AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mos hani bar, i thotë Yuri Kim demokratëve, duke iu referuar Berishës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Foto: Ambasada e SHBA

Ambasadorja Amerikane përdori sloganin e famshëm propagandistik të kohës së Komunizmit për të nënkuptuar nevojën e shkëputjes së Partisë Demokratike në opozitë nga interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha, shpallur i padëshirueshëm për “korrupsion madhor” nga Departamenti i Shtetit. Berisha e konsideroi fyese dhe albanofobike.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Foto: Ambasada e SHBA

Dekada më parë, regjimi komunist në Shqipëri i mësoi shqiptarëve se ata duhej të ishin gati të hanin edhe thjesht bar me qëllim që Partia e Punës të ruante pushtetin e saj. Shprehja ishte: “Populli shqiptar han bar dhe dorën nuk ia shtrin armikut”! Një shprehje e tij nuk ka se si të tingëllojë veçse absurde sot: armiku të cilit i referohej diktatori, ishte bota demokratike, para së gjithash, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe në atë që Yuri Kim e quan ironi historike, ajo sugjeron që Partia Demokratike, forca e parë anti-komuniste në vend, “të mos hajë bar” për interesat e një njeriu të vetëm, pra Berishës.

Fabula e Kim duket se lidhet me kërkesën e përsëritur të ndërkombëtarëve që Partia Demokratike në opozitë të ndjekë rrugën institucionale parlamentare dhe jo si në të shkuarën, të bojkotojë parlamentin dhe të bëjë protesta të dhunshme në rrugë.

“Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura,” deklaroi ambasadorja pasi u takua me udhëheqësin e demokratëve Lulzim Basha, ndërsa Partia Demokratike gjendet nën dilemën nëse duhet të ndjekë politikën konvencionale parlamentare apo të rifillojë politikën e tensionimit dhe konfliktit në rrugë.

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” vijoi Yuri Kim, një referencë jo shumë e fshehtë për ish-drejtuesin e demokratëve Sali Berisha, të cilit ndjekësit i referohen shpesh si “lideri historik” por që amerikanët e kanë shpallur “person të përfshirë në korrupsion madhor”. [Link deklarata]

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president, u shpall i padëshirueshëm dhe iu ndalua të hyjë në SHBA bashkë me familjarët e tij në maj, pak javë pasi socialistët fituan zgjedhjet parlamentare për herë të tretë. Demokratët janë në debate të brendshme nëse duhet të shpallin zgjedhjet thjeshtë të papranueshme dhe të nisin protesta në rrugë, një politikë e njohur e udhëheqësit të tyre të mëparshëm Sali Berisha, apo të ndjekin një politikë konvencionale të opozitarizmit parlamentar. Ndërkombëtarët në përgjithësi dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti kanë bërë të qartë kërkesën që PD të kthehet në parlament. Megjithatë ambasadorja Yuri Kim pranoi se demokratët kanë shqetësime konkrete në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që hetimet për të dënuar krimet e mundshme zgjedhore deri më sot nuk duket se janë shumë intensive.

“Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme që institucionet përkatëse t’i trajtojnë ato shqetësime në mënyrë kuptimplotë,” deklaroi ambasadorja.

Raporti i OSBE/ODIHR kritikoi qeverinë për abuzime me burimet shtetërore por aktualisht nuk dihet të ketë hetime për krime të tilla.

Ambasadorja Yuri Kim u takua me Bashën mesditën e të premtes dhe deklaroi pas takimit se PD “do të rikthehet në parlament në shtator”. Vetë Basha nuk bëri deklaratë pas takimit. Sali Berisha e konsideroi deklaratën e Yuri Kim një fyerje për demokratët.

“Unë dua ti rikujtoj Zonjës ambasadore se ke gabuar rëndë me barin që iu përmende demokratëve,” tha Berisha.

“Shprehja juaj se PD nuk mund të hajë bar është një fyerje për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, të cilët, citate të ngjashme i kanë dëgjuar vetëm në diktaturë apo nga racistë albanofobë,” shtoi ai.

Partitë politike shqiptare, si PD ashtu edhe PS, kanë zgjedhur rregullisht bojkotin e institucioneve të vendit në përpjekje për ta bërë qeverisjen të pamundur për palën tjetër. Në vitet ’98-2003, demokratët në opozitë ishin vazhdimisht jashtë parlamentit ndërsa socialistët e Edi Ramës bënë të njëjtën gjë gjatë viteve 2005-2013 kur ata ishin në opozitë.

Demokratët nën drejtimin e Bashës duket se e çuan në ekstrem këtë politikë të tensionimit në vitin 2019, kur vendosën jo thjeshtë që të mos merrnin pjesë në jetën parlamentare, por edhe të dorëzonin mandatet e deputetëve. Një seri protestash, disa prej të cilave, të dhunshme, sollën presion në rritje nga ndërkombëtarët dhe në veçanti nga SHBA.

Etiketa: Ambasada e SHBAambasadoreBashadebateDepartamenti i ShtetitdeputethetimeHetimetKEkomunizmiKorrupsionKrimeLulzim BashamandatetODIHROSBEParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDpresidentProtestaPSPunëRaportiregjimi komunistSali BerishaSHBAshqipShqipërishqiptareshtatorShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësYuri KimZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Pse kriptomonedhat janë pak a shumë skema piramidale

Pse kriptomonedhat janë pak a shumë skema piramidale

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.