AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lleshaj keqinterpreton ligjin për azilin për të justifikuar dëbimin e Harun Çelik

Besar LikmetangaBesar Likmeta
6 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, duke folur për reporterët pas një inspektimi në sallën operative te komandimit, të drejtorisë së policisë së Tiranës.| Foto : LSA

Ministri i Brendshëm deklaroi në mënyrë të pasaktë në një intervistë televizive se shtetasi turk, Harun Çelik nuk mund të kërkonte azil në mënyrë verbale në Shqipëri, duke u munduar ta justifikonte dëbimin e tij në rrethana ekstraligjore më 1 janar.

Thirrjet e dëshpëruara ‘azil, azil’ dëgjohen në një video të publikuar në media të vijnë nga makina e policisë që shoqëroi mësuesin turk, Harun Çelik – një pjesëtar i lëvizjes Gulen, i cili u dëbua nga Tirana drejt Stambollit mbrëmjen e 1 janarit nëpërmjet një fluturimi të “Air Albania’.

I pyetur në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi mbi ligjshmërinë e këtij dëbimi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se dëbimi i Çelik ishte amplifikuar nga media, që sipas tij kishte publikuara shumë fakte të pasakta dhe inekzistente.

Ministri shtoi se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.

“Ne nuk kemi asnjë dokument, të paktën kaq sa unë jam informuar, nga Polica e Shtetit, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që qytetari turk ka aplikuar apo ka kërkuar azil,” tha Lleshaj.

“Kërkesat për azil nuk janë verbale, kërkesat për azil janë të shkruara dhe unë nuk di që të ketë patur një dokument të tillë,” shtoi.

Megjithatë, ndryshe nga sa pretendon ministri Lleshaj se kërkesa për azil duket të paraqitet me shkrim, ligji 121/2014 “Për azilin” shprehet qartë se kërkesa për azil mund të bëhet në çdo lloj forme në vendin tonë.

“Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar,” thuhet në Nenin 3 të ligjit.

I pyetur nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme për interpretimin e tij të pasaktë të ligjit dhe justifikimin e dhënë për dëbimin e shtetasit turk, Lleshaj nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, e kontaktuar nëpërmjet zëdhënësit, edhe zyra e Kryeministrit Edi Rama nuk i komentoi deklaratat e Ministrit të Brendshëm.

Harun Çelik, baba i katër fëmijëve me profesion mësues u ndalua më 8 korrik 2019 në aeroportin e Rinasit bashkë me shtetasin tjetër turk, Selami Simsek, në përpjekje për të udhëtuar në Kanada përmes një vize false. 42-vjeçari, i cili besohet se është pjesë e lëvizjes së frymëzuar nga kleriku Fetullah Gylen, ishte larguar nga Turqia përpara grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 dhe ishte strehuar në Kazakistan bashkë me familjen.

Çelik u dënua me 13 muaj burg për “përdorim të dokumenteve të falsifikuara” dhe në përfitim të gjykimit të shkurtuar, qëndroi 5 muaj e gjysmë në burgun 302 në Tiranë. Pas lirimit nga burgu me 1 janar, ai u dëbua menjëherë në Turqi, ku është arrestuar dhe akuzuar si anëtar i një organizate terroriste dhe rrezikon një dënim të gjatë me burg.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes intervistave me dëshmitarë okularë dhe avokatët mbrojtës tregojnë se policia shqiptare e dëboi forcërisht Harun Çelik dhe bëri një vesh shurdh ndaj thirrjeve të tij të dëshpëruara për azil, pasi e kishte shoqëruar më parë brenda ambasadës turke në Tiranë. BIRN mësoi gjithashtu se në orët e tij të fundit në Shqipëri, Çelik iu mohua e drejta e avokatit dhe përkthyesit dhe firmosi dokumente në mungesë të tyre.

Ngjashëm me ministrin Lleshaj, edhe Policia e Shtetit i tha BIRN se Çelik dhe avokatët e tij nuk kishin dorëzuar një kërkesë për azil. I pyetur se pse punonjëst e policisë nuk i kishin marrë në konsideratë thirrjet verbale të Çelik, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përgjigj se “kjo nuk është një lojë ngriva-shkriva”.

Etiketa: Air AlbaniaArdi VeliuazilBIRNBurgEdi RamaFetullah GylenGulenGylenHarun ÇelikKanadaMakinambrojtjeMediapaktpolicaPoliciaPolicia e ShtetitRamaSelami SimsekshqipShqipërishqiptareTiranaTurqiTurqiavideo
Tjetri
Shqipëria i bashkohet zbatimit të censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit

Shqipëria i bashkohet zbatimit të censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.