AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Moratoriumet, çfarë shakaje pa kripë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pikë zhavorri mbi lumin Mat fotografuar nga rruga kombëtare Tiranë-Shkodër në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Në mënyrë të përsëritur, qeveria ka ndaluar gjëra të ndryshme. Dhe në mënyrë të përsëritur, askujt nuk ia ka ndjerë se çfarë ka ndaluar qeveria. Moratoriumi për pyjet ka gjasa do të ketë të njëjtin fat.

Pikë zhavorri mbi lumin Mat fotografuar nga rruga kombëtare Tiranë-Shkodër në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pikë zhavorri mbi lumin Mat fotografuar nga rruga kombëtare Tiranë-Shkodër në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shumë vite më parë, Shqipëria vendosi të ndalojë shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve për të nxjerrë rërë dhe zhavorr për ndërtimin. Argumentet për ndalimin e praktikës së gërryerjes së lumenjve qenë të shumta: e para, gërryerja e lumenjve shkakton shpesh rritjen e shpejtësisë së rrjedhjes së ujërave, rrjedhimisht, gërryerje të brigjeve dhe erozion të tokës bujqësore apo të ndërtimit, gërryerje të këmbëve të urave etj. E dyta: shfrytëzimi i gurit të lumit për ndërtimin e rrugëve krijon rrugë me cilësi të keqe dhe jetë të shkurtër. Inxhinierët argumentonin se gurët e lëmuar të lumit nuk e kishin koeficientin e nevojshëm të fërkimit për të krijuar rrugë që jetojnë gjatë. E treta: Shqipëria nuk vuan nga mungesa e gurëve të malit si burim ndërtimi. E vetmja diferencë është që gurët e lumit janë pak më të lirë se sa gurët e malit. E katërta: gërryerja e lumenjve shkatërron habitatet natyrore dhe botën e gjallë.

Shumë dhe shumë vite më parë, qeveria shqiptare vendosi ndalojë shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve për të nxjerrë zhavorr. Ndalimi, kuptohet, mbeti vetëm në letër. Me dhjetëra denoncime në media, veçanërisht për shfrytëzimin e Lumit Erzen pranë Tiranës, ndihmuan për të vënë në punë herë pas here ingranazhet e ndryshkura nga korrupsioni të shtetit shqiptar, por në tërësi, shfrytëzimi i lumenjve u ndal vetëm në rastet kur zhavorri mbaroi. Në ato raste kur zhavorri nuk ka mbaruar, shfrytëzimi vijon, pavarësisht se është zyrtarisht ilegal. Dhe është aq i gjithëpërhapur sa vijon ditën për diell, pranë të gjitha rrugëve kombëtare nga ku shihet nga të gjithë. Nuk është pra e vështirë që të kalosh urën mbi lumin Mat në rrugën Tiranë-Shkodër për të parë malet e mëdha me zhavorr që nxirret nga ky lum. Dhe po të shkosh pak më tutje, në urën e Bahçallëkut pranë Shkodrës, edhe aty shfrytëzimi i lumit është i dukshëm.

Dateri me shumicë

Nja tre vjet më parë, qeveria shqiptare u ndërgjegjësua më në fund se një produkt deti i njohur si dateri (Litophaga litophaga), kishte hyrë në modë në restorantet e peshkut në Shqipëri, pavarësisht se është i ndaluar në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian për shkak të dëmit që shkakton nxjerrja e tij nga shkëmbinjtë nënujorë. Më së shumti, kjo lloj gjuetie e paligjshme zhvillohet në Karaburun, një zonë e vogël, e cila është gjithashtu rezervat natyror i mbrojtur. Në fillim të vitit 2014, qeveria deklaroi se kishte ndër mend ta ndalonte konsumimin e daterit duke e luftuar këtë modë nëpër restorante, pra thjeshtë duke gjobitur restorantet që pranonin ta tregtonin. Pas vetëm pak javësh frikësim, në pothuajse çdo restorant peshku në Shqipëri, dateri vijon të ofrohet pa kurrfarë problemi. Qeveria nuk duket e aftë të bëjë asgjë, ose duket tepër e zënë me punë të tjera ose thjeshtë nuk ka vullnetin për të ndaluar shfrytëzimin e paligjshëm të natyrës.

Kafshë të egra sipas dëshirës

Në fillim të vitit 2014, pas shqetësimeve të ngritura nga ekspertët ndërkombëtarë mbi kthimin e Shqipërisë në një destinacion të turistëve të gjuetisë, qeveria vendosi një moratorium dyvjeçar mbi gjuetinë, me argumentin se fauna e egër është pakësuar aq shumë sa situata është bërë kritike. Moratoriumi, i cili skadon vitin e ardhshëm, në një farë mënyre e ka pasur efekt, por pavarësisht dënimeve të ashpra të vendosura për gjuetinë e paligjshme, në shumë restorante të Shqipërisë është e kollajtë të të sjellin kafshë të egra për konsumim. Jo vetëm kaq, por gjuetarët e paligjshëm janë aq pak të frikësuar për mundësinë e ndëshkimit sa e publikojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm me krenari në median sociale.

Pyjet

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të ngjashëm të quajtur “moratorium”, me synimin e ndalimit të prerjes së pyjeve për dhjetë vjet. Pyjet po priten në Shqipëri më së shumti si lëndë djegëse për ngrohje, për shkak se energjia elektrike dhe nafta janë aktualisht shumë të shtrenjta ndërsa gazi nuk pëlqehet nga popullsia.

Fillimisht, Shqipëria ndaloi shumë vite më parë eksportin e qymyrit të drurit, një praktikë që eliminoi një pjesë të mirë të pyjeve në jugun e Shqipërisë dhe më pas, ndaloi eksportin e drurit. Këto ndalime nuk ndihmuan shumë për të mbrojtur pyjet. Përkundrazi, ato vijuan të rrafshohen. Aktualisht, megjithëse moratoriumi ka hyrë në fuqi, qytetarët po denoncojnë në mediat sociale ditë për ditë dhjetëra raste të kamionëve të ngarkuar me drurë që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë.

Duke parë efikasitetin e ndalimeve dhe moratoriumeve të së shkuarës, përfshirë ato kundër gërryerjes së shtretërve të lumenjve, kundër konsumimit të daterit dhe kundër gjuetisë, shpresat se një moratorium kundër prerjes së pyjeve do të sjellin rezultat janë të pakta.

Pikë zhavorri mbi lumin e Valbonës pranë terminalit të trageteve të linjës Koman-Fierzë fotografuar në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pikë zhavorri mbi lumin e Valbonës pranë terminalit të trageteve të linjës Koman-Fierzë fotografuar në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pikë zhavorri në lumin Drin pranë derdhjes së tij në Bunë, fotografuar nga Kalaja e Shkodrës në shtator 2015. Foto" Gjergj Erebara/BIRN
Pikë zhavorri në lumin Drin pranë derdhjes së tij në Bunë, fotografuar nga Kalaja e Shkodrës në shtator 2015. Foto” Gjergj Erebara/BIRN
Pikë zhavorri e braktisur pas shterrimit të gurëve dhe rërës mbi lumin e Erzenit pranë Urës së Beshirit në Tiranëfotografuar në prill 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pikë zhavorri e braktisur pas shterrimit të gurëve dhe rërës mbi lumin e Erzenit pranë Urës së Beshirit në Tiranëfotografuar në prill 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pikë zhavorri e braktisur pas shterrimit të gurëve dhe rërës mbi lumin e Erzenit pranë Urës së Beshirit në Tiranëfotografuar në prill 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pikë zhavorri e braktisur pas shterrimit të gurëve dhe rërës mbi lumin e Erzenit pranë Urës së Beshirit në Tiranëfotografuar në prill 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Etiketa: Bashkimit EuropianBIRNdateriEnergjiaenergjia elektrikeErzenGërryerjeGjergj ErebaragjuetarëKaraburunKorrupsioniKrijonMatMediaMediat socialeMITmoratoriumMoratoriuminaftandalimeParapyjetQeveriaQeveria shqiptarerezervat natyrorSHShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorTiranëturistValbonësVendim
Tjetri
Serbët e Kroacisë presin me ankth planet e qeverisë së re

Serbët e Kroacisë presin me ankth planet e qeverisë së re

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.