BE-së.

Tjetri
Këshilli i BE arrin kompromis mbi migrimin

Ambicia europiane e Macronit fillon në Ballkan

Më të lexuarat

Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu

20:01 | 24/06/2022
Lu i rikujton Balilin, Rama ankohet për gjykatat

Lu i rikujton Balilin, Rama ankohet për gjykatat

18:46 | 05/07/2018
KPA mbyll hetimin gjyqësor për ankimin ndaj konfirmimit të Rilinda Selimit

KPA shkarkon Rilinda Selimin për shkak të kontakteve të papërshtatshme

15:17 | 22/06/2022
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

21:53 | 22/06/2022
Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

12:33 | 07/01/2022
Kolegji dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj Elbana Llurit

Kolegji dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj Elbana Llurit

17:11 | 22/06/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.