AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat mjedisore akuzojnë qeverinë se po shkatërron zonat e mbrojtura bregdetare

Vendimi i qeverisë i 26 nëntorit që ndryshon kufijtë e kategoritë e pjesës më të madhe të zonave të mbrojtura në vend, kundërshtohet nga organizatat e mjedisit që akuzojnë qeverinë se po ligjëron “shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamingo në ligatinën brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Foto Geri Emiri

Qeveria njoftoi të mërkurën, në datë 26 janar, se kishte vendosur shpalljen e lumit Vjosa si park natyrorë dhe kishte vendosur përfshirjen e tij në zonat e mbrojtura në vend. Vendimi dukej sikur kënaqte kërkesat e hershme brenda dhe jashtë vendit për të mbrojtur nga ndërtimi i digave lumin e fundit të egër të Europës.

Por veç hapit, të pamjaftueshëm sipas ambjentalistëve që kërkonin shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar një kategori tjetër e mbrojtjes, qeveria vendosi të mërkurën të ndryshojë hartat dhe të heqë nga lista e zonave të mbrojtura të mijëra hektarëve bregdet e ligatina. Vetëm nga Ishmi në Durrës deri në Kune-Vain në Lezhë, zonat e mbrojtura reduktohen me 85 mijë hektarë. Rreth Liqenit të Shkodrës reduktohen 2500 hektarë, ndërsa Butrintit i hiqen rreth 1 mijë hektarë zonë e mbrojtur.

25 organizata të mjedisit dhe të shoqërisë civile në vend dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës e kundërshtuan vendimin dhe thanë se do të ngrinin padi ndaj tij.  Sipas tyre qeveria përmes rritjes totale të sipërfaqes së mbrojtur në male, po përpiqet të fshehë shkatërrimin e zonave të mbrojtura në bregdet, ku edhe kërkesat dhe presioni për ndërtim është i madh.

“Pas tyre fshihen zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbinat ere etj”, thuhet në reagimin e 25 organizatave dhe 4 profesorëve, të cilët i shohin ndryshimet e bëra si një hile e qeverisë për t’i hapur rrugë një sërë projektesh ndërtimi në bregdet.

E pyetur nga BIRN ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro këmbënguli që vendimet e qeverisë përmirësonin zonat e mbrojtura. Kumbaro i mëshoi faktit se sipërfaqja e mbrojtur rritej nga 18 për qind në 21 për qind të territorit dhe këmbënguli se procesi ishte i konsultuar.

Kumbaro tha se vendimi vinte pas punës “më shumë se dy-vjeçare që është bërë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe shumë agjenci të tjera shtetërore së bashku me ekspertë ka për qëllim rivlerësimin e zonave të mbrojtura”.

Por 25 organizatat akuzojnë qeverinë për vendimmarrje të pakonsultuar dhe të paligjshme. “Procesi i ndjekur për të miratuar këto vendime është i mbushur me shkelje ligjore të njëpasnjëshme. Përmbajtja e vendimeve mbart paligjshmëri. Për pasojë vetë vendimet janë të paligjshme dhe do të kundërshtohen në gjykatë”, thuhet në reagimin e tyre.

Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), një prej organizatave që kundërshtojnë hartën e re, i tha BIRN se ndryshimet kryesisht dëmtonin zonën bregdetare dhe se mund të shiheshin si “fillimi i fundit të Zonave të Mbrojtura ligatinore të Shqipërisë dhe njëkohësisht përbëjnë dëmtim të gjithë larmisë biologjike të vendit”.

Për ambjentalistët ndryshimet janë bërë në favor të projekteve të hershme të qeverisë, që përfshijnë aeroportin e debatuar të Vlorës dhe një sërë projektesh të tjera që prekin zonat e mbrojtura kryesisht në bregdet.

Vendimmarrja e fundit e qeverisë po ashtu ndryshon klasifikimin e kategoritë e një sërë zonash të mbrojtura përfshi monumente të njohura të natyrës si “Syri i Kaltër” dhe rrit sipërfaqen e parqeve në zonat malore e ndryshon hartat e tyre.

Olsi Nika, nga EcoAlbania tha se procesi edhe pse ishte prezantuar si një sukses me zgjerimin e hapësirave të mbrojtura, ishte një proces i rrezikshëm. “Është një precedent i rrezikshëm që tkurr në mënyrë të qenësishme sidomos zonat e mbrojtura bregdetare dhe ndërhyn në kufinjtë dhe kategorizimin e tyre në mënyrë pothuase arbitrare”, tha ai.

I pyetur nga BIRN Taulant Bino tha se ndryshimi i kategorive për zona si “Syri i Kaltër”, që nga Monument Natyre kalon në Park Natyror me një sipërfaqe më të madhe, ishte me qëllim legalizimin e ndërhyrjeve të bëra pranë monumentit.

“Deri diku po! Kalimi nga Monument Natyre në Park Natyror lejon në parim dhe investime (ndërtime për bare, restorante etj) në qendër apo në afërsi të Monumentit të Natyrës. Pa këtë ndryshim, të gjitha ndërtimet e derisotme atje, do të quheshin të paligjshme”, tha Bino.

Ministrja Kumbaro pranoi në reagimin e saj se ndryshimet shkonin përtej ruajtjes së këtyre zonave dhe pretendoi se ato kishin për qëllim të hapnin mundësi zhvillimi. “Korrigjimi dhe përditësimi i kufijve është bërë për t’i hapur rrugë planeve të menaxhimit, ku zonat e mbrojtura nuk janë thjesht territore që duhen ruajtur, por përtej ruajtjes të shkojmë drejt zhvillimit të qëndrueshëm në radhë të parë për banorët që jetojnë aty, t’u japim mundësi të zhvillohen, si edhe për arritjen e turizmit gjithëvjetor përmes agroturizmit, ekoturizmit, turizmit të sporteve natyrore etj”, thuhet në reagimin e ministres.

Kumbaro la të kuptohej se ndryshimet në status mbanin parasysh pikërisht zhvillimet në territorin e zonave të mbrojtura në 30 vitet e fundit. “Prandaj rivlerësimi në terren është domosdoshmëri për të pasur më pas projekte realiste”, pretendoi ajo.

Por për OJF-të e mjedisit dhe përfaqësuesit e institucioneve shkencore hapja e rrugës për këto projekte të kondisderuara si zhvillim nga ministrja do të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme këto zona. “Këto investime bien në kundërshtim me funksionet ekologjike të Zonave të Mbrojtura bregdetare”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata thanë se do ta ankimojnë vendimin edhe në konventat për mbrojtjen e natyrës ku Shqipëria është palë, ndërsa shtuan se ishin të “vendosura për të luftuar jo vetëm reduktimet e sipërfaqes, por edhe planet famëkeqe për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura Ligatinore”.

Etiketa: AOSBanorëBIRNbregdetbregdetiDurrësEcoAlbaniainvestimeIshmiKumbaroligatinaMinistria e TurizmitMinistria e Turizmit dhe MjedisitMirela KumbaroMjedisiMjedisitnatyreOlsi NikaOrganizatat mjedisorepadipark natyrorPunëQeveriarivlerësimishqipShqipëriaSyri i KaltërTaulant BinoVendimetVendimiVjosaVlorëzhvillimZonat e Mbrojtura
Tjetri
Urat e paligjshme me inerte në Adriatik rrezik për mjedisin

Urat e paligjshme me inerte në Adriatik rrezik për mjedisin

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.