AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Nga kush janë të pavarura institucionet e pavarura?

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gramoz Ruçi në seancë parlamentare më 17 maj 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi bëri lajm edhe një herë kur deklaroi se institucioni i parlamentit dëshiron të kontrollojë Kontrollin e Lartë të Shtetit. Para se të vijojë me këtë logjikë, Ruçi bën mirë të lexojë më me vëmendje kushtetutën. Institucionet e pavarura, siç e kanë edhe emrin, duhet të jenë të pavarura, pikërisht nga parlamenti.

Gramoz Ruçi në seancë parlamentare më 17 maj 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi duhet se është në vendin e gabuar. Nuk kalon as një javë pa bërë një deklaratë që çudit. Dy javë më parë deklaroi se drogën në Shqipëri e solli Europa. Edmond Tupja me të drejtë vëren se urdhrat e tij si kryetar parlamenti (të tilla si “Ulu Poshtë”) gjatë seancave me sherr fals me opozitën i rikujtojnë mësuesin autoritar të kohës së komunizmit. Mua personalisht më bën më shumë përshtypje fraza e tij e stërpërsëritur në mbyllje të çdo sherri parlamentar: “Media të dalë jashtë”. Vështirë se ka ndonjë pushim apo mbyllje seance parlamentare që të kalojë pa urdhrin aspak të logjikshëm të Ruçit “media të dalë jashtë”. Një urdhër i tillë absurd që flet shumë për mungesën e të kuptuarit prej z. Ruçi se komunizmi ka rënë. Se ai bën mirë të mos urdhërojë hyrjen ose daljen e medias nga kuvendi sepse media nuk mund të marrë urdhra prej tij. Duket sikur Ruçi beson se “duke nxjerrë median jashtë”, sherri fals dhe banal parlamentar pushon së ekzistuari, se reputacioni i parlamentit rritet në rast se shqiptarët nuk informohen përmes medias për çfarë Ruçi nuk dëshiron që të informohen. Dhe duket sikur media është në dispozicion të Ruçit, ajo duhet “të hyjë brenda” dhe të “dalë jashtë” kurdo që Ruçi e sheh të arsyeshme.

Por ishte një arsyetim i tipit filozofik të z. Ruçi, i shprehur në një takim të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ditën e hënë më 4 qershor ajo që më tërhoqi vëmendjen.

“Kuvendi, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në ushtrim të kontrollit parlamentar, do të realizojë auditimin e llogarive financiare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe t’i bëjë ato publike. Në këtë mënyrë, do të zgjidhim dilemën “Kush i ruan rojet?” dhe do të garantojmë Kushtetutën, ligjin dhe qytetarët që Kontrolli i Lartë i Shtetit është edhe vetë një institucion i kontrolluar prej tyre”, deklaroi Ruçi.

Duke dhënë një koment që duket sikur është huazuar nga sloganet propagandistike të kohës së Komunizmit, për të cilën, Ruçi nuk e fsheh nostalgjinë, ai tha gjithashtu: “Qeverisja nga populli, me popullin dhe për popullin garantohet në radhë të parë nëpërmjet kontrollit parlamentar dhe auditimit të veprimtarisë së saj”.

Kjo është ekzaktësisht e kundërta e asaj që shkruhet në kushtetutë dhe e kundërta e parimit të ndarjes së pushteteve, të kontrollit dhe balancave në një vend demokratik.

Le të lexojmë pak kushtetutën, neni 162, sepse mund të na ndihmojë: “Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”.

Besoj se nuk ka nevojë të ndalem më gjatë. Kur kushtetuta thotë se KLSH i “nënshtrohet vetëm kushtetutës dhe ligjeve”, kjo do të thotë vetëm dhe vetëm. Nuk do të thotë në asnjë çast “i nënshtrohet edhe parlamentit”, apo “shumicës parlamentare”.

Por meqë Ruçi e ka dilemën se “kush i ruan rojet”, duhet t’i themi se roja ruan një mall me vlerë që të mos vidhet, nga ata që kanë mundësi potenciale për ta vjedhur. Roja nga ana e tij ruhet nga një roje tjetër, i cili nuk është nga ata që kanë mundësi potenciale për të vjedhur vlerën që ruhet. Për këtë arsye, kushtetuta thotë se KLSH i nënshtrohet vetëm kushtetutës dhe ligjeve. Kjo është ndryshe nga, fjala vjen, Këshilli i Ministrave, i cili, teorikisht kontrollohet nga parlamenti, pavarësisht se hë për hë në Shqipëri ndodh e kundërta. Dhe kur kushtetuta thotë se KLSH i nënshtrohet ligjeve e ka fjalën për ato ligje që zbatohen nga organe ligjzbatuese ndërsa parlamenti nuk është i tillë. Parlamenti është ligjbërës.

Institucionet e pavarura, të tilla si Gjykata Kushtetuese, Banka e Shqipërisë apo Kontrolli i Lartë i Shtetit apo entet e ndryshme rregullatore që mbikëqyrin tregje specifike e kanë emrin të pavarura posaçërisht për të treguar pavarësinë e tyre nga pushteti politik. Reforma në Drejtësi, p.sh, pavarësisht se kuptohet gjerësisht si një fushatë anti-korrupsion, ka në thelb shkëputjen e drejtësisë nga varësia politike, e ushtruar kjo përmes maxhorancave parlamentare. Reforma kërkon që prokurorët e njësive të prokurorisë të mos jenë produkt i shumicës politike apo kompromisit politik në mënyrë që të jenë të pavarur për të hetuar pushtetin politik. Kjo është krejt e kundërta me sistemin e mëparshëm, të cili ne e kishim trashëguar nga koha për të cilën Ruçi nuk fsheh nostalgjinë e tij, sistemin ku prokurori i përgjithshëm zgjidhej nga parlamenti, kontrollonte të gjithë prokurorët dhe punën e tyre dhe supozohej se duhej të hetonte politikanët, ndërsa në thelb ishte dajaku i politikës për popullin.

Deklarata e Ruçit dhe dilema e tij mbi rojen e rojes nuk ka nevojë të alarmojë ndokënd. Kjo nuk do të thotë se jemi pranë rrëzimit të sistemit të balancave dhe kontrolleve që duhet të funksionojnë në një shoqëri demokratike. Ne nuk jemi pranë rrëzimit për shkak se nuk kemi ende një sistem të tillë. Ajo është thjeshtë një tregues i asaj se sa pak kuptojnë ata që duan të bëjnë shtet nga thelbi i shtetit.

Etiketa: EuropaGjykataGjykata KushtetueseGramoz RuciInstitucionet e PavaruraKLSHkomunizmiKontrolliKontrolli i Larte i ShtetitKorrupsionkryetarkushtetueseKuvendiligjzbatueseMediaParaprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmPunëReformaSHshqipShqipëri
Tjetri
Përvjetori i NATO-s thekson ndasitë në Mal të Zi

Përvjetori i NATO-s thekson ndasitë në Mal të Zi

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.