AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria i bashkohet zbatimit të censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Doktor Taulant Bino dhe Ervis Loçe gjatë observimit të shpendëve | Foto : Nensi Bogdani

Edhe këtë vit ekipe ekspertësh dhe aktivistësh mjedisorë vendas i janë bashkuar censusit ndërkombëtar për shpendët e ujit, i cili zhvillohet njëkohësisht në 144 vende.

Ekipi i Shoqatës së Ornitolegëve të Shqipërisë dhe përfaqesues së Ministrisë së Mjedisit gjatë identifikimit te shpendëve | Foto : Nensi Bogdani

Që në orët e agimit të datës 11 Janar, Shoqata e Ornitologëve të Shqipërisë (AOS) dhe aktivistë mjedisorë filluan zhvillimin e censusit të shpendëve të ujit për vitin 2020, duke monitoruar dhe raportuar nëpërmjet një skeme numërimi zogjtë  në të gjitha zonat ujore natyrore apo artificiale anembanë Shqipërisë.

Në këtë census përfshihen ornitologë e biologë, ekspertë të fushës si edhe anëtarë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të angazhuar me punën e tyre të palodhur në mbrojtjen e faunës Shqiptare.

“Është bukur të merresh dhe të studiosh shpendët”, shprehet Ervis Loçe, laborant i Muzeut të Shkencave Natyrore, i cili edhe ai ishte pjesmarrës në ekipin e zbatimit të censusit 2020. “Jo vetëm në natyrë, por edhe në laborator. Për më tepër, në laborator ke mundësi të shohësh edhe gjëra të cilat nuk i gjen dot në natyrë”.

Grupe të ndryshme pune kanë filluar me observimin dhe monitorimin në zona të ndryshme ujore te Shqipërisë siç janë për shembull liqenet, lumenjtë, rezervuarët, këneta, zona të mbrojtura detare, etj. Një ndër zonat e konsideruara me rëndësi të veçantë në Shqipëri për sa i përket ekzistencës së specieve të zogjve ujor përbën dhe Parku i Mbrojtur Kombëtar i Divjakë-Karavastasë, ku përbëjnë veçanti speciet e rrezikuara për zhdukje.

Mjedise të tjera ujore me rëndësi janë ato të Shkodrës/Velipojës, Pogradecit, Nartës, Butrintit, Orikumit, Karpenit, Patokut, Prespës së Madhe dhe të Vogël, etj.

Shqipëria i është bashkuar Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit (IËC) që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Ky census në nivel ndërkombëtar ka filluar që në vitin 1967.  Censusi zhvillohet për çdo vit në më shumë se 144 vende, në mbi 25 mijë habitate të ndryshme ujore.

Rezultatet e mbledhura nga ky census raportohen në Qëndrën Ndërkombëtare të Zonave Ujore, të cilat më pas përdoren për marrjen e masave ndaj mbrojtjes dhe konservimit jo vetëm të këtyre shpendëve por mbi të gjitha të habitateve ku ata jetojnë.

Të dhënat e analizuara për periudhën (1993-2019) tregojnë se Shqipëria strehon çdo vit një mesatare prej 165 mijë shpendëve të ujit dimërues që përfaqësojnë rreth 95 specie të ndryshme të shpendëve të ujit.  Gjithsesi, nga këto të dhëna vihet re një trend negativ që pasqyron një rënie të numrit të këtyre zogjve dimërues të ujit.

“Kjo rënie vjen si pasojë e degradimit të habitateve nga ngacmimet e njerëzve, ndërhyrjet e tyre, vrasjet apo gjuetia e paligjshme e shpendëve, dhe një rol të madh luajnë ndotjet urbane,”  theksoi Taulant Bino, drejtor i Shoqatës së Ornitologëve të Shqipërisë.

“Por të gjitha këto mund të pastrohen, për të shpëtuar këto specie”, përfundoi ai.

 

Doktor Taulant Bino dhe Ervis Loçe gjatë observimit të shpendëve | Foto : Nensi Bogdani
Shpendë Ujor në orët e para të agimit në Liqenin Artificial te Tiranes | Foto : Nensi Bogdani
Etiketa: Agjencisë Kombëtare të Zonave të MbrojturaaktivistAktivistëAOScensusCensusiGjuetia e paligjshmeKEKënetaMjedisitnartëNensi BogdaniOrnitologParaPunëSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTaulant BinoVelipojëzhdukje
Tjetri
Politika e Brukselit ndaj Ballkanit i ngjan një versioni të shëmtuar të Eurovizionit

Plani i qeverisë për integrimin në BE mbetet peng i vullnetit politik

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.