AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Mos nxito të linçosh patronazhistët

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

Ndërsa qytetarët me të drejtë ndjehen të fyer nga fakti që një parti politike i ka grabitur të dhënat personale dhe i ka vënë nga pas një “patronazhist”, duhet të kemi parasysh gjithashtu që një shoqëri e qytetëruar nuk duhet të bjerë në nivelin e linçimit publik. Në fund, identifikimi i patronazhistëve mund të jetë një proces më i vështirë nga sa duket.

Ilustrim nga Pixabay

Shqiptarët po përdorin një databazë të rrjedhur që besohet se i përket Partisë Socialiste për të identifikuar një numër prej mijëra zyrtarësh socialistë që kryejnë një punë të dytë si patronazhistë, një term që shqiptarëve u rikujton me të drejtë praktikat famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, policisë politike të kohës së diktaturës komuniste.

Përveç identifikimit të “përgjuesit tënd personal” dhe mbajtjes përgjegjës të tij për dhunimin e të dhënave personale, rreziku është që gjuetia për patronazhistët socialistë të kthehet në një fushatë kombëtare linçimi.

Ndonëse autori i këtyre radhëve beson se patronazhisti në përgjithësi është një parazit që paguhet nga taksat tona dhe ka grabitur të dhënat tona personale dhe se ostracizmi shoqëror është politika e duhur qytetare ndaj korrupsionit politik, unë gjithashtu besoj se shqiptarët duhet të demonstrojnë qytetarinë e vet pikërisht duke mos bërë atë që patronazhistët bëjnë me të patronizhuarit.

Ka dy arsye shumë të shëndosha për të mos u nxituar.

  1. Nëse keni emrin e një patronazhisti, duhet të keni parasysh se me të njëjtin emër dhe mbiemër në Shqipëri mund të jenë më shumë se sa një qytetar. Emri dhe mbiemri nuk mjaftojnë për të identifikuar patronazhistin tuaj dhe ju mund të jeni duke marrë inat njeriun e gabuar, një qytetar tjetër si ty që ka qëlluar të ketë të njëjtin emër dhe mbiemër me një patronazhues. BIRN përdori formula kompjuterike për të identifikuar patronazhistët në listën e votuesve në databazë dhe zbuloi se: nga mbi 9,000 emrat e patronazhistëve, 1984 nuk identifikohen dot nga kjo databazë: nga 7133 patronazhistët që mbeten, 4205 vetë kanë emër unik, pra emri dhe mbiemri i tyre përputhen me vetëm një individ në listën e votuesve të patronazhuar, gjë që do të thotë se punësimi i tyre mund të identifikohet me një shkallë të lartë sigurie. Emrat e pjesës tjetër prej 2928 vetësh përsëriten në databazë dy ose më shumë herë. Në një rast, emrin dhe mbiemrin e një patronazhisti e mbajnë edhe 36 qytetarë të tjerë. Edhe të 4205 emrat unikë nuk mund të thuhet me garanci të plotë se janë identifikuar saktë për shkak se ndonjë qytetar tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër mund të ekzistojë jashtë listës së votuesve të Tiranës, por raste të tilla ka gjasa që janë të pakta. Me pak fjalë, fakti që keni gjetur një emër në databazë nuk do të thotë automatikisht se keni identifikuar spiunin. Ka shumë gjasa që po mbani përgjegjës njeriun e gabuar. Nevojiten të dhëna shtesë për t’u siguruar se keni identifikuar saktë patronazhistin. Mos u mjaftoni vetëm duke hapur aplikacionin që tregon se emri yt është markuar nga një patronazhist.
  2. Ne dimë shumë pak gjëra për përgjegjësinë individuale të secilit prej 9 mijë emrave të kolonës “patronazhisti” në databazën e socialistëve. Nëse i gjykojmë nga shënimet që kanë lënë, disa prej tyre ngjajnë po aq të neveritshëm nga bashkëpunëtorët e Sigurimit. Është me të vërtetë diçka e neveritshme që në Shqipërinë e shekullit të 21 të lexosh shënimin: “Referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”, pra që një patronazhist kërkon të mbajë nën monitorim dikë vetëm e vetëm se ai ka një preferencë të caktuar politike, por jo të gjithë 9 mijë patronazhistët mund të jenë të tillë. Ne na duhet më shumë informacion për të ditur se çfarë ka bërë dhe çfarë nuk ka bërë secili prej tyre. Ka gjasa që shumë prej patronazhistëve as nuk e dinë që partia u ka dhënë këtë rol e ndoshta ka prej tyre që kanë këtë rol për të mbajtur një vend pune por nuk e ushtrojnë profesionin e patronazhistit.

Këto dy gjëra tregojnë se ne, qytetarët e Shqipërisë, duhet të bëjmë saktësisht të kundërtën e asaj që bëjnë këto patronazhistë. Komentet e tyre janë përplot me paragjykime, hamendësime budallallëqe dhe, me raste, raciste. Reagimi ynë duhet të jetë i mbështetur në arsye.

Ata i japin të drejtë vetes të shohin çdo votues si një armik potencial që duhet të dhunohet përmes armatosjes me të dhënat tona personale. Ata pretendojnë se dinë gjëra për ne kur në fakt nuk dinë asgjë. Njerëz që kanë njëzet vjet në emigrim raportohen si votues të njërës apo tjetrës parti mbështetur në paragjykimet e zakonshme të prejardhjes familjare apo vendlindjes.

Ne nuk duhet të biem në nivelin e tyre. Nuk mund t’i lejojmë vetes të mbireagojmë pa u kujdesur të jemi 100% i sigurt se kemi gjetur me të vërtetë “spiunin” dhe pa u informuar nëse ky me të vërtetë ka bërë poshtërsitë që databaza sugjeron se ka bërë. Me pak fjalë, ne nuk duhet ta marrim informacionin e databazës si automatikisht provë.

Patronazhistët kanë krijuar sakaq një klimë të neveritshme tensioni. Ne të tjerët duhet të kujdesemi ta përmirësojmë mjedisin ku jetojmë dhe jo ta bëjmë më keq.

Grekët e lashtë kanë pasur një praktikë si reagim qytetar ndaj politikanëve që dukej se kishin prirjen të bëheshin diktatorë. Ata i mbanin qëndrim si qytetarë, nuk i flisnin, e injoronin, e përbuznin, e përjashtonin nga shoqëria e qytetarëve normalë. Kjo quhet ostraczëm.

Ne në Shqipëri jemi sot në pozicionin kur kemi mundësi të kufizuar të ndryshojmë gjërat me votë, por ama mund të ndihmojmë veten duke ushtruar ostracizëm ndaj të gjithë atyre që dukshëm janë të korruptuar, batakçinj, trafikantë. Kjo është shumë më efikase se sa linçimi publik i disave vetëm për shkak se u ka dalë emri në një databazë.

Etiketa: AMABashkëpunëtorët e SigurimitBIRNdiktatorEmriPartiaPartisë SocialistePatronazhistëtPatronazhistiPDIUPunëPunësimiPunëtorPunëtorëSHshqipShqipëriTaksatTiranëVotues
Tjetri
Vendimi për sekuestro ndaj Lapsi.al, kërcënim serioz për lirinë e medias

Vendimi për sekuestro ndaj Lapsi.al, kërcënim serioz për lirinë e medias

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.