AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

OSBE/ODIHR kritikon qeverinë për abuzime dhe opozitën për “strukturat paralele”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vëzhgues i OSBE/ODIHR duke ndjekur procesin e votimit në Tiranë më 25 prill 2021. Foto: Malton Dibra/LSA

Raporti përfundimtar i monitoruesve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin gjatë fushatës ndërsa Partia Demokratike në opozitë u kritikua për “strukturat paralele” në mbrojtje të votës. Raporti i konsideron akuzat për blerje vote si “të besueshme”.

Një vëzhgues i OSBE/ODIHR duke ndjekur procesin e votimit në Tiranë më 25 prill 2021. Foto: Malton Dibra/LSA

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR kritikuan qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe Partinë Socialiste për abuzim me pushtetin në funksion të fushatës së tyre elektorale duke renditur një numër shkeljesh të standardeve demokratike nga ana e tyre ndërsa bënë thirrje për hetime të shpejta dhe efikase për akuzat për blerje votash dhe për abuzime me burimet shtetërore. Raporti konsideron gjithashtu praktikën e Partisë Demokratike për krijim “grupesh për mbrojtjen e votës” si një lëvizje potelcialisht ilegale.

“Rekomandimet prioritare fokusohen në nevojën për të rishikuar më tutje kuadrin ligjor, për të garantuar të drejtën për votim të lirë dhe sekret, për të hetuar dhe ndëshkuar rastet e blerjes së votave, për të garantuar sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve dhe për të kufizuar përdorimin e materjaleve zgjedhore në lajme,” thuhet në raport.

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit 2021 u publikua të hënën më 26 korrik.

Pas publikimit të raportit, kreu i opozitës Lulzim Basha komentoi duke e quajtur atë konfirmim të pretendimeve të tij për “masakër elektorale”. Ndryshe nga opozita, maxhoranca socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e 25 prillit, pretendoi përmes një deklarate të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla se “Shqipëria ka marrë raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vjet”.

Blerje votash

Raporti përshkruan se si një vëzhgues i saj pa me sytë e vet një episod që me gjasa përbënte blerje votash, në Shkodër.

“IEOM [Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve] ishte dëshmitar kur paratë iu shpërndanë votuesve në afërsi të një qendre votimi,” shkruhet në raport.

OSBE/ODIHR vëren se akuzat për blerje votash janë “të besueshme”.

“Si edhe në zgjedhjet e shkuara, akuza të besueshme për blerje votash ishin të pranishme gjatë dhe pas fushatës dhe hetime janë hapur në një numër rastesh. Akuza të tilla nuk janë të kufizuara te vetëm një parti,” thonë vëzhguesit.

Sipas raportit, ekzistenca e databazës së Partisë Socialiste me të dhënat personale të qytetarëve dhe me preferencën e votimit në të shkuarën përbën një shkelje që mund të dëmtojë besimin e votuesve në të drejtën për votim të fshehtë. Kombinuar kjo me praktikën e partive politike për të mbajtur shënim emrat e pjesëmarrësve në zgjedhje përmes një ushtrie militantësh të vendosur nëpër qendrat e votimit, kjo përbën një shkelje edhe më të rëndë.

“Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lirë dhe sekrete. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse apo se si njerëzit kanë votuar duhet të ndalohen,” rekomandojnë vëzhguesit.

Ekzistenca e një databaze masive me të dhënat e qindramijëra votuesve u publikua fillimisht nga Lapsi.al. Në databazë, çdo votues është në ndjekjen e një aparatçiku socialist i njohur si “patronazhist”. Në databazë janë të përfshira të dhënat personale, vendi i punës si dhe shënime, të cilat sugjerojnë për përdorim të të dhënave personale për shantazhimin apo frikësimin e votuesve. Një analizë e BIRN zbuloi se në databazë gjenden emrat e afro 9 mijë patronazhistëve dhe të verifikuar me të dhënat e vetë databazës, shumica e tyre rezultojnë të punësuar në administratën publike, gjë që cënon parimin e ndarjes së shtetit nga partia në pushtet.

Rama, socialistët dhe shteti

Raporti rendit një numër të madh shkeljesh në drejtim të shfrytëzimit të burimeve shtetërore për fushatën elektorale të partisë në pushtet nga funksionarët e kësaj partie dhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Në fakt ky është një nga raportet më kritike në këtë drejtim që nga raporti i vëzhguesve për zgjedhjet e vitit 2009, kur në atë kohë, qeveria e Partisë Demokratike me kryeministër Sali Berishën u akuzua se ka shkelur parimin e ndarjes së shtetit nga partia në pushtet.

“Ministrat vijuan angazhimet e tyre zyrtare përgjatë të gjithë fushatës. Ata rregullisht u shfaqën në ‘vizita inspektimi’ të objekteve kyçe, të tilla si qendrat e vaksinimit, duke mbajtur maska ose bluza me numrin 12, (numri i PS-së në fletën e votimit)”, shkruhet në raport.

“Kryeministri Edi Rama inauguroi disa projekte infrastrukturore gjatë fushatës së zgjedhjeve,” nënvijëzojnë vëzhguesit. “Punësimi në sektorin publik u rrit në mënyrë domethënëse në periudhën para zgjedhjeve,” thuhet në raport duke cituar shtimin e mbi 10 mijë rrogëtarëve në shtet të raportuar nga statistikat e INSTAT.

OSBE përmend gjithashtu raportimet për shpërndarjen në formë ryshfeti për votuesit, të granteve të rindërtimit për tërmetin e vitit 2019, tërmet që preku fushëbetejat kyçe të Tiranës dhe Durrësit.

Raporti bën thirrje për hetim të rasteve të abuzimit me burimet shtetërore, por kjo thirrje nuk dihet të jetë shoqëruar me ndonjë hetim deri më sot.

Votuesit e painformuar

Raporti vëren se megjithëse Shqipëria ka një numër jo të vogël organesh mediatike, përfshirë televizione dhe publikime online, media u kufizua në ritransmetimin e materialeve të prodhuara nga partitë politike, gjë që e la votuesin “të painformuar”.

“Pavarësia editoriale [e mediave] ndikohet negativisht nga interesat e pronarëve, gjë që përfshin vetëcensurën. Gazetarët mbeten të prekshëm nga presioni dhe korrupsioni. Rregulloret që qeverisin mbulimin mediatik të fushatës kufizojnë aksesin në media të partive të vogla dhe kandidatëve të pavarur. Transmetuesit nuk bënë raportim të thelluar dhe analitik të të gjithë garuesve. Kjo, kombinuar me përmbajtjen e prodhuar nga partitë dhe transmetuar në edicionet e lajmeve, kufizoi aftësinë e votuesve për të bërë zgjedhje të informuar.”

Raporti thekson gjithashtu se ndalimi i të sëmurëve me COVID-19 nga pjesëmarrja në votime shkel Kushtetutën dhe Dokumentin e Kopenhagës.

Ndryshimet kushtetuese në qershor me mirëkuptimin e palëve dhe në tetor nga  parlamenti i kontrolluar nga socialistët duket se shkelën barazinë e kandidatëve në shumë drejtime, vëren raporti. Njëra shkelje është e drejta që iu dha kryetarëve të partive për të garuar në më shumë se sa një zonë. Vetë kryeministri Edi Rama zgjodhi të garojë vetë në dy zona. Një shkelje tjetër duket se është vendosja e pragut kombëtar 1% edhe për kandidatët e pavarur. Sipas raportit, faktit që kandidatëve të pavarur u kërkohet të fitojnë 1% të votave në rang kombëtar në një kohë kur nuk lejohet të garojnë në rang kombëtar përbën shkelje të barazisë. Pragu 1% u vendos nga socialistët dhe mbështetësit e tyre në parlament nga e ashtuquajtura Opozita e Re.

Etiketa: abuzimAkuzaBashaBIRNblerjeCOVIDCOVID-19Edi RamahetimeINSTATkonfirmimKorrupsionikushtetueselajmeLapsi.alLulzim BashaMaskaMaxhorancaMediaOpozitaOSBEParaPartia DemokratikePSQeveriaraportRaportisekretShkodërShqipëriaStatistikatTaulant BallatërmetTiranëvizitavotimVotimizgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra prokuroren Daniela Sulaj

KPK shkarkon nga detyra prokuroren Daniela Sulaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.