AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ligjet për media, qeveria bën një hap pas në pritje të Komisionit të Venecias

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme, Media Watch
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur në Kuvend ligjet për kontrollin e medias online. Foto: Malton Dibra/ LSA

Ndërsa Komisioni i Venecias ka vendosur të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin kontrovers për kontrollin e mediave online, mazhoranca u tërhoq të enjten nga votimi – deri në opinionin e Venecias.  

Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur në Kuvend ligjet për kontrollin e medias online. Foto: Malton Dibra/ LSA

Mazhoranca e kryeministrit Edi Rama bëri një hap pas nga votimi për herë të dytë i së ashtuquajturës paketa “antishpifje” të enjten, në pritje të një opinioni nga Komisioni i Venecias për projektligjet kontroverse.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se Komisioni i Venecias kishte vendosur që t’i shqyrtonte me procedurë të përshpejtuar projektligjet për median online dhe informoi deputetët se votimi për dekretet e Presidentit do të shtyhej.

“Dua t’u informoj se sapo më ka ardhur një komunikim nga Komisioni i Venecias, që ka pranuar të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar në sesionin e 21 marsit. Gjatë muajit shkurt, përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë për të dialogur me ne, me këdo. Votimi i dekretit për mediat audiovizive, diskutimi për të të shtyhet, deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet më 20-21 mars,” tha Balla.

Dy projektligjet e qeverisë për kontrollin administrativ të medias online u miratuan mes protestës dhe kundërshtive në seancën e fundit parlamentare për vitin 2019, por u rikthyen në Kuvend si ligje antikushtetuese nga presidenti Ilir Meta.

Komisioni Europian ka deklaruar prerazi se projektligjet për median nuk janë në përputhje me rekomandimet e Brukselit, ndërsa Komisioni Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e dërgoi draftin “Për mediat audiovizive” në Komisionin e Venecias –institucion që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese ka trajtuar disa prej çështjeve më të debatuara në vend.

Të enjten, disa nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes përsëritën thirrjet drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të tij socialistë të mos shtyjnë përpara një paketë kontroverse ligjes të prezantuara nga Rama si “paketë antishpifje” por të vlerësuara nga kritikët si ligje censure të medias. Në një seri mesazhesh në rrjetet sociale, Article 19, Federata Europiane e Gazetarëve, dhe Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit përdorën gjuhë të ashpër kundër ligjeve, të cilat, socialistët thonë se kanë vendosur t’i votojnë sot përfundimisht.

Ricardo Gutiérrez, sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, organizata që përfaqëson dhjetëramijëra profesionistë të medias në kontinent, i konsideroi ligjet “të turpshme”.

“Sapo raportuam në Komisionin Europian mbi kërcënimin ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri,” shkroi ai në Tëitter. “Mesazhi ynë për Kryeministrin Edi Rama: Mos vijo përpara me këto ligje të turpshme censure në parlament sot. Të gjithë demokratët e kanë denoncuar atë”.

Gutiérrez shkoi më tutje duke i bërë thirrje Komisionit Europian “të ndalojë negociatat për anëtarësim me një qeveri që po dhunon standardet ndërkombëtare të Lirisë së Shprehjes”.

Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ECPMF mbështeti deklaratën e mëparshme të eurodeputetit David Lega i cili tha se miratimi i projektligjeve përbën një rrezik të madh për shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Article 19, një organizatë tjetër për mbrojtjen e lirisë së shprehjes shtoi: “Ne nxisim kryeministrin Edi Rama të ndalojë përpjekjet për “paketën antishpifje” deri sa Komisioni i Venecias të ketë publikuar opinionin e tyre mbi ndryshimet e propozuara në ligjet e medias.”

Etiketa: Article 19CensuredeputetDibraECPMFEdi RamaFederata Europiane e GazetarëvegazetarGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseIlir MetaKomisioni EuropianKomisioni i VeneciasKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendMediaMediat audioviziveMetaparlamentPSQeveriaRamarrezikRrjetet socialeshqipShqipëriTaulant BallaVotimi
Tjetri
Gjyqtari Astrit Kalaja përballet në KPK me pikëpyetje në të tri kriteret

Mosdeklarimi i një huaje dhe i parave cash ndanë KPK-në për gjyqtarin Astrit Kalaja

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.