AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ministria e Brendshme shkeli ligjin për të dëbuar ‘Gulenistin’ turk Selami Simsek

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Apelit Adminsitrativ konkludon se procedura për shqyrtimin e kërkesës për azil të Selami Simsek e kryer nga ana e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë dhe Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët pranë Ministrisë së Brendshme është në kundërshtim flagrant me ligjin. Gjykata vlerëson se institucionet përgjegjëse nuk kryen asnjë verifikim lidhur me kërkimet e Simsek si dhe anashkaluan në kundërshtim me ligjin, rekomandimin e UNCHR.

Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Apelit Adiministrativ vendosi me shumicë votash, më 25 shkurt, të deklarojë pavlefshmërinë absolute të vendimeve të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë dhe Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët pranë Ministrisë së Brendshme, që i refuzuan shtetasit turk Selami Simsek të drejtën për azil në Shqipëri, ndërsa rrëzoi kërkimet e tjera të padisë për detyrimin e këtyre institucione të pranonin kërkesën për azil.

Në vendimin e arsyetuar të Apelit Administrativ renditen një sërë shkeljesh ligjore të kryera nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë dhe Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët lidhur me refuzimin e kërkesës për azil të Simsek. Sipas shumicës, vendimi i refuzimit është marrë pa kryer më parë verifikimet e nevojshme, si dhe duke anashkaluar rekomandimin e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, i njohur gjithashtu si Agjencisa për Refugjatët e OKB-së.

Çështja e Simsek po shqyrtohet që prej marsit të vitit të kaluar, kur Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme refuzoi kërkesën për azil, por e mbajti vendimin “të fshehur” për muaj me radhë.

Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas, së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit. Ndërkohë, Selami Simsek u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë.

Ai u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u shoqërua nga policia tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Kjo kërkesë iu refuzua, por për disa muaj vendimi nuk iu njoftua, as Simsek dhe as avokatit të tij.

Në shtator 2020, në një vendim kontrovers të kundërshtuar nga përfaqësuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, edhe Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët në Ministrisë e Brendshme vendosi me shumicë refuzimin e kërkesës për azil, bazuar kryesisht mbi procedurë. Pasi ky vendim u la në fuqi nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Simsek dhe përfaqësuesi i tij ligjor e apeluan.

Gjykata e Apelit Administrativ çmon se shkalla e parë ka gabuar, pasi edhe pse ka identifikuar dispozitat në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes, i ka interpretuar ato në mënyrë jokorrekte.

Apeli rendit hapat e procedurës administrative që duhet të ndjekë autoriteti përgjegjës përshqyrtimin e kërkesës për azil dhe evidenton faktin se, mosrespektimi i saj, përbën shkak për konstatimin të pavlefshme të vendimmarrjes.

Gjykata e Apelit konkludon se, gjatë zhvillimit të procedurës administrative të shqyrtimit të kërkesës së Simsek, nuk janë verifikuar faktet dhe të dhënat e vëna në themel të kërkesës për azil; nga ana dokumentare kërkesa është konsideruar e plotë, por pa u ndërmarrë hapa për plotësimin e saj; nuk është administruar paraprakisht në dosje rekomandimi i UNHCR; si dhe nuk i është komunikuar paditësit vendimi i refuzimit të kërkesës për azil.

Në vendim thuhet se Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë ka vlerësuar se kërkesa e Simsek nuk plotësonte kriteret për njohjen e azilit në Shqipëri, pasi në pretendimet e ngritura nuk vërehet asnjë element persekutimi apo cënimi serioz të ushtruar ndaj tij apo familjarëve nga shteti Turk.

Gjykata tërheq vëmëndjen se elementet e persekutimit apo cënimit serioz të jetës së një personi, nuk mund të vërehen, por duhen verifikuar.

“Verifikimi, në kuptimin që i jepet kësaj fjale në fjalorin e gjuhës shqipe, konsiston në të provuarit e vërtetësisë apo saktësisë së diçkaje, duke e kontrolluar apo duke e ballafaquar me diçka tjetër”, citohet në vendim dhe theksohet se verifikimi duhet të kryhet nga autoriteti përgjegjës, në këtë rast prej palës së paditur.

“Nga ana tjetër, mbërritja në përfundimin e të qenurit abuzive të kërkesës për azil, kërkon[…], vërtetimin në mënyrë të pakundërshtueshme të këtij fakti” shton gjykata.

Në vendim thuhet se, në vendimmarrjen e palës së paditur, të konfirmuar nga shkalla e parë, rezulton të ketë sherbyer si argument edhe fakti i të qenurit të Turqisë, një vend i tretë, i cilësuar i sigurtë.

Sipas Apelit Administrativ, procedura e shqyrtimit të kërkesës për azil, nuk kufizohet në kërkimin mekanik të përfshirjes ose jo të vendit të tretë, në listën e miratuar me akt nënligjor.

“Në kushtet kur pala e paditur ka mbërritur në përfundimin e të qënurit abuzive të kërkesës së paditësit për azil, vetëm duke i vërejtur pretendimet e vëna në themel të saj, moskryerja e verifikimeve të mëtejshme, sikurse parashikohet shprehimisht në ligj, përbën shkelje procedurale që veson zbatimin në këtë rast, edhe të konceptit ‘vend i tretë i sigurtë’”, vlerëson gjykata.

Gjithashtu, evidentohet edhe shkelja e kryer nga pala e paditur për mosmarrjen e masave për t’i komunikuar paditësit Selami Simsek vendimin për refuzimin e kërkesës së tij për azil.

Apeli vlerëson se tjetër rrethanë e detyrueshme për t’u verifikuar nga gjykata e shkallës së parë ka qenë edhe përjashtimi nga procedura administrative e shqyrtimit të kërkesës së Simsek për azil, nga ana e UNHCR-së.

Gjykata sjell në vëmendje se në ligjin “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 23 përcaktohet se, “Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët i dërgon UNHCR-së listën e aplikimeve që shqyrtohen nga ky autoritet e të ankimeve që janë paraqitur[…]”. 

Në vendim thuhet se, megjithë përjashtimin e UNHCR-së nga procedura administrative e shqyrtimit të kërkesës për azil, pala e paditur ka marrë masa që vendimin e saj t’ia komunikojë këtij institucioni në varësi të OKB-së, ndërsa kërkuesin Selami Simsek nuk e ka njohur.

Sipas Apelit, rezulton që gjykata e shkallës së parë të ketë përligjur vendimmarrjen e palës së paditur, edhe pse ka kryer vetëm tre veprime nga 12 që duhej të kishte kryer për të plotësuar procedurën administrative.

“Për sa më sipër, Gjykata e Apelit Administrativ konkludon se, lidhur me rastin, pala e paditur nuk ka kryer hetim”, citohet në vendim dhe vërehet se pala e paditur ka konsumuar shkelje flagrante të dispozitave të Ligjit Nr.121/2014 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, që parashikojnë procedurën e shqyrtimit të kërkesës.

“Përkundër qëndrimit të gjykatës së shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ nuk vlerëson abuzive kërkesën e paditësit për azil, por konsideron të tillë, pra abuzive, procedurën administrative të ‘shqyrtimit’ të kësaj kërkese nga autoriteti përgjegjës/pala e paditur”, vlerëson shumica e trupit gjykues.

Në vijim gjykata shprehet se, për shkak të këtyre shkeljeve të kryera nga pala e paditur, e ka të pamundur të konkludojë nëse në rastin konkret, pasoja për Simsek do të kishte qenë e njëjtë, ajo e refuzimit të kërkesës për azil.

Në përfundim, gjyqtaret në shumicë, kryesuesja Blerona Hasa dhe Rilinda Selimi kanë vlerësuar se ankimi i Simsek përbën shkak për ndryshimin në favor të tij të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ndërsa anëtërja në pakicë, Lindita Sinanaj, ka votuar kundër.

Rasti i Simsek dhe bashkudhëtarit të tij të dëbuar, Harun Çelik ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimet Arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj të vitit të kaluar.

Etiketa: AdministrativeAkuzaAnkimiApeliazilBlerona HasaBurgDibradosjeFetullah GylenGjykataGjykata AdministrativeGjykata e ApelitGjykata e TiranësGjykatësGylenHarun ÇelikHetimhetimeKomitetit Shqiptar të HelsinkitLigjLindita SinanajMasaMinistria e BrendshmeOKBpasojaPoliciaRilinda SelimiRinasSelami SimsekshqipShqipëriShqipëriashtatorTiranëTurqiaVendimVendimiverifikim
Tjetri
Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

Gjykata shpall të pafajshëm qytetarin që goditi me vezë Kryeministrinë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.