AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

OSBE: Projektligjet e medias “kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir. Foto Kortezi: OSBE

Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias Harlem Desir deklaroi të hënën se projektligjet e qeverisë që synojnë të “disiplinojnë” median online “kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme”, duke hequr në këtë mënyrë alibinë e socialistëve se draftet “janë konsultuar”.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir. Foto Kortezi: OSBE

Një ekspert i thirrur nga Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Desir duket se rrëzoi sërish projektligjet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama që synojnë “disiplinimin” e medias online, duke i konsideruar amendamentet si jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të tilla që nuk ofrojnë garanci për lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Deklarata e Desir të hënën, një ditë para se komisioni parlamentar i ligjeve të vijojë procedurën e ‘konsultimit’ të projektligjeve, merr rëndësi të veçantë për shkak se deputetja socialiste Klotilda Bushka ka deklaruar më herët se draftet e fundit në shqyrtim “janë konsultuar” me zyrën e Desir. Pas publikimit të opinionit të zyrës së Desir, rezulton se qeveria me të vërtetë është konsultuar, por draftet e prezantuara prej saj në parlament nuk kanë reflektuar vërejtjet e dhëna nga zyra e Desir dhe se ato vijojnë të mos jenë në përputhje me detyrimet që Shqipëria ka ndaj OSBE-së.

Eksperti Dr. Joan Barata Mir sugjeroi që projektligjet së paku të përfshijnë të drejtën që media të ankohet para gjykatës ndaj vendimeve të Këshillit të Ankesave, ndërsa roli i AKEP për të kontrolluar përmbajtjen e faqeve të internetit të eliminohet në tërësi. [Link opinioni]

Krahas publikimit të opinionit, Desir publikoi një deklaratë, në të cilën falënderoi qeverinë shhqiptare për bashkëpunimin si shprehu kënaqësinë që drafti i ri ka reflektuar një pjesë të vërejtjeve të mëparshme, por duke sugjeruar që projektligjet sërish “kanë nevojë për përmirësime”.

“Bazuar në analizën ligjore, përfaqësuesi ka rekomanduar modifikime të tjera të shumta që duhet të inkorporohen në draftin ekzistues, në mënyrë që të qartësohen masat mbrojtëse për lirinë e shprehjes dhe të shmanget çdo rrezik për kufizime të papërshtatshme apo sanksione ndaj ofruesve të medias elektronike,” deklaroi Desir.

“Ka rëndësi të jashtëzakonshme të vendoset një klauzolë që garanton që të gjitha vendimet e AMA mund të apelohen para një gjykatësi kompetent menjëherë pas miratimit të tyre,” deklaroi Desir. Në projektligjin aktual, AMA vendos gjoba, të cilat duhet të paguhen menjëherë ose mblidhen me forcë nga përmbarimi pa pasur të drejtë që pala e prekur të ankohet në gjykatë.

“Një pikë e dytë e rëndësishme në këtë çështje janë gjobat në rastet e shkeljes së ligjit. Neni 133 vijon të referojë gjoba ekonomike shumë të larta dhe eksesive në raste shkeljesh. Gjoba të tilla mund të sjellin mbyllje të medias dhe mund të shihen si presion indirekt,” vijon më tej deklarata. [Link]

Qeveria shqiptare është përballur me një lumë kritikash në lidhje me projektligjet që Rama ka ndërmarrë me iniciativë të vet për atë që e quan “nevojë për të disiplinuar” median online.

Projektligjet, të cilat janë sorollatur tashmë që prej një viti në procese të ndryshme konsultimesh, gjenden aktualisht në parlament, ku nuk është e qartë se cili variant është aktualisht në procedurë miratimi.

Etiketa: AKEPAMAAnalizëEdi RamaGjobatGjykatëGjykatësHarlem DesirKlotilda BushkaKomisioni Parlamentar i LigjevekufizimeLiria e MediasMediaOSBEParaparlamentQeveriaQeveria shqiptareRamarreziksanksioneshqipShqipëriShqipëriashqiptarevariantVendimet
Tjetri
Dëmet nga tërmeti, mbyllet përkohësisht spitali i Laçit

Dëmet nga tërmeti, mbyllet përkohësisht spitali i Laçit

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.