AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Organizatat ndërkombëtare përsërisin thirrjen kundër paketës antishpifje

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto arkivë: LSA

Shumica socialiste në Kuvendin e Shqipërisë duket e vendosur të rrëzojë dekretin e presidentit Ilir Meta kundër dy ligjeve kontroverse të miratuara dhjetorin e kaluar, duke injoruar organizatat vendëse dhe ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Europës dhe Komisionin Europian. Pak orë para votimit, organizatat më të mëdha ndërkombëtare të të drejtave përsëritën edhe një herë thirrjen për reflektim.

Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto: LSA

Disa nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes përsëritën thirrjet drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të tij socialistë të mos shtyjnë përpara një paketë kontroverse ligjes të prezantuara nga Rama si “paketë antishpifje” por të vlerësuara nga kritikët si ligje censure të medias. Në një seri mesazhesh në rrjetet sociale, Article 19, Federata Europiane e Gazetarëve, dhe Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit përdorën gjuhë të ashpër kundër ligjeve, të cilat, socialistët thonë se kanë vendosur t’i votojnë sot përfundimisht.

Ricardo Gutiérrez, sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, organizata që përfaqëson dhjetëramijëra profesionistë të medias në kontinent, i konsideroi ligjet “të turpshme”.

“Sapo raportuam në Komisionin Europian mbi kërcënimin ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri,” shkroi ai në Twitter. “Mesazhi ynë për Kryeministrin Edi Rama: Mos vijo përpara me këto ligje të turpshme cenzure në parlament sot. Të gjithë demokratët e kanë denoncuar atë”.

Gutiérrez shkoi më tutje duke i bërë thirrje Komisionit Europian “të ndalojë negociatat për anëtarësim me një qeveri që po dhunon standardet ndërkombëtare të Lirisë së Shprehjes”.

Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ECPMF mbështeti deklaratën e mëparshme të eurodeputetit David Lega i cili tha se miratimi i projektligjeve përbën një rrezik të madh për shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Article 19, një organizatë tjetër për mbrojtjen e lirisë së shprehjes shtoi: “Ne nxisim kryeministrin Edi Rama të ndalojë përpjekjet për “paketën antishpifje” deri sa Komisioni i Venecias të ketë publikuar opinionin e tyre mbi ndryshimet e propozuara në ligjet e medias.”

Komisioni i Venecias njoftoi javën e kaluar se ka marrë një kërkesë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për të dhënë një opinion mbi këto projektligje.

Përkundër të gjitha kritikave, deputetët socialistë janë shprehur të vendosur të mbyllin veshët dhe të vijojnë me projektligjet.

Etiketa: Article 19CensuredeputetECPMFEdi RamaFederata Europiane e GazetarëvegazetarIlir MetaKëshillin e EuropësKomisioni i VeneciasKuvendiMetaParaparlamentRamarrezikRrjetet socialeshqipShqipërishtatorTwitter
Tjetri
Votohen mes protestave ligjet e Ramës për kontrollin e medias online

Ligjet për media, qeveria bën një hap pas në pritje të Komisionit të Venecias

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.